Horoskopi i datës 7 Mars 2022 nga Astrologja Franceze Christine Haas

Dashi

Gjërat nuk do iu ecin ashtu si e kishit menduar sot dhe herë pas here do përballeni me goxha tronditje. Nëse keni një lidhje, jeta juaj nuk do jetë shumë e qëndrueshme. Në disa momente mund të dashuroheni me pasion me partnerin, por në disa të tjera do i thoni fjalë të renda dhe do debatoni ashpër. Ju beqarët nuk do keni mundësi për lidhje serioze, por rastet për aventura afatshkurtra do jenë disa. Në punë do ju duhet të bashkëpunoni më fort me kolegët për të pasur arritjet e ëndërruara. Komunikimi dhe ëmbëlsia që ju karakterizon do ju ndihmojë në gjithçka. Sektorin e financave mundohuni ta keni më tepër nën kujdes dhe të ecni gjithmonë me plane.

Demi

Dita e sotme do jetë me shumë fat për ju dhe më në fund do i arrini të gjitha rezultatet që keni dëshiruar. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë shumë e bukur. Do dashuroheni gjithë kohës dhe do argëtoheni pafund me të dashurin e zemrës. Ju beqarët më në fund do takoni personin për të cilin keni ëndërruar gjithë jetën. Zemra do ju mbushet plotësisht. Në punë do hapen horizonte të reja dhe ju do iu tregoni të gjithëve se sa vleni. Mundet të ndryshoni edhe orientim, por do arrini sukses të padiskutueshëm. Në planin financiar mirë është të mos ndërmerrni shumë rreziqe sepse situata mund t’iu dalë jashtë kontrollit.


Binjakët

Do jeni shumë melankolikë gjatë kësaj dite dhe do e bëni gjithçka me qetësi. Për që keni një lidhje e sotmja do jetë perfekte për t’u argëtuar, për t’u dashuruar dhe për të kaluar momente sa më të bukura. Do i shprehni pafund ndjenjat dhe emocionet do jenë të forta. Ju beqarët do vendosni më në fund të afroheni edhe më shumë me një person që pëlqeni prej kohësh dhe mund të merrni edhe përgjigje pozitive. Në punë do arrini më në fund t’i zgjidhni edhe disa mosmarrëveshje të vogla që keni pasur. Do vazhdoni me ngadalë atë që keni nisur dhe do keni gjithçka nën kontroll. Me shpenzimet duhet të jeni të arsyeshëm.

Gaforrja

Gjatë kësaj dite duhet të tregoheni të kujdesshëm dhe nuk duhet të nxitoheni për asnjë gjë. Nëse keni një lidhje mundohuni të shmangni rivalitetin me partnerin tuaj në çdo aspekt sepse mund t’iu dalin probleme dhe vështirësi akoma më të mëdha. Më e mira është të tregoheni të duruar dhe herë pas here të hapni rruge. Ju beqarët do realizoni takime shumë të veçanta dhe jeta do ju ndryshojë me shpejt nga sa mendonit. Për punën do jetë një ditë shumë e ndërlikuar. Qartësoni njëherë idetë e më pas veproni. Vetëm në këtë mënyrë nuk do gaboni. Financat do jenë goxha më të mira se ditët e fundit.

Luani

Sot do fitoni më tepër besim në vetvete dhe do e dini mirë sot ë veproni. Çështjet e zemrës do privilegjohen tej mase. Ju të dashuruarit do kaloni më tepër kohë me partnerin dhe do gjeni mënyrën e duhur për të sqaruar edhe disa hatërmbetje. Mbrëmja do jetë më emocionuese. Jeta sentimentale për ju beqarët do jetë goxha e privilegjuar dhe zemra do rrahë akoma më fort. Në punë gjërat do iu ecin sipas planeve të bëra. Do dilni edhe si të negocioni për të përfituar sa më shumë vetë. Në planin financiar duhet të gjeni mënyrën për ta menaxhuar buxhetin sepse përndryshe do keni tronditje.

Virgjëresha

Si dita e sotme keni pasur pak në jetë kështu që shfrytëzojeni në maksimum. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë e jashtëzakonshme. Shpesh do ndiheni aq mirë pranë të dashurit të zemrës saqë do ju duket vetja si në parajsë. Ju beqarët gjithashtu do privilegjoheni dhe do realizoni takime të veçanta. Për të hedhur hapa më tej gjithçka do mbetet në dorën tuaj. Për punën do jetë ditë pozitive dhe pa vështirësi. Nëse shefat ju propozojnë diçka të re pranojeni sepse do dilni të fituar. Në planin financiar Jupiteri do ndikojë negativisht dhe mund të sjellë tronditje të vogla. Kujdes me çdo hap..

