Fundi i një situate të dhimbshme ju bën të…!/ Horoskopi për ditën e shtune, 29 prill 2023

Dashi

Mos hezitoni të kërkoni ndihmë për të përfunduar një projekt. Fitorja është pranë jush, por ju mungojnë aftësitë thelbësore për të përmbushur një aspekt thelbësor të punës. Ju njihni shumë persona të talentuar të cilët do t’ju ndihmonin me kënaqësi. Duke bashkuar forcat, do t’i kthenit idetë tuaja në projekte të jashtëzakonshme.  Sigurohuni të ndani kreditet me bashkëpunëtorët tuaj. Mund t’ju lidhë përsëri puna me ata. Mbani të gatshme një listë kontaktesh.

Demi

Jeni një magnet për paratë. Zhvillimi i një ideje kreative do t’ju sjellë fitime mbreslënëse. Jeni veçanërisht të aftë në konceptimin e tregut të luksit. Kur hartoni një ide, përdorni materialet e një cilësie të mirë. Kjo e mban punën tuaj larg asaj të turmës.  Po aplikoni për një punë’ Hartoni një dosje të bukur që i bën kuriozë të tjerët të shfletojnë faqet. Duhet të shpenzoni për ta bërë ama, do t’ja vlejë. Bëni kujdes me kursimet. Vetëm duke kursyer do të ndërton një stabilitet financiar.

Binjakët

Jeni të etur për një fillim të ri. Nisja e një romance do të bëjë që sytë dhe lëkura juaj të shkëlqejnë. Mos u surpizoni kur të tjerët t’ju pyesin nëse keni qenë në një qendër estetike. Të jesh me dikë që sfidon idetë dhe nxit imagjinatën tënde të jep guxim. Në vend që të largoheni nga situatat e frikës, ndiqini ato. Sa më shumë t’i konkurroni frikërat, aq më të lehtë do ta keni të realizoni ëndrrat tuaja të dashura. Gjërat po shkojnë mirë dhe duhet të falënderoni partnerin për këtë.

Gaforrja

Keni një elasticitet të madh emocional. Kjo është arsyeja pse njerëzit ju admirojnë. Kur përjetoni një pengesë, rrallë rraskapiteni. Në vend të kësaj, fokusoheni se si të mësoni nga zhgënjimet. Dikush që ka nevojë për një punonjës me cilësi si tuajat, do t’ju ofrojë një punë. Edhe pse do të jetë një punë sfiduese, do t’ju sjellë shpërblime të jashtëzakonshme. Kapni këtë mundësi për të ngjitur një shkallë më lart në suksesin tuaj. E keni fituar!

Luani

Rezistojini tundimit për të dalë në përfundime. Mund të mos e kuptoni, por miratimi juaj ka shumë rëndësi për një të afërm ose mikun tuaj. Duke treguar besim, ai do të ndalë së dyshuari dhe kërkuari vëmendjen tuaj dhe to të hyjë në veprim. Do t’ju trajtojë me mirësjellje dhe konsideratë. Herës tjetër që do të doni ta kritikoni, ofroni falënderim të sinqertë. Kur theksoni pozitiven, do të eliminoni negativen.

Virgjëresha

Shënimi i një kthese në karrierë ju mbush me kënaqësi. Rezistojini tundimit për të nisur një projekt të ri. Shkoni relaksohuni në fundjavë, pasi pushimi do të përmbushë rezervat tuaja krijuese. Në vend që të obsesionoheni në punë, do të argëtoheni shumë. Do të merrni një shkëlqim të bukur, të cilit do të jetë e vështirë t’i rezistohet. Nëse po kërkonit dashurinë, mund ta gjeni tek dikush i cili po udhëton me ju. Është koha e fillimeve të reja dhe ndryshimeve emocionuese.

Peshorja

Jeni konfuzë për drejtimin që duhet të merrni. Mos u shqetësoni. Të jetosh me të shkuarën mund të jetë e dobishme. Ju detyron të kërkoni përgjigjet së brendshmi. Duke iu bindur intuitës suaj, do të zgjidhni një rrugë të cilën në kushte të tjera do ta injoronit. Eksploroni në një territor të panjohur. Edhe nëse do të jeni në minorancë. Të jeni të ndryshëm nga shumica e anëtarëve të grupit, do të thelloni empatinë tuaj. Gjithashtu do të zbuloni talentet e fshehura. Nuk dini ç’të bëni derisa të jeni të detyruar të provoni.

Akrepi

Këndvështrimet optimiste tërheqin fatin, në të gjitha format e tij. Mos u surprizoni kur të gjeni punë pasi të keni nisur një romancë. Në mënyrë të ngjashme, do t’ju ofrohet një mundësi kreative pasi të keni gjetur një vend më të mirë për të jetuar. Lëreni të jetë një leksion për optimizmin. Nuk është budallik të presësh më të mirën, është e drejtë. Zakonisht njerëzit tërhiqen nga peronat me energji pozitive. Mendoni për ata që admironi më shumë. A nuk do të donit të ishit dhe ju si ata’

Shigjetari

Është koha të qartësoni gjërat me shokun e ngushtë, partnerin ose ortakun në biznes. Ju i sillni fat njëri-tjetrit. Do të ishte turp të ndaheshit vetëm për ego. Bëhuni të hapur dhe pranoni kritikat e të pajtoheni se ku keni gabuar. Duke adoptuar një qëndrim të përulur, do të hapni rrugën për një bashkim të suksesshëm. Ju keni tendencë të këmbëngulni se keni të drejtë. Duke mbështetur këtë qëndrim dhe duke përqafuar një qasje bashkëpunuese, zënkat do të mbarojnë.

Bricjapi

Një punë që mund të ndihet shtypëse mbi ju, në fakt mund të jetë një trampolinë e lirisë. Bëni si zakon të vendosni një pjesë të pagës në kursime. Duke pasur një vezë në foledo t’ju ndihmojë të gjeni një mundësi më të mirë. Jeni bekuar me potencialin mbreslënës të lidershipit. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të aplikoni për pozicione që kanë potencial rritjeje. Nëse po kërkonit punë, do ta gjeni në një agjenci imobilare, firmë ligjore ose kompani për marrëdhëniet me publikun. Ajri juaj i freskët i profesionalizmit frymëzon besimin.

Ujori

Jeta juaj sociale është burim lumturie. Asnjëherë mos i merrni miqësitë si të mirëqena. Ato krijohen nga mbështetjet e njëpasnjëheshme dhe inkurajimi.  Bëni një party. Shpirti i harmonisë do t’ju inspirojë për një projekt kreativ. Do të frymëzoheni për të punuar me një pikturë, shkrim ose projekt dizajni.

Peshqit

Fundi i një situate të dhimbshme ju bën të psherëtini në formë lehtësimi. Jeni të lumtur pasi do t’i shpëtoni kthetrave të një personi nevojtar që nuk kënaqet kurrë. Tani jeni vetëm dhe keni shansin të ndërtoni një jetë të lumtur. Pranoni ofertën e dikujt për të punuar apo jetuar në një vend të qetë. Mos u shqetësoni, pasi do ta paguani më vonë këtë bujari. E rëndësishme është të shfrytëzoni sa më shumë mundësi.

Author: horoscope