Horoskopi i muajit dhjetor: BINJAKËT dhe GAFORRJA Nga PAOLO FOX

BINJAKËT: 

Po të bëni një bilanc të vitit 2021, mund të themi me plot gojë që ka qenë pozitiv për ju. Sigurisht që krahasimin po e bëjmë me dy vitet e fundit. Në fushën profesionale priten ngritje në detyrë dhe projekte të reja.

Dhjetori do të nisë bukur, edhe pse për shkak të Marsit kundër shenjës suaj, data 13 do të shoqërohet nga nervozizmi dhe disa probleme në ambientin e punës. Nëse keni probleme ligjore, ju këshilloj të mos ngulni shumë këmbë, sepse gjithnjë është më mirë të arrini një kompromis. Menaxhoni më mirë paratë tuaja dhe shmangni shpenzimet e kota. E premtja e datës 17 do të jetë shumë interesante. Jeni ju ata që vendosni çfarë të bëni dhe si ta bëni.

Marsi do t’ju nervozojë disi në dhjetor dhe duhet të bëni shumë kujdes nëse partnerët tuaj janë të shenjës së Demit, Luani dhe Akrepit. Përgjegjësitë që keni në shtëpi nuk janë të vogla dhe do të kaloni ditë të lodhshme. Gjatë periudhës së festave do të reflektoni dhe do të vendosni se me kë doni të rrini, sidomos nëse bëhet fjalë për familjarë. Mos u pushtoni nga pesimizmi, pasi do të kalojë shumë shpejt. Përpiquni të gjeni një mënyrë për të bërë një jetë më të qëndrueshme. Kontrolloni më mirë financat tuaja, pasi këtë vit keni shpenzuar shumë, sidomos çiftet e reja. Nëse keni një marrëdhënie të gjatë, ka ardhur momenti të vendosni në do të hidhni një hap më shumë apo do t’i jepni fund. Mos i zvarritni gjërat, dëgjoni vetëm zemrën.

Ditët e fundvitit nuk do të jenë aspak të qeta, madje edhe viti i ri do të nisë me nervozizëm, sidomos nëse jeni të detyruar të punoni gjatë festave. Jepini vetes pak kohë dhe pushoni. Kujdes me nervat në ditët e fundit të vitit, mos harroni se ndonjëherë është më mirë t’i mbani gjërat për vete dhe të mos bërtisni me të madhe.

GAFORRJA: Disa raporte profesionale, që janë në krizë prej kohësh do të mbyllen në mënyrë përfundimtare. Kjo do të jetë një periudhë e tensionuar, por që në fund do të rezultojë pozitive. Do të përpiqeni të nisni gjithçka nga zero, madje që prej fillimit të vitit do të shfrytëzoni çdo mundësi që ju jepet. Në datën 29 dhjetor, Jupiteri kalon në shenjën tuaj dhe do t’ju mbrojë gjatë gjithë vitit 2022. Në janar do të zgjidhni me kujdes kolegët dhe bashkëpunëtorët e duhur. Dyshimet do t’ju shoqërojnë rreth datës 13 dhjetor. Këtë periudhë do të reflektoni më shumë për gjendjen tuaj financiare, pasi jeni përballur me vështirësi. Një makinë e re, një udhëtim, disa gjëra të paplanifikuara kanë zbrazur xhepat.

Çiftet që kanë përballuar stuhitë e javëve të fundit, nuk duhet të gënjehen nga ndikimi negativ i Venusit. Miqësitë do të bëhen vërtet të forta. Shumë nga ju janë ndikuar nga familjarë të jashtëm që nuk kanë pasur lidhje me problemet tuaja. Këto ndërhyrje nga jashtë kanë hapur më shumë telashe. Duhet të gjeni ekuilibrin në çift, sidomos nëse njëri nga partnerët ka pasur edhe probleme në punë. Kujdes se në fund të vitit mund t’ju mbërthejë një melankoli e pazakontë. Në datat 27 dhe 31, për shkak të nervozizmit s’do të doni as të mirëprisni ditën e ndërrimit të viteve.

Dhjetori do të sjellë shumë ndryshime planetare, ndaj është normale që ndiheni disi të tensionuar. Përpiquni të kaloni depresionin, frikën dhe pasigurinë që ju kaplon në fundvit. Nëse keni në krah personin e duhur, do ta keni shumë të lehtë ta kapërceni këtë situatë. Mos harroni se viti 2022 do të sjellë shumë qetësi për të lindurit në shenjën e Gaforres.

Author: horoscope