Finalja e Big Brother VIP: Biletat nisin nga 500 euro

Mbrëmjen e të martës u njoftua se finalen e Big Brother VIP fansat mund ta shohin live duke patur mundësinë edhe të takojnë banorët e tyre të preferuar.

U tha se finalja mund të mbahet në stadiumin Air Albania, megjithatë Arbana Osmani tha se vendet janë të limituara duke lënë të kuptohet se finalja do mbahet në studio.

Së fundmi faqja e Top Channel u ka dhënë mundësinë fansave të blejnë biletat duke bërë të ditur se ato nisin nga 500 euro.

Author: horoscope