Do të flisni shpesh për punë në këtë 2023, dhe gjashtë muajt e parë do të jenë themelor për të kuptuar çfarë do të bëni nga maji e më tutje, kur disa pengesa do të dalin rrugës; Këshillohet të mos rrezikoni dhe të vini mënjanë pak para.
Do të jenë të nevojshme kur Jupiteri të kthehet sërish në retrogradë nga 16 maji. Kush ka ndërruar vend ose grup punë vitin që shkoi, mund të dëshirojë sërish të shkojë tjetërkund, për momentin nuk mund të bëhet shumë por mund ta rikonsideroni rreth fundit të pranverës. Në janar pra, nuk është akoma momenti për të modifikuar strategjitë ose drejtimin tuaj, duhet ta rrethoni veten me persona më bashkëpunues dhe të vazhdoni përpara me projektet dhe programet që keni, në disa raste edhe duke shtrënguar dhëmbët. Nuk përjashtohet që duke filluar që nga ky fund muaji të gjithë ata që kanë një aktivitet në skadencë ose një kontratë pune për të rinovuar të jenë më të shqetësuarit. Rastet e mira gjithsesi nuk do të mungojnë, pas pak javësh Saturni do të fillojë një tranzit mbështetje ndaj një situate të pasigurt. Do të ishte mirë që nga ky moment që të linit mënjanë ndnjë kursim dhe të mos rrezikoni me investimet. Kush ka filluar një aktivitet prej pak ditësh, me siguri do t’I dalin shpenzime të paparashikuara. Një projekt duhet të ridimensionohet nëse kushton shumë.
Në dashuri më mirë të evitoni komplikimet. Do të ketë ditë të vështira përpara si e djela e 8 janarit, e hëna e 9 janarit, e djela e 22 janarit dhe e hëna e 23 janarit. A keni dyshime? Ndoshta po, por vetëm për ata që kanë një histori të gjatë në kohë dhe nuk e dinë nëse duan ta vazhdojnë lidhjen ose jo. Pasiguritë e vërteta të janarit pra, kanë të bëjnë me menaxhimin e sferës sentimentale. Nëse të keni lidhje jashtë martesore tregoni kujdes. Nuk është momenti për të lënë në dorë të fatit situate jo të qendrueshme. Nuk është një qiell i aftë për të hequr shpenzime radikale, por nëse nuk gjendet një ekuilibër sa më shpejt të jetë e mundur, rrezikohet nga mesi i majit të mbyllen raportet që kanë patur vështirësi. Është e domosdoshme të shmangni sjellje krenarie dhe kritike: Është ok të tregoheni luftëtarë, ndoshta edhe pak intolerant, por mos e ekzagjeroni. Më mirë të pranoni kompromise. Kush ka dalë nga një lidhje e gjatë, vështirë se do të pranojë entuziazmin e një dashurie të re. Nga kjo pikëpanmje, shkurti do të ketë karakteristika më të mira.
Ka pak shqetësim dhe kësaj radhe tensioned mund të vijnë pikërisht nga familja, probleme të vgla ose të mëdha që kanë të bëjnë me persona të afërt që nuk janë shumë mirë nga ana shëndetësore. Mbani distancë nga ata që kanë fuqinë për t’ju nervozuar. Fundi i muajit do t’ju gjejë të lodhur. Bëni kujdes nga ditë si e shtuna e 28 janarit dhe e djela e 29 janarit. Mund të përballoni gjithçka me pak qetësi të brendshme.