Horoskopi i datës 13 qershor 2021

Dashi

Sensi i analizës do jetë shumë i zhvilluar gjatë kësaj dite. Do jeni edhe dëgjues shumë të mirë dhe çdo gjë do ju rrjedhë si duhet. Për ju që keni një lidhje do jetë ditë me fat dhe e mbushur me çaste të këndshme. Nuk do ndiheni keq për asnjë moment, përkundrazi buzëqeshja nuk do ju largohet nga fytyra asnjë sekondë. Ju beqarët do realizoni një takim interesant, por ende nuk do ndiheni gati të hidhni hapa. Në fakt nuk do ju kushtojë asgjë të prisni edhe pak. Sektori profesional nuk do ketë probleme serioze, por nuk do ecë me ritmet që ju keni menduar. Dëgjojini këshillat e kolegëve më të vjetër. Në planin financiar do i rregulloni të gjitha problemet që keni pasur.

Demi

Ka rrezik që sot të zhgënjeheni nga shoqëria dhe do mërziteni pafund. Naiviteti mund t’iu shtyjë të bëni edhe gjëra shumë të gabuara. Nëse keni një lidhje do tregoheni shumë të përkujdesur ndaj partnerit dhe do ruani një marrëdhënie vërtet të kënaqshme me të. Nëse jeni beqarë nuk do jeni në humorin e duhur për të pasur njohje të reja kështu që do vazhdoni të mbeteni të vetmuar. Në punë do ju hiqet nga duart një post i rëndësishëm për shkak të hallakatjes dhe mungesës së përqendrimit. Në fakt askush nuk i preferon punonjësit që nuk bëjnë atë që ju kërkohet. Financat do dini si t’i mbani të qëndrueshme. Do keni buxhet të mjaftueshëm për të bërë edhe disa investime me vlerë.

Binjakët

As vetë nuk e kishit menduar se mund të çliroheshit ndonjëherë kaq shumë dhe se mund të bënit gjëra të jashtëzakonshme. Nëse keni një lidhje nuk do reshtni së u dashuruari me partnerin dhe shpeshherë do ju duket sikur jeni nëpër ëndrra. Ju beqarët do jeni mjaft energjike dhe gati për të bërë çdo lloj çmendurie. E rëndësishme për ju do jetë të mos e ndieni vetminë dhe të mos bini në rutinë. Sektori profesional nuk do ketë as tronditje, por as ndonjë sukses të jashtëzakonshëm. Kjo ka për të qenë një ditë shumë normale. Në planin financiar nuk do keni asnjë lloj problemi kështu që mund të shpenzoni qetësisht dhe pa frikë.

Gaforrja

Sado që t’iu kritikojnë dhe t’iu vihen kundër sot, nuk do ja dalin t’iu mundin. Ju të dashuruarit do jeni të përkujdesur ndaj partnerit dhe marrëdhënia në çift do përmirësohet akoma më tepër. Të shkuarën e trazuar do e lini pas krahëve njëherë e përgjithmonë. Ju beqarët do ëndërroni më shumë sesa duhet dhe realiteti do ju duket më i hidhur nga sa është në të vërtetë. Në punë do jeni të ndërgjegjshëm për çdo hap të gabuar që keni hedhur dhe do mundoheni që të rregulloni gjithçka. Asgjë nuk do jetë e lehtë, por as e pamundur. Mos e humbisni asnjëherë besimin tek vetja. Buxheti do ketë përmirësime të dukshme, mos u shqetësoni për asgjë.

Luani

Me Venusin pranë sot mund të arrini çdo gjë që dëshironi dhe do përjetoni plot momente të këndshme. Nëse keni një lidhje do jeni sensualë dhe pasionantë prandaj dhe marrëdhënia juaj ka për të qenë më e mirë se më parë. Çdo ndjenjë do e shprehni me mënyra nga më të ndryshmet. Ju beqarët do merrni deklarata të forta dashurie të cilat duhet t’i mendoni me kujdes. Në punë jo vetëm që nuk do keni vështirësi, por do merrni edhe përgjigje pozitive për çdo kërkesë që keni bërë. Buxheti do jetë gjatë gjithë kohës i mbrojtur. Gjithë sakrificat e bëra kohët e fundit po japin rezultat.

Virgjëresha

Për shkak të vendosjes jo të mirë të Uranit dhe Hënës gjatë kësaj dite mund t’iu lindin edhe probleme të vogla. Herë pas here do ju mungojë koherenca. Nëse keni një lidhje dhe bëni pak më shumë lëshime ndaj partnerit, gjërat do ecin më mirë. Nëse nga ana tjetër tregoheni striktë dhe arrogantë mund të keni probleme goxha serioze. Ju beqarët papritur do takoni një person për të cilin do ju rrahë zemra akoma më fort. Në punë do jetë ditë e mërzitshme dhe mezi do i shtyni orët. Do mundoheni të komunikoni me miqtë në rrjetet sociale për të harruar vështirësitë. Në planin financiar do dini sa para të shpenzoni dhe sa të hiqni mënjanë për të siguruar të ardhmen.

