Do te keni ngritje ne karriere dhe rroge me te mire./ Zbuloni çfarë ka rezervuar Horoskopi për ditën e hënë, 3 tetor 2022

Dashi

Do të frymëzoheni për të ndarë disa sekrete. Besimi tek një mik besnik do të jetë terapeutik. Pasi ta keni nxjerrë këtë histori nga vetja, do të keni mundësi të përparoni në një marrëdhënie intime. Të qenit më të hapur do t’ju afrojë më shumë së bashku. Karriera juaj po ecën mirë. Pas një procesi të zgjatur intervistimi, do t’ju jepet një detyrë e mirë.

Demi

Marrja e një angazhimi serioz ju zemëron. Me një partner biznesi ose partner romantik në krah mund të lëvizni malet. Ai mund të merret me proceset e reja, ju mund rutinën e përditshme. Bëni një ekip të shkëlqyer bashkë, duke ekuilibruar mirë njëri-tjetrin. Fitimi i një diplome të avancuar ose licence do të përmirësojë perspektivën tuaj profesionale. Reklamojeni veten. Një kompani e njohur është duke kërkuar për dikë me aftësi të specializuara. Theksojini aftësitë në CV-në tuaj.

Binjakët

Është koha për të marrë kontrollin e jetës tuaj profesionale. Jeni pa punë? Do të gjeni një mundësi. Jini të gatshëm të aplikoni për këtë pozicion. Është perfekt për ju. Një sipërmarrje biznesi do të sjellë një rrjedhë të qëndrueshme të ardhurash shtesë. Pasi të keni paguar faturat, vendosni gjithçka që mbetet në kursime. Duhet të përqendroheni tek kursimi dhe të mos blini gjëra të kota. Do kenë mundësi më vonë për të jetuar në luks.

Gaforrja

Bëhuni më romantik me partnerin. Tregojini saktësisht atë që dëshironi. Do t`i mirëpresë ato që i thoni dhe do dashuroheni përsëri. Një ish partner partner romantik do të përpiqet të kthehet në jetën tuaj. Në vend që t’i jepni një shans të dytë, duhet të fokusoheni tek vetja dhe marrëdhënia aktuale që ju bën të lumtur.




Luani

Pas një lufte të vazhdueshme pushteti në punë, përfundimisht do të merren disa vendime të rëndësishme. Do t’ju jepen përgjegjësi të reja. Njerëzit do të mbështeten tek ju për të krijuar një mjedis të sigurt dhe të rehatshëm. Flisni hapur me një të afërm. Shfaqja e ndjenjave tuaja të vërteta në lidhje me sjelljen e tyre do i bëjë mirë marrëdhënies tuaj. Do të keni mundësinë të formoni një aleancë të rehatshme. Do të ndjeni mbështetjen dhe jo sfidën ndaj njëri-tjetrit.

Virgjëresha

Është koha që ju dhe i dashuri të ndaloni së fajësuari njëri-tjetrin. Sa më shpejt që të pranoni nuk mund ta kontrolloni njëri-tjetrin, aq më të lumtur do të jeni. Kur partneri juaj nuk i plotëson nevojat tuaja, bëni diçka për t`i kënaqur vetë dëshirat tuaja. Në aspektin profesional, zgjeroni aftësitë tuaja. Edhe pse jeni një nxënës që mëson shpejt, do ta keni të vështirë të mësoni mbi një temë të caktuar. Do të ishte ide e mirë të punoni me një mësues në kohën e lirë.

Peshorja

Pasi të keni debatuar mbi disa vendime të rëndësishme, jeni gati të ecni përpara. Jeni të qartë për atë që dëshironi. Hyrja në territor të panjohur është e frikshme, por ngacmuese. Zhvendosja në një shtëpi tjetër, përballja me një të afërm të bezdisshëm ose ndryshimi i pozicionit tuaj në familje do të jetë çliruese. Në aspektin financiar jeni më mirë se më parë. Në vend që të qëndroni të kënaqur në të njëjtin vend pune, do të filloni të kërkoni një burim tjetër të ardhurash. Do gjeni diçka shumë më të mirë. Puna që përfshin riciklimin ose rinovimin e materialeve të vjetra do të jetë shumë fitimprurëse.

Akrepi

Kur flisni, njerëzit ju dëgjojnë me vëmendje. S`jepni thjesht një mendim. Teoritë tuaja mbështeten nga fakt dhe shifra të besueshme. Ky është një kohë e shkëlqyer për të kërkuar mbështetje financiare. Do të merrni më shumë para nga sa keni ëndërruar se do ishte e mundur. Flisni hapur me një mik që ka disa probleme dhe bëjeni të reflektojë.

Shigjetari

Jepni këshilla aty ku ju kërkohen. Mos i lejoni rivalët të keni informacion mbi lëvizjen tuaj të radhës. Është shumë më mirë të bëni plane në fshehtësi, veçanërisht nëse ato përfshijnë punë, dashuri ose të dyja bashkë. Nëse ju ofrohet një punë që ju paguan me përqindje në bazë të performancës, pranojeni. Në fillim, të ardhurat tuaja do të jenë të vogla. Po shpejt do t`ua kaloni të gjithëve.




Bricjapi

Një projekt në grup ju mbush me frikë. Nuk ka asnjë arsye për t`u frikësuar. Do të kënaqeni duke punuar me njerëz që kanë një sens humori, ashtu si ju. Ju duket sikur keni humbur drejtimin? Busulla juaj e brendshme do të riaktivizohet. Papritur, do të dini saktësisht se çfarë doni të bëni dhe ku duhet të shkoni. Kjo është arsye për të festuar. Shkoni në restorantin tuaj të preferuar me mikun më të mirë.

Ujori

Idetë e mrekullueshme po rrjedhin si një lum i fuqishëm. Punëdhënësi vlerëson qasjen tuaj inovative. Në vend që të qëndroni në të njëjtën rutinë, do të gjeni rrugën për të bërë ndryshime. Kolegët do të vlerësojnë faktin që ua keni bërë punët më të lehta. Nëse ndiheni të detyruar të zvogëloni disa synime personale, bëjeni. Duke pasur më shumë kohë për të pushuar, do përmirësoni shëndetin.

Peshqit

Ju jeni në gjendje të integroni këndvështrime të ndryshme brenda të njëjtës qasje. Njerëzit vlerësojnë mënyrën se si i dëgjoni me kujdes. Nuk është çudi që jeni kaq i njohur në një rreth. Mos u habitni kur t?ju kërkohet të udhëhiqni grupin. Do nisni paralelisht një projekt kreativ që do t`ju mbushë me lumturi. Nuk jeni më të lumtur sesa në kohën kur shpalosni imagjinatën.

Author: horoscope