Horoskopi i muajit janar: BINJAKËT

BINJAKËT

Muaji i parë i vitit sjell një mbarësi që do ta kishte zili kushdo, për shkak të ndikimit të Jupiterit dhe Saturnit. Nëse keni nisur një punë të re, ose nëse keni pasur probleme në rimëkëmbjen e një aktiviteti, që nga ky moment gjërat shkojnë shumë më mirë.

Mund të kërkoni një rritje të vogël rroge, ose mund të çliroheni nga një barrë. Këtu bëhet fjalë për sipërmarrës të cilët janë detyruar të vazhdojnë një sipërmarrje, pavarësisht ngurrimeve të dy vjetëve të fundit. Pas datës 18 duhet t’u kushtoni vëmendje risive dhe ideve pozitive. Do të keni mundësi t’i përvisheni punës, por edhe t’i kushtoheni dashurisë. Nëse keni një jetëshkrim të pasur, dikush mund t’ju ofrojë diçka konkrete.

Keni kaq shumë çështje profesionale dhe praktike me të cilat duhet të merreni në janar, sa shpresoj të keni kohë për t’u marrë me dashurinë. Nuk diskutohet dëshira për të krijuar lidhje dhe takimet e zhvilluara në janar do të përsëriten edhe në shkurt. Ky është muaji ideal për çiftet që duan dhe mund të bëjnë fëmijë. Ata që janë ndarë dhe mendojnë se nuk kanë më raste që ia vlejnë, duhet të ndërrojnë mendim. Nuk duhet të shtoni ankthin në marrëdhëniet në çift, edhe nëse diçka nuk shkon. Është e rëndësishme të bëni një analizë serioze të emocioneve tuaja dhe të synoni njohje të reja. Madje edhe ndarjet shihen me sy të mirë, sepse sjellin risi dhe në shumë raste, ata që duan të largohen nga një lidhje do ta bëjnë se kanë krijuar një lidhje tjetër. Çiftet e forta, edhe pas një krize, do të gjejnë zgjidhjen dhe intimitetin e humbur në të shkuarën. Gjysma e dytë e muajit është pa diskutim edhe më e mirë për të marrë veten ndjeshëm në aspektin psikofizik. Sidomos nga data 18-24. Me gjasa do të keni probleme stinore rreth datës 16. Duhet të sistemoni jetën, ta bëni pak më të qetë.

Author: horoscope