Debati i ashpër mes Kiarës dhe Efit, njëra humb ndjekësit, tjetrës i rriten

Debati i ashpër mes Efit dhe Kiarës ka nxitur fansat të tregojnë revoltën e tyre përmes komenteve, por edhe butonit ‘follow’ dhe ‘unfollow’.

Mjafton të hapni profilin e Efit dhe në komente shihet qartë se shumica e mbështesin për lojën e saj. Madje banores ka nisur t’i rriten ndjekësit. Kujtojmë që dy ditë më parë Efi u kritikua shumë pas rifutjes në Big Brother, por debati në prime ka ndryshuar opinionin e fansave.

Nga ana tjetër Kiara ka marrë kritika dhe akuza se po ndan Luizin nga mikesha e tij, Efi. Madje disa komentues shprehin revoltën duke thënë se po e heqin nga lista e ndjekësve.

Mbetet të shihet si do shkojë marrëdhënia mes dy vajzave në ditët në vazhdim.

Author: horoscope