Ç’thonë yjet për këtë javë? Horoskopi javor gjatë datave 4-8 prill nga Meri Gjini

TË PËRGJITHSHME:

Sot Mërkuri kalon në shenjën e Demit, ndaj dhe Meri sugjeron që mbylljet e marrëveshjeve t’i lini të mërkurën dhe të shtunën. Të enjten, me hënën e plotë në peshore, pritet të dëgjojmë lajme ndërkombëtare në lidhje me ekonominë, politikën, komunikimin dhe motin. Kjo hënë do të sjellë qartësimin e çështjeve të rëndësishme dhe krijimin e kohës dedikuar njerëzve të dashur. Lajmet që do të dëgjoni pas ditës së enjte mund të mos jenë shumë të këndshme, por secili prej nesh do të bëjë më të mirën në mënyrë që të qëndrojë pozitiv. Ditën e enjte dhe të premte, përqëndrohuni më shumë tek dashuria.




DASHI:

Tranzicioni i Mërkurit në shenjën e Demit do t’u japë të lindurve në shenjën e Dashit forcë që të zgjidhin çështjet e tyre personale. Me apo pa dashur do të duket sikur do ta vendosin veten në qender të vëmendjes ndaj duhet të ndryshojnë qasjen që kanë. Sot dhe ditën e premte kanë detyrime të mëdha, zgjidhja e së cilave nuk do të vijë nga impenjimi i tyre por nga faktori “fat”. Këtë hënë të plotë, mos u përqendroni shumë tek vetja por tek familja, sidomos tek pjestarët më të vegjël në moshë.

DEMI:

Pavarësisht tensionit, frikës dhe ankthit, tranziconet planetare do t’ju ndihmojnë të krijoni një territor të përshtatshëm, pasi Maji ju pret me plane të mëdha. Sot mos diskutoni asnjë ide të rëndësishme me kolegët pasi mund të ndiheni të keqkuptuar. Kjo do t’ju bëjë të ndiheni nervozë dhe mund t’ju prishet humori. Marsi në Gaforre do të krijojë një perspektivë të mirë sa i përket çështjeve që i përkasin ekonomisë, bankave dhe detyrimeve në shtet.




BINJAKËT:

Prioriteti i hënës së plotë për Binjakët është zhdukja e pasiguve si dhe përmirësimi i shëndetit fizik, sidomos për të lindurit e 10 ditëshit të parë të kësaj shenje. E rëndësishme gjatë kësaj periudhe është edhe dashuria në çift dhe për fëmijët. Ditën e mërkurë, Mërkuri do të bëjë një hyrje trekëndore me Saturnin tek Peshqit dhe kështu, nuk ka asnjë ditë më produktive se kjo për të marrë vendime të sakta në lidhje me pasardhësit tuaj. Do të shihni gjithashtu përmirësim në kreativitet, fantazi dhe humor.

GAFORRJA:

Prioritet ka puna dhe qartësimi i marrëdhënieve me bashkëpunëtorët. Nga dreka e ditës së sotme e në vazhdim, kini kujdes nga zënkat pasi mund të nervozoheni. Hëna e plotë për ju do të sjellë stabilitet emocional dhe ruajtjen e ekuilibrave.

LUANI:

Këto ditë janë të rëndësishme sa i përket çështjeve familjare dhe fëmijëve. Të lindurit e gushtit kanë pasiguri të mbartura nga dy vitet që lamë pas, të cilat më në fund do të mbyllen përfundimisht. Nga mesi i muajit ata do të përjetojnë ndryshime të mëdha në lidhje me çështjet e punës. Nga dita e nesërme do të merrni propozime të mira që do t’ju ndihmojnë me zgjerimin e ekonomisë. Dedikojini kohë vetes. Të martuarit do të kenë një tendencë për t’u keqkuptuar ose mund të mos ndihen mire për çfarë dëgjojnë rreth raportit të tyre në çift.

VIRGJËRESHA:

Hëna e plotë do të sjellë në plan të parë pasiguri që i përkasin çështjeve ekonomike. Duhet ta merrni në dorë situatën nga e mërkura deri në 20 prill, ndryshe do të jetë shumë vonë. Mund të ndiheni më të lodhur se zakonisht dhe do të përjetoni rënie të humrit.

PESHORJA:

Hëna e plotë që do t’ju kalojë ditën e enjte në shenjën tuaj do t’ju ndihmojë me mbajtjen e balancave. Gjatë këtyre ditëve do të qartësoheni rreth strategjisë që duhet të implementoni për të arritur qëllimet tuaja. Për individët me një pozicion të lartë social dhe politik, kini kujdes të mos ndani informacione që nuk jeni gati. Biseda të rëndësishme me eprorin bëjini të mërkurën.

AKREPI:

Nëse nuk gjeni mundësinë për t’u shkëputur nga përditshmëria dhe të kujdeseni për veten, do të nervozoheni dhe nuk do të tregoheni tolerantë me njerëzit që ju rrethojnë. Mund t’ju vijnë lajme nga e shkuara por nuk do t’ju trazojnë.

SHJIGJETARI:

Mërkuri do t’ju qartësojë në lidhje me çështje familjare të një rëndësie të lartë. Hëna e plotë mnd të sjellë diskutime në çift ose me prindërit. Personat artistikë mund të ndjejnë një frymë inspirimi.

BRICJAPI:

Merrni kohë për veten pasi detyrimet e shumta do t’ju bëjnë të ndiheni të lodhur dhe do të shkaktojnë zënka në shtëpi. Delegojini punët ose nisni t’i merrni ato më shtruar. Të lindurit nga data 26 dhjetor deri në 10 janar, do të ndihen më të lehtësuar. Të lindurit e 10 ditëshit të dytë do vazhdojnë të kenë stresin e çështjeve ekonomike ndërsa 10 ditëshi i fundit ka ende për të zgjidhur problematika që kanë nisur para datës 23 mars.

UJORI:

Këto ditë do të përqendroheni tek fëmijët dhe prindërit. Mërkuri në trekëndësh me Saturnin në Peshk do t’ju sjellë diçka që e prisni prej kohësh. Të lindurit e 10 ditëshit të pare të kësaj shenje do të firmosin një dokument të rëndësishëm. Lexojini mirë kontratat. Hëna e plotë do të ndikojë pozitivisht në njohje të reja që mund të keni bërë që nga fundi i vitit të kaluar.

PESHQIT:

Çështjet e pronësisë që nuk janë zgjidhur vitet e kaluara, do të mbyllen lehtësisht. Të lindurit e dative 20 21, 22 dhe 23 shkurt do të marrin vendime të rëndëssishme gjatë të mërkurës. Hëna e plotë do t’u sjellë pasiguri në lidhje me tipare të personalitetit që Peshqit i shohin si pikë të dpbët. Nuk është momenti i duhur për të bërë analiza personale.

Author: horoscope