Flet horoskopi: Si reagoni në sherr e sipër, bazuar te shenja juaj

Kush më mirë se horoskopi e njeh karakterin tuaj. Gjatë debateve, situata rrezikon t’ju dalë jashtë kontrollit, aq sa të mos njihni veten ose thjesht të shpërtheni në të qara e të kërkoni ndjesë. Se në cilën anë qëndroni, e zbuloni më poshtë:

DASHI

Nëse nuk keni aq shumë afrimitet, një Dash do t’ju bëjë të ndiheni të vegjël, a thua nuk i intereson fare ajo që keni për t’i thënë. Por nëse e lëndoni një Dash, hmmm më mirë merrni arratinë.

DEMI

Nëse i sfidoni në një përballje (me fjalë), mund të shpërthejnë. Meqë nuk para u pëlqen t’i zvarrisin gjërat, herët apo vonë, do t’ju largojnë nga vetja. Në fund, do t’ju japin në këmbim vetëm shpërfillje.

BINJAKËT

Binjakët do t’ju kundërpërgjigjen me një inat aq të fortë, sa nuk do ta kuptoni nga doli. Ata i urrejnë debatet mbi gjëra që s’u interesojnë dhe mund të përfundojnë në të shara vulgare nëse i nxisni. Prisni një tufë të vërtetash të dalin në shesh gjatë sherrit me një njeri të shenjës së Binjakëve!

GAFORRJA

Gaforret i marrin shumë personalisht të gjitha, pavarësisht arsyes pse po debatoni. Ndonjëherë ndjeshmëria e madhe i mbyt, dhe mund t’ia plasin të qarit fiks përpara jush. Më vonë do t’ju kërkojnë falje dhe do të gjejnë një mënyrë si ta kthejnë marrëdhënien aty ku ishte. Por nëse zbulojnë se nuk jeni të sinqertë, do t’ju heqin qafe pa asnjë problem nga jeta e tyre.

LUANI

Nuk është se u intereson shumë, fundja kanë mjaftueshëm fansa e miq. Por edhe nëse ia dilni t’ja vini kundra gjithë miqtë  do të gjejnë të tjerë që t’i respektojnë, adhurojnë dhe mbështesin.

VIRGJËRESHA

Përballja me të është e kotë, sepse befas bëhet i pandjeshëm ndaj gjithçkaje. Mbajeni mend: mos e shtyni një Virgjëreshë më tepër se ç’duhet, sepse mund t’ju kthehet në mënyra nga më të papërballueshmet, sapo ju t’i jepni një arsye të fortë për ta bërë.

PESHORJA

Ofendohen tepër lehtë nga diçka që mund t’u thoni. Për të mos dalë hapur, mund të përdorin edhe të tjerët që të përballen me njeriun që u ka shkaktuar shqetësim.

AKREPI

Është një lojë e rrezikshme me një Akrep; nuk i pëlqen aspak të ndihet i refuzuar, i kundërshtuar apo i shpërfillur. Kështu që mendojeni mirë atë që do t’i thoni dhe si do ta thoni, sepse mund t’ju kundërpërgjigjet duke përdorur pikat tuaja më të dobëta, që ju as që e dinit që i njihte.

SHIGJETARI

Shigjetarëve nuk u pëlqejnë sherret, dhe do bëjnë ç’të munden që t’ju shmangen. Mos e merrni si shaka; ata mund të zhduken krejt papritur kur e ndiejnë se po vjen rreziku i një debati. Nëse keni thënë apo bërë diçka që atyre nuk u pëlqen, dijeni se thjesht nuk do të flasin kurrë më me ju, dhe nuk do të përpiqen ta zgjidhin në ndonjë lloj mënyre.

BRICJAPI

Nëse ju humbni kontrollin përpara një Bricjapi, ai mund ta përdorë kundër jush, sepse e sheh si dobësi. Janë shumë dinakë në këtë drejtim, dhe janë gati të bëjnë çdo gjë për të arritur aty ku duan. Nëse u vjen mundësia, nuk humbin kohë dhe e shfrytëzojnë: kini kujdes kur përballeni me një Bricjap.

UJORI

Ujori do të kërkojë falje nëse ka bërë ndonjë gabim, por ndihet tepër i lodhur për të ndier ndonjë lloj acarimi. Me siguri do të kërkojë të rrijë vetëm, duke ruajtur një lloj diplomacie, për të mos shembur urat e komunikimit. Por mos harroni: nuk kanë frikë t’u kundërpërgjigjen nëse ju vërtet i nxisni.

PESHQIT

Peshqit përpiqen të shmangin negativitetin mes jush. Madje, mund të kërkojnë falje edhe nëse nuk e kanë vetë fajin, thjesht dhe vetëm që të pajtoheni prapë. Në varësi të çështjes së diskutimit, mund edhe të përfundojnë duke qarë, sepse sherret dhe moskuptimet i bëjnë të ndihen të lënduar.

Author: horoscope