Horoskopi ditor, e martë 17 gusht 2021

Dashi

Me kalimin e Hënës në shenjën tuaj dhe me gjithë mbështetjen që ju ofron Urani do të jeni më optimist gjatë kësaj të marte. Gatishmëria juaj do të jetë e madhe për të punuar, ndërsa pjesa e dytë e saj do të jetë e përshtatshme për përqendrim edhe për ata që janë me studime. Dashuria kërkon qetësi dhe këshillohet të kujdeseni pak më tepër për marrëdhënien tuaj.

Demi

Horoskopi sot ju paralajmëron se me Hënën në Akrep do të përjetoni disa rreziqe të cilat do ju përfshijnë në disa situata të turpshme që do ju vënë në siklet. Çmenduria dhe stresi janë përkrah jush sot, kështu që duhet të tregoheni mjaft të kujdesshëm për të përballuar çdolloj situate që do kaloni. Xhelozia do shqetësojë marrëdhëniet në çift, e cila do kërcënojë qetësinë tuaj.

Binjakët

Për ju yjet sot mendojnë se me Neptunin në shenjë do të hasni disa probleme. Pavarësisht përpjekjeve tuaja, nuk do të jeni në gjendje të merrni rezultatin e dëshiruar edhe pse Dielli dhe Mërkuri janë të favorshëm dhe do ju ndihmojnë të gjeni zgjidhje të shkëlqyer. Megjithatë duhet të insistoni pak, në mënyrë që kushtet e mira dhe dëshirat tuaja me realizim të hynë sërish në lojë.

Gaforrja

Horoskopi siguron një ditë të mirë për ju sot, pasi aleatë në shenjën tuaj paraqitet Hëna dhe Neptuni. Një e martë e cila do të ndihmojë përmbushjen e pasioneve tuaja dhe do ju japë mundësinë e meditimit. Kjo do të jetë një nga ato mundësitë që të mendoni dhe punoni për të realizuar ato gjëra të cilat keni kohë që i përpunoni në mendjen tuaj.

Luani

Dashuria këtë të martë do të jetë vëmendja juaj, sepse kjo është një nga ato gjëra ku dobësia ju del në pah dhe ju tërheq. Xhelozia, por edhe pakënaqësia e padobishme ju ka alarmuar aq shumë, saqë ka ardhur koha t’i hidhni mënjanë këto mendime pa arsye dhe të përqendroheni në gjërat më të rëndësishme dhe në ndërtimin për të ardhmen tuaj.

Virgjëresha

Me pak fat sot ju do të merrni gjithçka që dëshironi, veçanërisht në dashuri, ku ju planifikoni një darkë romantike për të rivendosur qetësi dhe momente të bukura me partnerin. Por edhe për punë apo studim është koha për të marrë rezultate të mira me Hënën, Mërkurin dhe Plutonin e favorshëm në shenjën tuaj. Kujdes duhet të tregoni vetëm me financat, tregoni maturi lidhur me shpenzimet që të mos hasni pengesa.

Peshorja

Horoskopi për sot parashikon për ju të përfshiheni në disa diskutime familjare, ku temë do të jetë edhe gjendja financiare. Shpenzimet e papritura do t’ju shkaktojnë mërzitje, por me punë do arrini ta kapërceni këtë pengesë. Vëmendje kushtoji edhe dashurisë, mos e lini partnerin pas dore për asnjë lloj arsye.

Akrepi

Dashuria do të jetë në qendër të mendimeve tuaja këtë të martë, sepse do të merrni vëmendjen e partnerit. Megjithatë çiftet duhet të tregohen të kujdesshëm dhe të mos tregojnë xhelozi të tepruar që të provokoni durimin e njeriut tuaj të zemrës. Kjo ditë do të jetë e mbushur me takime dhe emocione të këndshme, të cilat favorizohen nga Neptuni dhe Plutoni që do tregohen xhentil me ju.

Shigjetari

Dita e sotme do të jetë e mbushur me mërzitje dhe siklete të cilat do ta ngarkojnë atë emocionalisht. Ju do të ndjeheni të ndrydhur dhe do preferoni të riktheni sërish besimin në vetvete, përpara se të ndërmerrni ndonjë veprim. Megjithatë Venusi, Marsi dhe Urani do ju favorizojnë, kështu që ju së shpejti do të gjeni siguritë që ju duhen.

Bricjapi

Një ditë e mbushur me qetësi dhe paqe ju pret, ku nuk parashikohet të ketë ndonjë surprizë të veçantë. Mundohuni ta shfrytëzoni këtë martë të mbushur plot vitalitet dhe harmoni, do mundësojë që të kaloni edhe momente të bukura në shoqëri të të dashurit tuaj. Ju do të tregoheni mjaft të dashur dhe të disponueshëm sot, saqë kjo do ju afrojë edhe më shumë me partnerin.

Ujori

Yjet të cilat parashikohen që këtë të martë të jenë në kundërshtim me skenarin tuaj, duket se do shkaktojnë disa probleme te ju. Edhe Hëna do të shkaktojë një ndjenjë melankolie gjatë gjithë ditës te ju. Sigurohuni të mos tregoheni impulsiv ose shpërthyes, në mënyrë që gjërat të mos ju dalin jashtë kontrollit. Nuk duhet të lini mënjanë sot as detyrat e punës, studimet dhe familjen.

Peshqit

Horoskopi parashikon një ditë mjaft me fat për ju sot. Nga njëra anë ju mund të mbështeteni në Hënë në Akrep, të favorizuar edhe nga Dielli dhe Merkuri që shoqërojnë Neptunin dhe nga ana tjetër shenja juaj inkurajohet me mundësi pozitive. Optimizmi dhe vitaliteti do të mbizotërojë në të gjitha fushat, veçanërisht për takime.

Author: horoscope