Horoskopi i muajit gusht: LUANI dhe VIRGJËRESHA

Nga PAOLO FOX

LUANI: Mërkuri vazhdon të qëndrojë në shenjën tuaj. Kjo nuk është një periudhë kur të ardhurat do të vërshojnë lumë, por do të shlyeni ndonjë borxh të vogël të mbetur nga e shkuara.

Ndryshimi nga vera e kaluar është i madh. Keni më shumë mundësi punësimi, projekte të reja ambicioze. Nëse keni nisur një punë të re, bëni çmos që të përshtateni sa më shpejt. Ju këshilloj që më mirë të prisni vjeshtën për lajmet apo konfirmimet që prisni. Të favorizuar janë ata që bëjnë punë krijuese, sidomos rreth datës 16. Do të vini re disa vonesa në aspektin profesional, ligjor apo edhe nëse keni një kompani tuajën. Këmbëngulni pak më shumë për të kapërcyer këto pengesa burokratike.

Zemra juaj është plot emocione që prej muajit të kaluar. Madje, edhe çiftet që kanë pasur disi probleme, do ta gjejnë veten duke bashkëpunuar shumë mirë. Në datat 14, 15 dhe 21 do të ndiheni disi nervozë për shkak të vonesave që karakterizojnë këtë muaj. Lidhjet e krijuara këtë muaj do të jenë premtuese. Brenda në familje do të bëni disa debate në lidhje me pagesën e një qiraje apo të një restaurimi.

Ekziston mundësia të humbni disa para nëse nuk gjeni njerëz të besueshëm. Komunikoni më së miri me të lindurit e shenjës së Peshores dhe të Dashit. Ky është një moment force për ata që kërkojnë dashurinë. Pasioni kthehet në fund të gushtit falë një takimi që nuk do të jetë aspak i rastësishëm.

Jupiteri dhe Saturni janë ende kundra shenjës suaj, ja përse do të përballeni me disa problematika dhe me lodhje. Këtë periudhë jepuni hapësirë projekteve që ju dhurojnë qetësi.

VIRGJËRESHA: Ky është një muaj kreativ dhe produktiv, ja përse të gjithë ju nuk do të jeni me pushime. Madje e kundërta, tri javët e para do të bëni një marrëveshje shumë të mirë ose do të nisni një punë të re, që do t’ju sjellë të ardhura. Nisni të mendoni për perspektivën gjatë vjeshtës. E ardhmja që ju pret është e qetë dhe optimiste. Të gjithë profesionistët janë në një periudhë rritjeje.

Studentët janë shumë të favorizuar, teksa data 23 mund të sjellë lajme të mira pune. Problemet për blerjen e një shtëpie apo të një prone do të finalizohen me lajme të mira. Menjëherë pasi Mërkuri hyn në shenjën tuaj më datë 11, nuk do të mungojë instinkti dhe propozimet e mira. Bashkëpunimet në skuadër janë të favorizuara.

Ky do të jetë një muaj i mbarë për martesat dhe bashkëjetesat. Ndikimi i Venusit dhe Uranit në ditët e para të gushtit është shumë i rëndësishëm. Do ta keni të lehtë të gjeni një partner. Nëse sapo jeni ndarë, duhet kurajë, sidomos ju që jeni të ndrojtur. Java 9-15 do të jetë shumë interesante. Ju këshilloj t’i rezervoni pushimet dy javët e para të muajit. Këtë periudhë do të merrni frymë lirshëm, madje niveli emotiv është aq i lartë sa të ndiheni gati të hidhni një hap të madh në marrëdhëniet tuaja. Sinqeriteti juaj ju favorizon gjithmonë. Gushti sjell surpriza në dashuri.

Lodhjen e muajve të fundit do ta kaloni pikërisht këtë muaj. Problemet kalohen më mirë kur je dy vetë, ja përse është çasti i duhur për të vlerësuar atë çka keni në çift. Pas datës 11, Mërkuri kalon në shenjën tuaj dhe gjendja juaj psikofizike do të përmirësohet.

Author: horoscope