Duke filluar nga dita e sotme, kemi hyrë zyrtarisht në sezonin e Bricjapit, shenjës më të përgjegjshme dhe të zellshme të horoskopit, një reputacion që e ka ndërtuar prej një jete të tërë.
Duke qenë një shenjë toke, të lindurit njanë praktikë, me këmbë në tokë dhe shumë të duruar. Ata janë liderët dhe njerëzit e parë që vendosin planet në lëvizje. Saturni është planeti i tyre drejtues dhe si një planet sfidues dhe Bricjapi merr karakteristika të ngjashme. Mund t’i kenë standardet e lara, por nëse i arrini këto të fundit shpërblimet janë të mëdha,
Bricjapët nuk janë vetëm ndër shenjat më ambicioze të zodiakut, por gjithashtu vlerësojnë integritetin. Bricjapët janë konkurrues dhe duan të fitojnë, por gjithashtu dëshirojnë të respktohen. Ndaj ata luajnë gjithmonë lojë të pastër dhe nuk veprojnë pas shpine.
Si prind: Prindërit që u përkasin shenjës së Bricjapit mund të jenë të vrazhdë dhe shumë kërkues! Por ndërsa ata kanë tendencë të kërkojnë shumë, ata nuk i kursejnë vlerësimet kur fëmija i meriton këto të fundit. Ndonëse ata nuk janë kurrë me idenë se ‘prindi është shoku më i mirë i fëmijës’ krijojnë marrëdhënie të qëndrueshme dhe afatgjata.
Si partner: Bricjapët pëlqejnë të festojnë çdo arritje të partnerit të tyre, dhe ata kanë tendencë të jenë shokë të vërtetë në dashuri dhe jetë. Në mënyrë private, ata mund të jenë tepër të ëmbël dhe shpesh duke marrë një rol kujdestar. Ata e duan traditën dhe ritualet, kështu që mos prisni që një partner Bricjap të jetë për aventura të çmendura ! Me kalimin e kohës mund të bëhen të parashikueshëm pasi nuk përpiqen të bëjnë gjëra të reja.