Horoskopi i muajit gusht: BINJAKËT dhe GAFORRJA

Nga PAOLO FOX

BINJAKËT: Gushti do të jetë një muaj plot gjallëri, sikurse muajt e fundit. Problemet në punë do të jenë të zgjidhshme. Nëse dikush ngatërrohet me ju në këtë periudhë, s’e ka mirë punën.

Parashikohen ndryshime profesionale, sidomos në bashkëpunimet me kolegët apo partnerët. Shmangni debatet. Kjo periudhë konfirmimi dhe tensioni do të marrë fund shumë shpejt. Do të kaloni nga ato ditët që do të mendoni thjesht të zhdukeni dhe kaq. Mjafton të ruani ato që keni pa pretenduar shumë. Nuk do të ishte ide e keqe të prisni shtatorin për projekte të reja. Nëse keni firmosur një kontratë apo keni dhënë fjalën, ndoshta duhet ta mendoni për herë të dytë. Gushti do të sjellë edhe disa shqetësime fizike rreth datës 10.

Çiftet e konsoliduara nuk kanë përse të tremben, por historitë e dashurisë që janë krijuar si për shaka këto kohë, do të kenë probleme. Pasioni do të jetë më i ulët këta muaj. Tradhtitë do të paguhen shtrenjtë, pasi lidhjet paralele nuk do të jenë aspak të suksesshme. Gushti nuk dhuron emocione të mëdha për të vetmuarit. Për arsye nga më të ndryshme, brenda familjes do të ketë tensione.

Tekefundit, dikush duhet të punojë më shumë për të bërë pushimet. Keni një dëshirë të madhe të hiqni qafe njerëzit e bezdisshëm që keni përreth, ja pse duhet të përfitoni nga Venusi dhe më datë 16 t’i përballoni.

Energjitë do t’ju bien pasi muaji do të jetë i lodhshëm. Më mirë mos u lodhni dy javët e para pasi Marsi dhe Venusi janë kundër. Java 9-15 gusht do të jetë shumë e tensionuar. Ju jeni shenja zodiakale e lëvizjes, pasi ju drejton Mërkuri, korrieri që gjithmonë nxitonte.

GAFORRJA: Është më mirë ta rrihni hekurin sa është i nxehtë, që do të thotë dy javët e para të muajit janë më të mirat. Gushti nuk do të jetë një muaj i qetë, pasi do të vini në zbatim të gjithë projektet që keni për vitin 2022. Ja përse është momenti të reflektoni se çfarë dëshironi në të vërtetë. Ditët fluturojnë nxitimthi. Nuk do të mungojë edhe një intervistë pune. Intuita nuk para ju gabon.

Ditët në vijim janë interesante edhe për ata që nuk duan të jenë më pjesë e një situate që nuk ju dhuron më asnjë stimul. Kush nga ju nis një nismë të re, në vitin 2022 e pret suksesi. Shpenzimet e grumbulluara me kalimin e kohës janë të mëdha. Gushti s’është shumë fitimprurës për sa u përket të ardhurave.

Jupiteri s’është më aktiv në shenjën tuaj, ja përse të gjithë ata që duan t’i çojnë marrëdhëniet më tej apo t’i ligjërojnë, duhet të hidhen në veprim. Kush është me fat dhe ka partnerin e duhur në krah, është gati që tani të formojë një familje. Në datën 16 mund të lindë një debat i vogël me dikë që keni kundër. Në datat 18, 19, 25 dhe 26 do të mërziteni nëse gjërat s’shkojnë në drejtimin e duhur. Gushti është muaj intrigues për aventurat sentimentale. Vlerësojini me kujdes edhe miqësitë e reja, pasi Mërkuri ju vjen në shenjë pas datës 11.

Yjet dhurojnë plot energji, ja përse do të jeni protagonistë deri në fund të muajit. Kur gjithçka duket se është qetësi, pikërisht ju trazoni ujërat. Ditët e fundit të gushtit do të sjellin disa probleme ligjore, që do të ndikojnë edhe në gjendjen psikofizike.

Author: horoscope