
Fifi është bërë sot nënë për herë të parë. Lajmin e ka ndarë vetë këngëtarja me një postim në Instagram ku zbulon dhe emrin e vogëlushit, Theo Mal.
“Evladi – Theo Mal Patushi 25.04.2023”, shkruan Fifi.
Fifi ka qenë shumë aktive me postime gjatë shtatzënisë duke treguar barkun e rrumbullakosur e momente të veçanta. Edhe lajmin e ardhjes në jetë të djalit ajo vendosi ta bëjë publik vetë e para duke ndarë gëzimin me të gjithë miqtë e fansat.