
Drejtoria e Policisë në Durrës, bëri me dije se ka arrestuar në flagrancë një 21-vjeçar, për veprën penale “Dhuna në familje”. I riu akuzohet se dhunonte fizikisht dhe psikologjikisht babain e tij.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasin S. K., 21 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij, në banesë.