Dita e parafundit e vitit do jetë me shumë fat për 2 shenja, i zbulon astrologia Helena Biehl

PESHORJA

Edhe pse presioni në çdo fushë do jetë i madh gjatë kësaj dite ju do mund t’i bëni ballë dhe do arrini objektivat tuaja. Ju të dashuruarit nuk do keni për çfarë të qaheni sepse çdo gjë do ju ecë për mrekulli në marrëdhënien që keni krijuar. Ju beqarët do ndiheni më të kënaqur se kurrë më parë dhe do i pranoni ftesat e disa personave. Shumë shpejt gjërat kanë për të ndryshuar për ju. Në punë do jeni shumë energjikë, por nuk do arrini shumë lart. Do iu dalin pengesa dhe promovimi do të vihet në pikëpyetje. Sipas Dritare.net, gjendja e financave do mbetet goxha delikate. Mundohuni që njëherë për njëherë të mos shpenzoni shuma të mëdha.

AKREPI

Gjatë kësaj dite do jeni dinamikë dhe kurajozë. Nuk do i lini asgjë rastësisë dhe kjo do shmangë të gjitha problemet. Për ju të dashuruarit do ketë ndryshime rrënjësore. Do jeni më të hapur e më tolerante me partnerin dhe të gatshëm të bëni çdo gjë që marrëdhënia mes jush të mbetet e qëndrueshme. Në mbrëmje do ketë edhe surpriza. Ju beqarët do realizoni takime pafund, por pa asnjë të ardhme. Në punë duhet të tregoheni më të disponueshem kur t’iu kërkojnë shefat dhe mos bëni asgjë sipas mendjes suaj. Në planin financiar do kryeni shpenzime të pamenduara, të cilat do e turbullojnë situatën.

Author: horoscope