
Ermiona Lekbello është përjashtuar nga loja. Një zarf i zi mbërriti sot në shtëpinë e Big Brother ku shkruhej se këngëtarja ka ushtruar “në mënyrë të përsëritur” dhunë verbale, ndaj është përjashtuar menjëherë.




Gjatë natës Ermiona pati debate të forta me Oltën, Armaldon teksa iu drejtua dhe Kiarës. Ajo u shpreh e revoltuar për situatën në shtëpi.
“Jeni bërë si gore, s’ju rri goja”, i tha Ermiona banorëve që po flisnin gjatë natës. “47 vjeç burrë bën si palaço”, i tha ajo Armaldos teksa debati vazhdoi me tone të larta.