Peshorja

Edhe pse në mëngjes do keni disa dyshime të vogla për vazhdimësinë e jetës ju sërish nuk do dorëzoheni. Ju të dashuruarit, të ndikuar shumë pozitivisht nga Hëna, do keni më tepër besim tek partneri dhe do jeni të gatshëm të flisni hapur për të zgjidhur çdo keqkuptim të lindur më herët. Ju beqarët as nuk do doni ta ndryshoni statusin tuaj dhe nuk do pranoni as ftesat për njohje të reja. Në punë mundet edhe të lodheni pak apo të mërziteni nga disa fjalë të kolegëve, megjithatë në tërësi dita do jetë pozitive. Në planin financiar do japin rezultatin e duhur të gjitha përpjekjet që keni bërë së fundmi.


Akrepi

Gjatë kësaj dite do mërziteni shumë edhe vetëm kur ta mendoni të shkuarën. Mendimet e të tjerëve gjithashtu do ju lëndojnë. Për ju të dashuruarit klima yjore nuk do jetë aspak e mirë. Tensioni do mbizotërojë në çdo moment dhe mund të thoni edhe fjalë lënduese për tjetrin. Kjo gjë do bëjë që gjithë kohës të jeni të mërzitur. Ju beqarët do jeni shumë të sinqertë me ata që do joshni dhe nuk do pranoni të bëni gjëra që nuk do i ndieni. Në punë do jeni profesionistë të vërtetë. Do jeni gati edhe të bashkëpunoni me disa kolegë që nuk i keni qejf vetëm për të arritur rezultatet më të mira. Financat do kërkojnë më shumë përkujdes. Nëse nuk ja dilni dot vetë me menaxhimin kërkoni ndihmën e të afërmve.

Shigjetari

Dita e sotme do ketë edhe momente të mira edhe disa të tensionuara. Bëni kujdes me çdo hap që do hidhni. Për ju të dashuruarit e sotmja do fillojë me vrull dhe me debate, por shumë shpejt situata do qetësohet. Do i kuptoni dhe do i pranoni gabimet të dyja palët. Për ju beqarët do ketë disa takime premtuese të cilat mund t’ua zbukurojnë jetën njëherë e përgjithmonë. Në punë gjërat do ecin më së miri. Do jeni më të qartë në mendime dhe do i arrini objektivat e vëna. Me shpenzimet do jeni gjithmonë të logjikshëm dhe largpamës. Gjendja e financave ka për të mbetur goxha e mirë edhe sot.

Bricjapi

Nuk do jeni aspak nervozë si më parë gjatë kësaj dite dhe do arrini të keni një marrëdhënie të mirë me të gjithë. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë shumë e kënaqshme. Do jeni më të sinqertë me njëri-tjetrin, do qëndroni më tepër kohë bashkë, do flisni, do ndani brengat dhe do dashuroheni si do e ndjeni. Ju beqarët do keni dëshira të papërmbajtshme, por asnjë prej tyre nuk do mund të realizohet. Në punë do ndiheni paksa më të çliruar dhe jeta juaj nuk do jetë aspak rutinë. Do vazhdoni me hapa më të shpejta dhe do kënaqeni nga rezultatet. Në planin financiar nuk do keni për çfarë të qaheni sepse gjendja do jetë goxha e mirë.


Ujori

Dielli dhe Urani do ju bëjnë më energjikë gjatë kësaj dite dhe do keni aspirata të reja. Ju që keni një lidhje do jeni shumë bashkëpunues dhe tejet të logjikshëm. Gjithë kohës do mendoni për më të mirën e të dyja palëve dhe do hapni edhe rruge për këtë gjë. Ju beqarët as nuk do keni kohë të mendoni për dashurinë dhe do mbeteni me të njëjtin status. Në punë do mbizotërojë rregulli, qetësia dhe kurajoja. Nuk do ndaleni asnjë moment derisa të arrini atje ku keni dashur. Tashmë për ju nuk do ketë asgjë të pamundur. Të ardhurat jo vetëm që nuk do jenë delikate si më pare, por do kenë edhe goxha përmirësime.

Peshqit

Mos gënjeni për asgjë gjatë kësaj dite sepse keni për të pasur probleme të mëdha më pas. Nëse keni një lidhje jeta juaj nuk ka për të pasur vështirësi. Për çdo gjë do merreni vesh si duhet me partnerin dhe buzëqeshja do mbizotërojë në fytyrën tuaj. Nëse jeni beqarë në kërkim të partnerit ideal, përgatituni për surpriza të njëpasnjëshme. Gjëra të bukura do ndodhin gjithë kohës. Në punë mbrojini me çdo kusht idetë tuaja, por ama edhe logjikoni për gjithçka që do bëni. Këshillat që do iu jepen dëgjojini e më pas vendosni nëse do t’i ndiqni apo jo. Gjendja financiare do jetë goxha e vështirë prandaj tregohuni shumë të kujdesshëm me çdo shpenzim që do kryeni.

Author: horoscope