“Fundjavë pozitive për ata që duan të gjejnë shpirtin binjak!”, Paolo Fox zbulon parashikimin e yjeve për të shtunën

Dashi

Nëse keni pasur probleme në dashuri, deri të dielën do të sqaroni çdo gjë. Në punë, është një periudhë premtuese dhe do të vijnë lajme të mira për ju.

Demi

Kjo ditë mund t’ju japë vërtet emocione të bukura. Në punë, mund të keni disa mosmarrëveshje por bëni mirë t’i anashkaloni dhe të shihni cdo gjë në aspektin pozitiv.

Binjakët

Kushtojini vëmendje fjalëve që thoni dhe tregoni maturi në veprimet tuaja. Në punë përpiquni të mos bëheni pjesë e diskutimeve me shefat apo përgjegjësit tuaj.

Gaforrja

Nëse duhet të flisni me partnerin ose të sqaroni një diskutim mes jush, bëjeni sot. Ndërsa në punë do të përballeni me disa probleme të vogla që do të zgjidhen shumë shpejt.

Luani

Në dashuri nuk do të mungojnë emocionet dhe pasioni. Ndërsa në punë jeni në pritje të disa përgjigjeve, por bëni kujdes që të mos bëni hapa të gabuar.

Virgjeresha

Në dashuri këshillohet që të jeni të vëmendshëm për çdo situatë të papritur në të cilën mund të gjendeni. Në punë nuk do të ndodhë asgjë ndryshe prej ditëve të tjera, por përpiquni të mos nxisni diskutime.

Peshorja

Ditën e sotme mund të lindin disa diskutime me partnerin/partneren. Ndërsa në punë, nëse keni diçka për të thënë, bëjeni deri në orën 11.

Akrepi

Në dashuri mund të lindin emocione të sinqerta, por ju duhet të bëni më shumë për të fituar zemrën e asaj/atij. Në punë, nga ana tjetër, keni ide të mira dhe nuk përjashtohet mundësia që një person i dashur për ju t’ju japë dorën.

Shigjetari

Personat që sapo kanë nisur një histori dashurie do të përjetojnë momente shumë të bukura. Në punë përfitoni nga ky moment për të organizuar projekte të tjera.

Bricjapi

Në dashuri këto nuk janë ditë të këqija por bëni kujdes që të mos humbisni kohë me ata që nuk e meritojnë vëmendjen tuaj. Në punë, do të vijnë përgjigjet e disa pikëpyetjeve që keni pasur në kokë prej ditësh.

Ujori

Falë ndikimit të Hënës, sot do të qartësoni çdo keqkuptim që keni pasur ditët e kaluara. Në punë, nëse ju duhet të bëni një kërkesë, është koha e duhur për ta bërë atë, por jini të kujdesshëm në atë që thoni apo shkruani.

Peshqit

Në dashuri duhet të keni durim. Nëse dikush që ju bën të humbisni durimin, mbani distancë. Në punë, po shkojmë drejt një viti të ri vërtet të rëndësishëm.

Author: horoscope