Gruaja gjen 5 mijë euro në rrobat e përdorura që shet, befason me gjestin e saj

Një shitëse rrobash të përdorura në tregun popullor të Papagos, Greqi ka gjetur një shumë prej 5000 eurosh në xhepin e një xhupi.




Federata e Shitësve Prodesionistë të Tregut kanë treguar se gruaja pa një xhepin e një xhupi një pako të vogël që ngjasonte si fletore. Kur e hapi për ta parë se çfarë ishte ajo zbuloi shumën e parave të mbështjella me një pako letre , por pa asnjë provë që i referohet pronarit. Pas kësaj ajo njoftoi menjëherë policinë dhe ajo vendosi të dorëzonte paratë dhe të kërkonte kush ishte pronari i tyre.




Ky akt humaniteti dhe ndërgjegjeje u vlerësua nga të gjithë kolegët e saj të tregut por edhe përfaqësues të policisë dhe organizatave humanitare. Duke folur për mediat greke, ajo sqaroi se nuk e ka menduar për asnjë moment të mos i dorëzojë paratë , pasi siç tha “nuk mund të mbajë diçka që nuk është e saj”. Paratë i janë dorëzuar policisë dhe deri më tani askush nuk i ka kërkuar. Nëse brenda vitit të ardhshëm nuk kërkohen nga pronari i tyre, atëherë do të shkojnë në Fondin e Depozitave.



Author: horoscope