Horoskopi i datës 26 qershor 2021

Dashi

Ditë pozitive pritet të jetë kjo e sotmja, por pa ndonjë ngjarje të jashtëzakonshme. Venusi do jetë shumë i favorshëm për sa iu përket çështjeve të zemrës, por Plutoni do ndikojë negativisht. Ju që keni një lidhje mund të kaloni edhe situata të mbushura me tension dhe konflikte. Do lundroni shpesh ndërmjet dëshirave dhe debateve. Ju beqarët nga ana tjetër do keni një takim goxha interesant. Në punë planetët do ju mbështesin fort për të kaluar edhe sfidat më të vështira që do iu dalin. Do i vini gjërat në vijë dhe nuk do trembeni për asgjë. Financat do jenë të qëndrueshme, por gjithsesi më mirë ulni shpenzimet për të shmangur surprizat e këqija.

Demi

Gjatë kësaj dite duhet të reflektoni me kujdes para se të veproni sepse gabimet do ua ndërlikojnë gjërat. Nëse keni një lidhje do kaloni momente paksa delikate dhe e gjithë kjo falë influencës negative të Saturnit. As nuk do keni besim të plotë tek partneri dhe nuk duhet të hidhni hapa të nxituara. Për ju beqarët, edhe pse vetmia do iu rëndojë nuk është mirë të filloni angazhim. Në punë do bashkëpunoni fort me kolegët, por sërësh nuk do arrini atje ku dëshironi. Bëni durim sepse nuk ju mbetet gjë tjetër. Në planin financiar do i premtoni vetes se do tregoheni të matur me shpenzimet, por a jeni të sigurt se mund ta mbani premtimin?

Binjakët

Optimizmi do ju shoqërojë gjatë gjithë kësaj dite dhe në fakt pritet të keni fat. Keni bërë shumë të mira dhe sot disa të afërm do ju mbështesin në çdo fushë. Ju qe jeni në një lidhje do mundoheni të ruani qëndrueshmërinë e lidhjes suaj. Nga mbrëmja priten edhe momente pasionante. Bëni vetëm pak kujdes nga Urani, i cili mund t’iu nxitë të keni dyshime. Ju beqarët do keni disa takime. Tregohuni të vëmendshëm në mënyrë që të zgjidhni personin e duhur. Në punë do jeni striktë dhe do kërkoni që çdo gjë të bëhet si thoni ju. Energjia dhe pozitiviteti do ju shoqërojnë gjithë kohës. Financat do jenë të ekuilibruara. Edhe pse Plutoni do iu pëshpëritë ide të rrezikshme ju nuk do e dëgjoni.

Gaforrja

Do jeni shumë kokëfortë dhe të padëgjueshëm gjatë kësaj dite prandaj dhe do ju lindin probleme te herëpashershme. Mundohuni të paktën të pranoni gabimet. Disa konflikte mund ta tronditin pak jetën tuaj në çift dhe ju do e keni paksa të vështirë të ruani një klime të ngrohtë. Fatmirësisht Jupiteri dhe Venusi do iu ndihmojnë në këtë fushë. Ju beqarët nuk do tërhiqeni nga aventurat e momentit dhe do vazhdoni të mbeteni vetëm. Në punë mos kërkoni të jeni mbi të tjerët dhe respektoni si duhet rregulloret. Po vepruat sipas mendjes tuaj do merrni vetëm kritika. Financat do përkeqësohen pasi do keni tendencë të shpenzoni shumë. Ndryshoni sjellje sa pa qenë ende vonë sepse nuk do keni rrugëzgjidhje.

Luani

Gjatë kësaj dite do e doni edhe më shumë veten dhe do bëni atë që është më e mira për ju. Përgjithësisht ngjyrat do mbizotërojnë. Ju që jeni në një lidhje dhe keni kohë së bashku nuk do përballeni me asnjë problem. Lidhja juaj do vazhdojë të jetë e fortë. Nëse sapo keni nisur një histori mund të kapeni pas gjërave elementare dhe mund të keni ndonjë konflikt të vogël që në fakt do rregullohet shpejt. Ju beqarët do keni dëshirë ta ndryshoni jetën tuaj dhe do bëni çmos për ta arritur këtë. Në punë do ecni me plane dhe nuk do bëni aspak gabime. Do dini edhe si t’i shpjegoni zgjedhjet që do ndërmerrni. Për sa iu përket financave, do keni probleme. Ulni sa më shpejt shpenzimet nëse nuk doni të shkatërroheni.

Virgjëresha

Do bëni të pamundurën për të ruajtur marrëdhënie të mirë me të gjithë sot dhe në përgjithësi nuk do iu dalin probleme. Sinqeriteti do jetë mbi gjithçka. Për ju që keni një lidhje do jetë ditë mjaft e qetë. Marrëdhënia me partnerin do jetë e ngrohtë dhe pa asnjë tronditje të vogël. Ju beqarët do jeni si magnet dhe kjo do i bëjë të ndiheni me fat. Sensualiteti do arrijë kulmin në orët e mesditës. Në punë do mundoheni shumë për të gjetur rrugën e duhur nga ku duhet të kaloni. Asgjë nuk do jetë e lehtë, por ama as e pamundur. Për shkak se situata financiare nuk do jetë ashtu si duhet ju nuk do mund të plotësoni disa nga dëshirat tuaja.

