Cfarë ore ke lindur? Të të them sa e bukur je!

Është e vërtetë thonë astrologët, që pamja e jashtme influencohet shumë nga Ashendenti dhe planetet pranë tij dhe shumë më pak nga pozicioni i Hënës apo i Diellit.

Ashendenti është planeti (shenja), që ngrihet në minutën kur ju vini në jetë dhe na influencon pamjen dhe si prezantohemi në këtë botë.

AFËRDITA, ASHENDENTJA E NJERËZVE TË BUKUR
Planeti që ndikon më shumë në pamjen e jashtme është Afërdita – Perëndesha e bukurisë, e hijeshisë dhe dashurisë. Afërdita është planeti udhëheqës i shenjës së Peshores. Gjëja e parë që astrologët analizojnë në një tabelë astrologjike është pozicioni i Afëritës. Sa më ndikim të ketë ai, aq më tërheqës është njeriu. Tek njerëzit shumë të pashëm, Afërdita është vetë Ashendenti, ose është shumë pranë  Diellit (shenjës kryesore). Ndryshe thuhet se Afërdita është në shtëpinë e parë. Angelina Jolie ka ashendent Gaforren, por Afërditën e ka planetin më të afërt të Gaforres, rrjedhimisht ai përcakton pamjen e saj të jashtme.

Njerëzit me ashendent Afërditën ose me planetin pranë Shenjës, kanë karizma, buzë dhe hundë të bukur dhe një fytyrë mjaft të hijshme.

Të famshëm me këto karakteristika janë Angelina Jolie, Ben Affleck, Cameron Diaz, Jude Law, Claudia Cardinale, Halle Berry, Leonardo Di Caprio, Grace Kelly, Jennifer Lopez, Kate Winslet, Britney Spears etj.

Nga artistët shqiptarë me ashendent tek Peshorja janë Ardit Gjebrea, Armina Mevlani dhe Ingrid Gjoni.

SHIGJETARI – TRUPAT ATLETIKË DHE SYTË E SHNDRITSHËM
Një tjetër ashendent që dhuron bukuri është Shigjetari.  Personat me ashendent Shigjetar dallohen nga qëndrimi i drejtë, një fytyrë miqësore dhe sy të bukur, të shndritshëm e me ngjyrë të hapur. Ata kanë një trup atletik. Artistë të famshëm me ashendent tek Shigjetari janë: Brad Pitt, Elvis Presley, Catherine Zeta Jones, Brigitte Bardot, Pierce Brosnan Scarlett Johansson, James Dean, Winona Ryder, Princess Diana, Paris Hilton.

Albana Osmani është një ndër bukuroshet shqiptare që ka ashendent në këtë shenjë.

VIRGJËRESHA DHE BINJAKËT – ASHENDENTET QË S’TË PLAKIN KURRË
Ashendenti tek Binjakët dhe Virgjëresha i jep një personi një pamje më rinore dhe të dyja shenjat janë të udhëhequra nga Merkuri – Peter Pani i planeteve. Ata duken më të vegjël në moshë, sesa janë  në të vërtetë dhe kanë tipare të vogla. Fytyra mund t’u duket si e një kukulle dhe tiparet i kanë të përqëndruara. Është e zakonshme që ata me ashendent tek Virgjëresha/ Binjakët të kenë hundë të lezetshme, të vogël.

Artistë të famshëm me ashendent Binjak/Virgjëreshë:  Michelle Pfeiffer, Ricky Martin, Drew Barrymore, Matthew McConaughey, Pamela Anderson, Tom Cruise, Keanu Reeves, Sharon Stone, Renee Zellweger, Audrey Tatou.
Artiste shqiptare me ashendent Virgjëresha : Amarda Toska, Xhemi Shehu, Luana Vjollca dhe Olta Gixhari.

Natyrisht që të gjitha shenjat kanë bukurinë e tyre, por ky artikull nxjerr në pah ato shenja që prodhojnë një hijeshi globale.

Njerëzit me ashendent Ujorin kanë pamje goditëse, por në një mënyrë më intelektuale, ose një bukuri të pazakonë.

Bricjapi u jep një pamje të ftohtë, të largët por edhe me shumë klas si Sophia Loren, Monica Bellucci, Naomi Campbell.

Njerëzit me ashendent Peshqit kanë fytyrë  të butë, ëndërrimtare si George Clooney apo Antonio Banderas.

Edhe njerëzit me ashendent Demin – shenja tjetër që udhëhiqet nga Aferdita – janë tërheqës, por kanë pamje më tokësore, më sensuale dhe në trup janë më të mbushur.

Author: horoscope