Dashi
Do të jeni të motivuar për të punuar me sinqeritet maksimal. Në muajin Shkurt do të keni mundësi të korrni frytet e punës tuaj të palodhur. Me disiplinë dhe përkushtim do të arrini të fitoni besimin e njeërzve rreth jush. Muaji Shkurt është një kohë e mirë për të investuar në zgjerimin e biznesit. Mos u shqetësoni për rritjen e shpenzimeve së shpejti do të ketë lehtësira për ju në këtë sektor. Duke qenë edhe muaji i dashurisë, beqarët do të ndeshen me një të papritur në këtë muaj.
Demi
Mund të ketë disa lajme të mira në planin e karrierës. Është koha për të realizuar planet tuaja. Mos filloni asnjë sipërmarrje të re këtë muaj dhe prisni mundësinë e duhur. Shpenzimet ka të ngjarë të rriten. Adoptoni një mënyrë jetese të disiplinuar për të qëndruar të shëndetshëm. Përsa i përket jetës dashurore, do të duhet të komunikoni më shumë me partnerin tuaj.
Binjakët
Në muajin Shkurt do të përballeni me një transferim të punës. Disa prej jush duhet të jenë vigjilentë pasi sjellja e keqe mund të çojë në probleme në punën tuaj aktuale. Ata që janë në biznes do të krijojnë kontakte të reja. Mos investoni në asnjë rrugë spekulative, përndryshe mund të ketë humbje. Lidhja emocionale me partnerin tuaj romantik do të rritet, dhe do të mund të përjetoni momente të paharrueshme.
Gaforrja
Duhet të qëndroni vigjilentë në punën tuaj pasi performanca juaj mudn të ndikojë tek të ardhurat tuaja. Megjithatë, është një kohë e mirë për të filluar të mendoni për të ndërtuar diçka tuajën. Disa prej jush mund të gjenerojnë burime të reja të ardhurash, por shpenzimet e kota duhet të frenohen. Duhet të jeni të kujdesshëm ndaj sëmundjeve që kanë të bëjnë me stomakun dhe fytin.
Luani
Duhet të bëni përpjekje shtesë në punën tuaj për të marrë rezultatet e dëshiruara. Jini të guximshëm dhe besoni tek vendimet tuaja. Ata që janë në biznes mund të heqin qafe çdo borxh mbizotërues. Financat e ngecura në të kaluarën mund të rikuperohen. Jeta personale mund të përjetojë disa turbulenca. Një marrëdhënie e re është në horizont.
Virgjëresha
Pavarësisht një situate sfiduese në vendin e punës, do të vazhdoni t’i kaloni të tjerët. Mos i besoni askujt verbërisht dhe rishikoni vendimet tuaja përpara se t’i ekzekutoni ato.LEXO EDHE: Takime dhe njohje të reja/ Horoskopi i dashurisë për javën e ardhshme
Mund të shfaqet një pengesë për projektet tuaja në vazhdim. Partnerët romantikë mund të përballen me probleme besimi të cilat mund të çojnë në keqkuptime. Atmosfera familjare mund të mbetet e paqëndrueshme për shkak të mosmarrëveshjeve për çështjet e parave.
Peshorja
Ky do të jetë një muaj i mbarë nga pikëpamja e karrierës. Ka indikacione për një rritje të të ardhurave dhe përparim vendin tuaj të punës. Në muajin Shkurt, beqarët do të kenë mundësin të shprehin dashurinë.
Akrepi
Roli dhe përgjegjësia juaj ka të ngjarë të rritet në punën tuaj aktuale. Kjo do të jetë gjithashtu një kohë e favorshme për njerëzit që bëjnë biznes. Suksesi i pritshëm do të vijë nga planet e reja. Duhet të ruheni nga shpenzimet e tepërta. Përsa i përket dashurisë, do të hasni probleme. Mbase është momenti që ju të merrni një vendim që duhet ta kishit marrë më parë.
Shigjetari
Ata që kanë një biznes mund të përballen me disa ulje dhe ngritje. Buxheti mund të jetë pak i dobët për shkak të shpenzimeve të paparashikuara. Përsa i përket dashurisë, lidhja juaj po bëhet stresuese për shkak të partenrit tuaj posesiv.
Bricjapi
Kini kujdes në planin e punës pasi çdo gabim nga ana juaj nuk do të kalojë pa u vënë re nga eprorët. Mbajeni veten nën kontroll dhe trajtoni kolegët tuaj me mirësjellje. Biznesi do jetë i qëndrueshëm dhe mund të nënshkruhen kontrata të reja.
Ujori
Do t’ju kërkohet të merrni disa vendime të mençura në lidhje me karrierën tuaj. Atmosfera e punës mund të jetë disi e tensionuar duke ju detyruar të kërkoni rrugë të reja. Mund të konsiderohet fillimi i një linje të re biznesi. Paratë e shpenzuara për mirëqenien do të jenë produktive dhe do t’ju bekojnë me të ardhura më të larta. Shmangni egoizmin në dashuri.
Peshqit
Mund të ketë presion shtesë në punë këtë muaj duke çuar në stress të jashtëzakonshëm. Do t’iu duhet të bëni udhëtime të lidhura me punën. Përqendrohuni në kursimet tuaja dhe investoni në rrugë të reja afatgjata. Përsa i përket dashurisë, do të keni një muaj të qetë, harmonik dhe të lumtur.