Bëhuni gati për ndryshime të mëdha, zbuloni ç’kanë parashikuar yjet për datat 31 janar-6 shkurt

DASHI:




Me raste mund të jeni treguar armiqësorë me të tjerët, ndoshta duke thënë diçka që atyre nuk u pëlqen. Por më në fund keni arritur të përballeni me të dashurin e zemrës dhe keni gjetur gjuhën e përbashkët me të. Ky vit do të jetë i mbushur me surpriza, lajme të rëndësishme. Do të keni risi në fushën e studimeve apo në lidhje me projekte të ndryshme deri në pranverë.




DEMI: Hëna do të jetë e favorshme këto ditë, por edhe yjet e tjerë po ashtu. Ndonjëherë duhet një tronditje, një emocion i fortë që të rikthen sërish në lojë dhe të bën të ndërgjegjësohesh për gjërat që ke, sidomos kur bëhet fjalë për sferën sentimentale. Falë pranisë së Venusit në shkurt, ata që kanë mbyllur një histori në 2021-in do të mund ta marrin veten. Në çdo rast, ne duhet të shikojmë përreth duke pasur parasysh se yjet ju favorizojnë.




BINJAKËT: Më në fund Venusi nuk është më në prapavijë. Secili duhet të bëjë zgjedhjet e veta, të mbajë pranë njerëzit që do, me pak fjalë të përshtaten sipas nevojave të tyre. Tani do të keni rastin që të përjetoni ndjenja pozitive. Marsi është muaji i dashurisë ose i rimëkëmbjes, por gjatë shkurtit do t’ju hapet rruga për një jetë më të lumtur. Yjet ju këshillojnë që të tregoheni më të hapur me personin e zemrës.




GAFORRJA: Me sa duket këtë javë do të keni dyshime në sferën e dashurisë. Gjërat nuk do t’ju shkojnë vaj. Kjo është veçanërisht e vërtetë për çiftet që e duan njëri-tjetrin. Bëni kujdes me mënyrën si shpreheni, mos u merrni me thashetheme dhe mos kini zili askënd, sepse ndonjëherë këto gjëra krijojnë më shumë probleme se vetë mungesa e dashurisë apo një kontakt i ndërprerë.




LUANI: Yjet ju këshillojnë që këtë javë t’i kushtoni më shumë vëmendje marrëdhënieve personale. Shumë prej jush janë ndier të tensionuar dhe të lodhur. Marsi dhe Venusi janë në pozicion të favorshëm për shenjën tuaj, prandaj jini të hapur ndaj dashurisë. Kushtojini vëmendje çështjeve ekonomike dhe të punës, disa projekte duhen diskutuar. Tani është koha t’i ktheheni një çështjeje të vjetër.

VIRGJËRESHA: Venusi dhe Hëna janë kthyer në pozicion të favorshëm për shenjën tuaj. Do të mund të distancoheni nga gjërat që ju shqetësojnë dhe të provoni zgjidhje të reja për problemet tuaja. Në shkurt do të kërkoni njëfarë sigurie në dashuri, pas hutimeve të shumta të muajit të kaluar. Venusi favorizon mundësitë për takime për ata që kanë mbetur për një kohë të gjatë vetëm, zgjedhja ju takon ju. Kushdo që dëshiron të jetojë një dashuri pa u përfshirë shumë, që të mos vuajë, kërkon pa dashje lidhje të vështira.




PESHORJA: Shkurti është një muaj që lë vend për disa pavendosmëri në punë dhe në familje. Duhet sqaruar një situatë e caktuar, që ka lidhje me një konflikt pune, por për të cilën nuk është faji juaj. Ndoshta keni të bëni me një person disi të çmendur ose me një grup me të cilin nuk është e lehtë të jetosh. Kujdes nga lidhjet që përfundojnë në bashkëjetesë dhe jo në martesë, horizonte të reja mund të hapen gjatë muajit në vijim.

AKREPI: Zgjedhjet e dashurisë që do të bëni këtë muaj do të jenë të rëndësishme dhe kushedi nëse dikush më në fund do të përjetojë një emocion të madh. Këto ditë është e vështirë të mos përfshihesh shpirtërisht në lidhje me dikë. Priten përmirësime javën e ardhshme. Venusi do të fillojnë një transit interesant në shenjën tuaj, duke lënë kështu vend për njohje të reja dhe takime, sidomos nëse keni qëndruar vetëm për një kohë të gjatë.




SHIGJETARI: Është për t’u admiruar aftësia juaj e madhe për t’u hedhur në veprim. Juve ju pëlqejnë shumë udhëtimet. Do të ishte gjynah të mbylleshit në shtëpi, ndër të tjera, nuk është në natyrën tuaj. Por nëse ndodh që nuk dëshironi të largoheni nga zona e rehatisë, kjo është për shkak të diçkaje që ju ngadalëson ose një e kaluar që ju bllokon. Zemra përpiqet të përjetojë emocione dhe risi të bukura.

BRICJAPI: Për ju është shumë e rëndësishme që të bëni ndryshime në jetën tuaj. Sa herë që hidhni një hap të ri, e llogaritni shumë mirë. Ndonjëherë ndjeni nevojën që të ndryshoni punën ose mënyrën e jetesës. Ka nga ata që zgjedhin të ndryshojnë partner, muajt e fundit dikush mund ta ketë bërë këtë. Midis shkurtit dhe majit, një ëndërr mund të bëhet realitet.




UJORI: Ndjeni dëshirën për të udhëtuar dhe për të bërë ndryshime në jetën tuaj, në varësi edhe të moshës suaj. Nuk përjashtohet që dikush të mbyllë një bashkëpunim dhe të nisë nga e para një projekt të vjetër. Në këtë rast duhet të ndryshoni strategjinë, nëse doni që të keni sukses. Bëni kujdes me mënyrën si reagoni në lidhje me një çështje të kaluar, sepse mund të krijoni probleme në lidhjen e tanishme. Për ata që absolutisht nuk duan të vazhdojnë një lidhje, nuk do të jetë e vështirë të thoni “mjaft”.

PESHQIT: Venusi është armiqësor, dhe, edhe pse gjithçka nuk zgjidhet me një goditje të shkopit magjik, ne mund të përpiqemi të gjejmë gjuhën e përbashkët me të tjerët. Në shkurt situata juaj sentimentale do të përmirësohet. Bëni kujdes në punë dhe mundohuni të sheshoni mosmarrëveshjet. Falni disa gënjeshtra, ndërkohë që nuk keni asgjë për të fshehur dhe për këtë arsye nuk keni nevojë të kërkoni falje.



Author: horoscope