Flet horoskopi: Çfarë nuk duron dot shenja juaj

Pa mendojeni pak. Ç’është diçka që ju acaron aq shumë sa nuk e toleroni dot. Jo vetëm kaq por ju sjell panik, ju prish ditën dhe një mal me gjëra të tilla. Varet e gjitha nga shenja juaj!

Dashi

Të duruarit përbën makthin më të madh të njerëzve të shenjës së Dashit. Radhët e gjata apo pritja e rezultateve të një provimi janë situata, në të cilat ata e humbasin tërësisht toruan.

Demi

Zhvendosja në një qytet tjetër, paketimi apo ndërrimi i shtëpisë është stres për këdo, por veçanërisht për Demat, që njihen se pëlqejnë qëndrueshmërinë në jetë.

Binjakët

Të dhënurit llogari dhe mbarimi i disa punëve në një afat të caktuar është ferri vetë për dikë të shenjës së Binjakëve. Përpikmëria shkakton ankth tek ata duke cënuar ndjeshëm sensin e tyre të lirisë.

Gaforrja

Të nënvlerësohen! Nisur nga emocionaliteti që e karakterizon këtë shenjë, dikush mund të mendojë se nënvlerësimi e lëndon një Gaforre, kur në fakt e gjitha kjo shkon përtej kësaj. Mosvlerësim = acarim dhe sfidë ndaj egos së saj.

Luani

Çfarë nuk duron dot një Luan? Të mos i dalë e vetja. Kërkojnë qendrën e vëmendjes, mendojnë realisht se janë qendra dhe njerëzimi duhet të gjendet poshtë këmbëve të tyre.

Virgjëresha

RRËMUJA! Nuk ka rëndësi nëse është e lodhur apo ka ditë pa fjetur. Në rast segjërat s’janë aty ku duhet, kjo shenjë nxiton të ndreqë gjithçka, sigurisht duke shfryrë ndaj kujtdo që shkaktoi gjithë atë lëmsh.

Peshorja

Për peshoret konfliktet janë të papërballueshme. Ato do të përpiqen shumë për t’i zgjidhur, duke sakrifikuar edhe shëndetin e tyre mendor.

Akrepi

Tradhtia është ajo çfarë e nxjerr nga vetja një Akrep. Për ta është fyese, e tmerrshme dhe e pafalshme. Kjo mund të nxisë krijimin e një spiraleje fiksimi dhe inati, nga e cila duhen vite për të dalë.

Shigjetari

Shigjetarët i adhurojnë aventurat, eksperiencat e reja dhe idetë e freskëta. Në momentin që ndihen sikur kanë ngecur diku, tmerrohen dhe nuk dinë si të veprojnë.

Bricjapi

Bricjapët vlerësojnë sigurinë financiare dhe titullin në punë, më shumë se gjithçka. Një pushim nga puna i shkund ata.

Ujori

Ujorët refuzojnë të pranojnë se jeta është e padrejtë, një mësim të cilin e marrim që në kopsht. Nëse shohin një padrejtësi ndaj tyre ose ndaj personit që duan, dalin jashtë kontrollit.

Peshqit

Peshqit kanë nevojë të ecin me hapin e tyre të ngadaltë. Fatkeqësisht, shoqëria jo gjithmonë është e duruar me ta. Të detyrohen të marrin një vendim të shpejtë u shkakton ankth të paimagjinueshëm.

Author: horoscope