Bëhuni gati për ndryshime të mëdha, sipas Paolo Fox këto shenja do të kenë një javë fantastike gjatë datave 17-23 prill

Dashi/ Dash i dashur, edhe kjo javë do t’ju gjejë protagonistë dhe do të jeni të përkëdhelurit e yllit më të shndritshëm, Diellit. Keni marrë shumë dhurata me rastin e ditëlindjes tuaj dhe për disa ditë do të mund të shijoni atmosferën festive dhe do të keni fat e do të merrni kënaqësi edhe nga gjërat e vogla të përditshme.




Demi/ Të dashur Dema, bëhuni gati të festoni rikthimin e Diellit në shenjën tuaj dhe bashkë me të edhe të fatit, energjisë, entuziazmit dhe dëshirës për të bërë përpara. Horoskopi për javën nga 17 deri më 23 prill parashikon se do të keni sukses afatgjatë në fushat që ju interesojnë. Shfrytëzojeni sa më shumë këtë periudhë, sidomos në punë, sepse aty do të shkëlqeni gjatë gjithë vitit. Ndaj ju kërkohet të përqendroheni dhe të angazhoheni në maksimum.

Binjakët/ Të dashur Binjakë, prania e Venusit në shenjën tuaj ishte me të vërtetë ajo që ju duhej. Horoskopi i javës në vijim më në fund ju sheh të buzëqeshur, të qetë, entuziastë dhe të hapur ndaj interesave të reja. Ju jeni mjeshtër në krijimin e lidhjeve të reja dhe nuk është e thënë që ato duhet të përfundojnë në romancë, por sigurisht që do ta pasurojnë këtë periudhë të jetës suaj, duke ju dhënë një lehtësi që do t’ju ndihmojë në shumë fusha të tjera.




Gaforrja/ Të dashura Gaforre, më në fund pranvera do të ndihet edhe për shenjën tuaj. Sezonit të Dashit po i vjen fundi dhe bashkë me të edhe nervozizmit të tepërt që ju ka shoqëruar shpesh këto kohë. Largojini retë kërcënuese, qielli juaj bëhet përsëri blu falë një Dielli të ngrohtë dhe miqësor që më në fund ju mbush me siguri dhe perspektiva të reja që ia vlen të vlerësohen seriozisht.

Luani/ Të dashur Luanë, përgjatë një muaji të tërë keni jetuar në maksimum. Tani keni të drejtë t’i ulni pak ritmet dhe t’i merrni gjërat me qetësi. Keni fituar shumë terren kohët e fundit, sidomos në punë, dhe sigurisht që askush nuk ju ka dhuruar asgjë. Yjet ju thonë se e meritoni të bëni një pushim, në mënyrë që të merrni veten për t’ia nisur me hov të ri drejt sukseseve të reja.

Virgjëresha/ Të dashura Virgjëresha, horoskopi për javën nga 17 deri më 23 prill më në fund ju sjell një lajm të shkëlqyer. Dielli te Demi do të thotë energji dhe entuziazëm, për të cilat keni vërtet nevojë tani. Keni punuar shumë dhe jeni munduar të jepni maksimumin tuaj për një projekt që nuk ju bindi plotësisht dhe kjo u reflektua në rezultate të pakënaqshme dhe zhgënjyese për ju. Tani situata ka ndryshuar dhe gjithçka që prekni kthehet në ar. Ndaj zgjidhni me kujdes kujt do t’i përkushtoheni, sepse sido që të jetë do të ketë sukses.




Peshorja/Të dashura Peshore, pranvera juaj është një zgjim i shqisave dhe ndjenjave dhe kjo është ajo që ju nevojitet patjetër tani. Takimet e reja nënkuptojnë jo vetëm rrahje zemre, por edhe stimuj të rinj dhe mundësi të reja për t’u njohur me njerëz dhe për të dhënë këndvështrime të ndryshme. Thellë brenda vetes do të gjeni forcën që ta shikoni botën me sy tjetër dhe t’i shfrytëzoni mundësitë që do t’ju ofrohen. Mos ua mbyllni derën të mirave.

Akrepi/ Të dashur Akrepa, sa shumë gjëra keni në mendje! Nuk dini çfarë të bëni më parë dhe kjo do të thotë vetëm një gjë: ka ardhur koha për t’u bërë më përzgjedhës dhe për të sistemuar punët tuaja. Entuziazmi i madh ka ndikuar që të merrni përsipër më shumë punë nga sa mundeni. Pra, ndaluni dhe jepuni përparësi gjërave që kanë me të vërtetë rëndësi dhe të tjerat shtyjini për më vonë.

Shigjetari/ Të dashur Shigjetarë, horoskopi i javës në vijim ju gjen të sigurt në vete dhe të mbushur me angazhime pa të cilat nuk e kuptoni më jetën. As që e çoni nëpër mend që të bëni një pushim tani. Meqë ndiheni energjikë, nuk keni arsye pse t’i ulni ritmet. Shfrytëzojeni në maksimum këtë moment, që më vonë të mund të pushoni të qetë.

Bricjapi/ Të dashur Bricjapë, lajme të mira për ju nga horoskopi për javën nga 17 deri më 23 prill. Në fakt, do të fillojë një sezon i bukur për ju me Diellin në shenjë, që ju jep forcë dhe kthjelltësi. Me pak fjalë, ju bën më brilantë dhe të pagabueshëm. Tani i keni të qarta objektivat mbi të cilat do t’i eksperimentoni këto “superfuqi” të reja.




Ujori/ Të dashur Ujorë, nëse ditët në punë bëhen më të gjata, stresuese, zhgënjyese dhe të ndërlikuara, përqendrohuni në faktin se jeta reale është larg punës dhe tani ju jep mundësi të shkëlqyera për ta shijuar atë në maksimum. Tregohuni të hapur ndaj risive dhe shfrytëzojini mundësitë që do t’ju ofrohen, edhe ato më të paimagjinueshmet.

Peshqit/ Peshq të dashur, ka vërtet shumë gjëra të reja që ju presin, edhe pse për momentin nuk janë ende të qarta. Për t’i bërë gjërat më konkrete, horoskopi i javës në vijim ju sugjeron të bëni atë që është më e mira për ju: të ëndërroni, të imagjinoni dhe të tregoheni të palëkundur në lidhje me atë që dëshironi për veten tuaj pas disa muajsh. Thurini ëndrrat tuaja me kujdes dhe yjet do t’ju ndihmojnë t’i realizoni ato.



Author: horoscope