Peshorja

Hëna dhe Venusi do ju përkrahin gjatë gjithë kohës sot dhe do jeni shumë më të këndshëm dhe të çliruar. Nëse keni një lidhje, zemra do ndihet shumë herë më mirë nga më parë dhe kënaqësitë do jenë të forta. Partneri do përkujdeset jashtëzakonisht. Ju beqarët do keni vetëm disa flirtime dhe mundësi për aventura, asgjë më shume sesa aq. Për dashuritë e mëdha duhet ende të prisni pak kohë. Jeta profesionale nuk do jetë e keqe sidomos deri në orët e mesditës. Pas dreke mund të keni një konflikt me një koleg. Buxheti do jetë goxha i mirë, prandaj duhet të përfitoni sa më parë për të bërë investimet e nevojshme.

Akrepi

Edhe pse nuk priten aspak probleme sot, yjet këshillojnë të mos ju besoni shumë pamjeve të para dhe të ruani gjithmonë një hije dyshimi. Jeta juaj në çift do jetë më e qetë nga sa e kishit menduar. Përfitoni nga kjo për të folur me partnerin për gjithçka që ju ka shqetësuar deri më sot. Ju beqarët nuk do stepeni aspak dhe do joshni ashtu si e mendoni. Ka mundësi edhe ta arrini atë që doni. Në punë është dita e reflektimit dhe vendosjes së disa objektivave që doni të arrini. Ndani idetë edhe me kolegët apo me familjarët pasi do iu japin sugjerime. Në planin financiar duhet të bëni kujdes sa më shumë sepse gabimi më i vogël mund t’iu çojë drejt problemeve serioze.

Shigjetari

Venusi do jetë planeti me më shume ndikim nga te gjithë sot. Ai do ju stimuloje të bëni edhe surpriza dhe të mos ndaleni përpara asnjë sfide. Nëse keni një lidhje do i përkushtoheni pafundësisht atij që keni në krah dhe mund të lini çdo gjë tjetër pas dore. Partneri do jetë personi më i rëndësishëm sot. Nëse jeni beqarë dhe vendosni të dilni në mbrëmje keni për të pasur edhe më shumë fat. Askush nuk do ju rezistojë dot. Në punë nuk do keni asnjë lloj vështirësie për të arritur objektivat që i keni vënë vetes. Do jeni të pandalshëm dhe mjaft optimistë. Edhe financat do dini shumë mirë si t’i menaxhoni kështu që nuk do përballeni me probleme.

Bricjapi

Sot do mendoni gjithmonë si t’i bëni të tjerët të lumtur dhe t’i ndihmoni ata të përballojnë problemet që do iu dalin. Kjo do iu japë më shumë kënaqësi se gjithçka tjetër. Në jetën tuaj në çift do rikthehet gëzimi, sensauliteti dhe romantizmi. Do ju duket vetja sikur jeni mbi re dhe nuk do e besoni dot se gjithçka po ju ndodh realisht. Nëse jeni beqarë do takoni disa persona të cilët do iu bëjnë t’i harroni të gjitha problemet që keni dhe do iu mahnitin pa masë. Në punë herë pas here do ketë turbullira dhe do viheni në mëdyshje për hapat që duhet të hidhni, megjithatë me pak durim dhe përqendrim do ja dilni të përmbushni objektivat. Financat do dini si t’i menaxhoni kështu që gjendja nuk do ketë probleme.

Ujori

Temperamenti juaj do pësojë goxha ndryshime gjatë kësaj dite dhe do filloni t’iu jepni rëndësi edhe gjërave që as i kishit menduar ndonjëherë. Ju të dashuruarit do jeni më të kujdesshëm me fjalët dhe nuk do bëni asnjë gabim përkundrejt partnerit. Marrëdhënia në çift do jetë e shkëlqyer. Nëse jeni beqarë duhet të prisni edhe pak kohë para se të mendoni të kërkoni dashurinë sepse priten ditë më pozitive se kjo. Në punë do bëni mirë t’i dëgjoni këshillat e bashkëpunëtorëve sepse mund t’iu shtyjnë drejt pistave mjaft interesante. Në planin financiar fati do jetë me ju. Do shpenzoni goxha dhe sërish do ju mbeten para për të hequr mënjanë.

Peshqit

Ka rrezik që yjet të ndikojnë negativisht sot në jetën tuaj dhe do ju bëjnë të padurueshëm. bëni kujdes me çdo hap që do hidhni. Nëse keni një lidhje duhet t’iu jepni fund tekave sepse në të kundërt mund të keni probleme me partnerin. Mundohuni të jeni sa më realistë. Ju beqarët do jeni ende në dyshim se cilin person të joshni, prandaj do prisni edhe pak ditë për t’u hedhur në sulm. Në punë duhet të bëni kujdes edhe me fjalët dhe gjestet sepse mund të futeni në konflikte të panevojshme, të cilat do ju shpërqendrojnë plotësisht. Buxheti nuk do jetë problematik kështu që mund të kryeni pa frikë shpenzimet më të domosdoshme. /dritare.net

Author: horoscope