Peshorja

Do keni intuitë shumë të zhvilluar gjatë kësaj dite dhe do paraprini çdo gjë. Problemet serioze nuk kanë për të qenë pjesë e jetës tuaj. Saturni do iu sjellë më shumë stabilitet në çift. Lidhja juaj do bëhet më serioze, por edhe përgjegjësitë do jenë më të mëdha. Ju beqarët do keni nevojë të pushtoheni nga dashuria, por kjo e fundit do jetë kapricoze. Tregohuni më të hapur dhe më të duruar. Në punë do jeni këmbëngulës dhe guximtare. Do arrini t’i kaloni të gjitha sfidat që do ju dalin para.Mërkuri do ndikojë fuqishëm në planin financiar. Falë këtij planeti nuk do mund të bëni shumë shpenzime sepse buxheti nuk do jetë në gjendjen më të mirë.

Akrepi

Venusi do ketë ndikim të mirë sot dhe keni për të kaluar një ditë vërtet harmonike si e keni ëndërruar. Klima yjorë do ë favorizojë shumë jetën tuaj sentimentale. Do kaloni momente mjaft të këndshme pranë atij që dashuroni. Edhe ju beqarëve do iu rrahë zemra fort. Mos lini asnjë mundësi t’iu ikë nga duart sepse sot do jetë dita juaj. Plani financiar do te mbrohet nga Saturni. Në punë do jete edhe Dielli edhe Jupiteri që do kenë ndikim të njëhershëm dhe do ua lehtësojnë mjaft gjërat. Energjia pozitive do ju shoqërojë gjatë gjithë kohës. Do të ketë një përmirësim të ndjeshëm të tyre dhe ju mund të bëni pak më shumë shpenzime.

Shigjetari

Për shkak të Hënës dhe Mërkurit sot nuk do keni më dyshime për asgjë dhe do dini çfarë hapash të hidhni në çdo fushë. Ju që jeni në një lidhje do keni më shumë se kurrë besim tek partneri. Do doni të qëndroni gjithë ditën pranë tij dhe do kaloni çaste të këndshme. Ju beqarët do pëlqeni dikë dhe do mendoni se ai është prona juaj. Kujdes, mos e teproni sepse do prishni gjithçka. Në punë nuk do keni një ditë të keqe, vetëm se do jeni paksa të pavëmendshem dhe do duhet t’ua përsërisin disa herë gjërat para se t’i kuptoni. Për të shpenzuar aq sa doni duhet që më parë të merrni masa në mënyrë që gjendja mos ketë tronditje.

Bricjapi

Gjatë kësaj dite do doni të argëtoheni sa më shumë dhe nuk do mendoni për pasojat që mund të vijnë. Nëse jeni në një lidhje përgatituni për ndonjë aventurë të këndshme. Në këtë mënyrë do e rigjeni paqen dhe do e konsolidojnë me shumë lidhjen tuaj. Neptuni do iu japë mbështetjen e tij. Nëse jeni vetëm, mjedisi yjor do jetë shumë i përshtatshëm për të rënë në dashuri. Në vend që të ëndërroni dashurinë ideale, pranojini gjërat ashtu si t’iu vijnë. Në punë gjërat nuk do ju ecin ashtu si keni dëshiruar, por ju nuk do dorëzoheni lehtë. Financat do përmirësohen mjaft. Përfitoni nga kjo për të bërë ndonjë shpenzim.

Ujori

Gjatë kësaj dite do keni përshtypjen sikur do luftoni me mullinjtë e erës. Do ju duhet të bëni shumë përpjekje për të marrë rezultatet e shumë ëndërruara. Venusi do sjellë probleme në jetën tuaj në çift, megjithatë këto konfliktet nuk do kenë pasoja të mëdha. Mundohuni të ruani sa më shumë qetësinë. Ju beqarët do jeni më realistë gjatë kësaj dite. Do njihni dashurinë dhe do kaloni momente të bukura. Në punë sido që t’iu vijnë gjërat nuk duhet të dekurajoheni aspak dhe nuk duhet të shpërqendroheni. Vlerësojeni veten dhe kini më tepër besim. Financat do kenë goxha probleme Mundohuni të ulni shpenzimet që të mos ngeleni me xhepat bosh. Flisni edhe me ndonjë specialist nëse keni mundësi.

Peshqit

Nën ndikimin ne Jupiterit sot do jeni të zotët e vetes dhe këshillues shumë të mirë. Do iu jeni zgjidhje të gjitha gjërave sepse për ju nuk ka asgjë të pamundur. Nëse keni një lidhje dita pritet të jetë shumë premtuese. Venusi do iu bëjë ta shijoni sa më shumë lidhjen tuaj dhe do i shprehini më tepër ndjenjat. Edhe ju beqarët do kaloni një ditë të bukur, megjithëse nuk do keni dëshirë të fiksohen diku. Ju do parapëlqeni më tepër aventurat kalimtare. Në punë do keni nevojë të izoloheni dhe të bëni atë që mendoni pa u ndikuar nga askush tjetër. Situata financiare do jetë e mirë dhe ju do keni fat me shumicë. Përfitoni nga kjo për të hequr disa lek mënjanë. /dritare.net

Author: horoscope