Eklipsi në Dash po afron, si do të ndikojë ai në shenjën tuaj

Po afron sezoni i parë i eklipseve për vitin 2023. Ky eklips diellor do të ndodhë në datë 20 prill në shenjën e Dashit, ndaj dhe ndikimi i Marsit luftarak do të jetë i rëndësishëm. Plagët e së kaluarës do të jenë kryefjalë kështu që kini kujdes dhe shihni se në çfarë planeti Dashi qëndron në hartën tuaj astrologjike.




Ja si do të ndikojë ky fenomen astronomik dhe astrologjik në shenjën tuaj:

DASHI: Mbani mend kush jeni! Me Marsin, sundimtarin e këtij eklipsi është normale të vini re probleme në shprehjen e emocioneve tuaja, sidomos sa i përket pjestarëve familjarë. Duhet të kuptoni se jeni më të fuqishëm nga se mendoni ndaj dhe mos u kompleksoni. Mendimi juaj ka vlerë, kështu që mos kini frikë t’i ndani opinionet me personat e dashur. Sa i përket karrierës, jeni në rrugën e duhur dhe kini besim tek vetja, pasi jeni destinuar për të qenë udhëheqës. Përgjithësisht do të keni fat të mbarë.




DEMI: Kryefjala e këtij eklipsi është shërimi shpirtëror dhe ripërtëritja. Kini kujdes të mos tensionoheni me bashkëmoshatarët dhe vëllezërit e motrat tuaja. Do të mendoni se ata po ju bëjnë ndonjë padrejtësi ndaj dhe do të ndiheni sikur po ju cënohet dinjiteti. Mos reagoni në mënyrë impulsive pasi mund ta përkeqësoni situatën. Askush nuk po përpiqet t’ju ulë autoritetit kështu që punoni në këtë aspekt.

BINJAKËT: Për ju po nis një kapitull krejt të ri dhe roli në familje dhe komunitet do të rritet. Kjo rrjedhimisht do të sjellë ndryshime pozitive në vetëbesimin tuaj. Nga ana tjetër, vazhdoni të keni problem parësor besimin tek njerëzit e tjerë dhe nuk ndiheni ende gati të hapni plotësisht zemrën tuaj.




GAFORRJA: Filloni të merrni përgjegjësinë! Ky eklips ju thërret të merrni përsipër role më të rëndësishëm në karrierë dhe të punoni me brandin personal. Për momentin jeni duke kapërcyer një situatë karmike dhe lëndim në lidhje me një figurë prindërore ose trashëgimi familjare. Mos e humbisni durimin dhe tregohuni të ftohtë në gjykim.

LUANI: Prej disa kohësh keni nisur të keni frikë nga e panjohura dhe ka ardhur momenti të përballeni me frikën dhe pasiguritë. Mund të kujtoni një plagë nga e kaluara e cila do t’ju bëjë shumë emocionalë, kështu që nisni të menaxhoni këto ndjesi.

VIRGJËRESHA: Ky eklips do të vijë pranë jush me ndryshime të cilat do të trondisin rutinat dhe do t’ju bëjnë të rishikoni prioritetet. Keni një plagë nga puna e shkuar e cila më në fund është drejt procesit të shërimit.




PESHORJA: Do të keni probleme me figurat autoritare në punë dhe do të keni probleme me fëmijët tuaj. Ndajini ndjesitë me ta në mënyrë që të mos keni konflikte afatgjata. Gjatë kësaj periudhe është gjithashtu e rëndësishme t’u vendosni kufij njerëzve të cilët kthehen nga e shkuara. Ata nuk janë të shëndetshëm për ju.

AKREPI: Eklipsi diellor total i prillit po sjell një ndryshim në rutinën tuaj të përditshme, dhe mund të shërbejë si një detoks shumë i nevojshëm për ju dhe shpirtin tuaj. Mund të mos dini “hapat e duhur” drejt së ardhmes, por mos kini frikë pasi yjet kanë një plan për ju. Merrni pak kohë për t’i kushtuar vëmendje mirëqenies suaj mendore dhe fizike.

SHIGJETARI: Ky eklips do të nxjerrë në hap fëmijën tuaj të brendshëm. Çakra e zemrës do të aktivizohet dhe kjo do të sjellë kreativitet dhe produktivitet në karrierën tuaj. Nga ana tjetër, do të ndiheni të pambrojtur pasi do t’ju rikujtohen plagë që vijnë nga fëmijëria. Mos harroni se ato situata tashmë kanë kaluar ndaj dhe jepini vetes pak dashuri.




BRICJAPI: Ky eklips do të jetë shumë personal për ju. Të rëndësishme do të jenë plagët sentimentale të cilat kanë ndikuar në mënyrën sesi e shihni veten dhe marrëdhëniet. Do t’ju duhet të merrni vendime të rëndësishme dhe të bëni kompromise edhe në familje. Merrni kohën që ju nevojitet dhe mos ndërmerrni asnjë hap pa ardhur maji.

UJORI: Për ju ka nisur një rrugëtim i ri. Bëjini detyrat tuaja me seriozitet dhe përpikmëri. Kini kujdes pasi mund të keni probleme shëndetsore të cilat vijnë nga lodhja. Gjatë kësaj periudhe do të përballeni me anën tuaj të errët dhe tek tipare të personalitetit të cilat nuk i pëlqeni tek vetja. Pranojeni veten ashtu siç jeni dhe vazhdoni përpara.

PESHQIT: Çlirojeni veten komplekset dhe nisni të përqafoni individualitetin tuaj. Marsi do të nxjerrë në pah plagë të vjetra që lidhen me vetëbesimin. Jini më i dashur me fëmijën tuaj të brendshëm dhe pranojeni veten ashtu siç jeni. Me punën dhe të ardhurat financiare do të jeni më të stabilizuar nëse ndiqni një rutinë fikse.



Author: horoscope