Ky mars do te nise me ngjarje të rëndësishme astrologjike, ku më e madhja pritet të ndodhë më 6 mars. Urani, planeti i ndryshimeve do të zhvendoset në shenjën e Demit, ku do të qëndrojë për 7 vite me radhë.
Ndodh që kjo ngjarje të rastisë me Hënën e Re tek Peshqit dhe siç ju njoftuam më parë, edhe Mërkuri do të jetë në prapavijë 1 ditë më parë. Duket, se 6 marsi është një ditë e mbushur me tension për gjithë universin.
Diçka e madhe pritet të ndodhë e shoqëruar nga ndryshimi drastike.
Si do të ndikojë tek shenja juaj?
Dashi
Do të doni të ndryshoni stilin e jetesës, sjelljen tuaj kundrejt parave apo mënyrën se si i shpenzoni ato. Do të zbuloni talente që s’e dinit që i kishit.
Demi
Jeni gati për të bërë ndryshimin e madh të jetës. Ndoshta do të ndryshoni statusin, vendin e punës apo diçka tjetër që do t’ju bëjë të nisni një rutinë të re.
Binjakët
Do të përjetoni një ndryshim të madh që lidhet ngusht me intuitën tuaj. Do ta gjeni veten duke thënë: “Po ky mendim, nga më erdhi?!”
Gaforrja
Shoqëria do të ndryshojë për ty. Ndoshta do të gjeni kurajon të hiqni dorë nga njerëzit toksikë në jetën tuaj dhe kështu i lini hapësirë njerëzve interesantë në jetën tuaj.
Luani
Jeni gati për të marrë përgjegjësinë e punës suaj të re, ose do t’i përkushtoheni me gjithë energjinë që keni pasionit tuaj të madh.
Virgjëresha
Këtë periudhë do t’ja dedikoni edukimit. Çfarë mund të mësoni për t’u rritur financiarisht?
Peshorja
Do të çliroheni nga diçka që ju është dukur se ju mban peng. Ndoshta shlyeni një kredi, bëni një nder që duhet ta bënit apo diçka e tillë.
Akrepi
Ky ndryshim do të sjellë gjëra të reja në jetën tënde romantike. Do të takosh dikë të veçantë që do të të inkurajojë ta shohësh botën ndryshe.
Shigjetari
Ju duhet pak më shumë kohë e lirë nga puna. Çfarë do të bëni kur të punoni më pak dhe të jetoni më shumë?
Bricjapi
Është koha për të bërë qejf. Do të punoni fort për të siguruar që argëtimin ta merrni ashtu siç doni ju.
Ujori
Ju pelqen vendi ku po jetoni? Këto dilema do t’ju pushtojnë trurin dhe gjëra spontane do të ndodhin në jetën tuaj.
Peshqit
Këtë kohë do t’ja kushtoni komunikimit dhe mënyrës se si i shprehni idetë tuaja. Po mendoni për ndryshimet që lidhen me të ardhmen tuaj.