Pjesa e parë e vitit e gjen përsëri Jupiterin në retrogradë, kjo nuk do të thotë që gjërat shkojnë keq por impenjimet që keni marrë përsipër nga vjeshta e kaluar janë shumë të rënda. .
Nuk përjashtoj ardhjen e një detyre të re, e një përgjegjësie më të madhe. Por jo çdo gjë është e lehtë për t’u menaxhuar, kështu që duhet të rikuperoni pak qetësi. Mos u druani sepse është e vërtetë që 2023 vjen në një mënyrë pak të lodhshme, por do të ketë një kthesë të madhe në pranverë. Janari vjen me mërkurin në shenjë, aspekt që prek direkt duke filluar nga data 19. Është e mundur që në dy javët e parë ta rimendoni rolin tuaj ose të keni diskutime se si të veproni në muajt e ardhshëm, por që nuk janë shqetësuese sepse i keni shpatullat “e mbrojtura”. Vështirësitë e vërteta mund të lindin nëse keni në krah persona që nuk ju meritojnë, ose që janë aleatë pak të sinqertë. Është e mundur që së fundmi të jeni bërë të vetëdijshëm që jo të gjithë punojnë siç duhet dhe mbi të gjitha jo në favorin tuaj. Kërkohet të gjeni kush do të jetë rruga e duhur për t’u ndjekur në muajt e ardhshëm. Parashikohet që nga marsi shumë raporte do të ndryshojnë dhe që brenda qershorit do të ketë kontrata të reja që do të firmosni.
Yje të favorshëm por edhe stresues për punën do të sjellin në mënyrë të pashmangshme një determinim dhe gatishmëri më të vogël kohe për çështjet e dashurisë, por kjo nuk do të thotë që s’duhet të bëni asgjë në aspektin sentimental, edhe pse shpërqendrimet do të jenë të shumta. Mos harroni rëndësinë e dashurisë; kur kemi vështirësi pune për të përballuar, ose kur duhet të mbajmë një ritëm të caktuar, të paturit në krah të një personi konfident dhe protektiv është diçka thelbësore. Çiftet që kanë rezistuar deri më sot duhet të bëjnë kujdes. Nga marsi saturni do të jetë në favorin tuaj, më pas do të vijë një Jupiter I mrekullueshëm, kështu që ruani qetësinë. Janari mund të jetë në periudha të caktuara i lodhshëm, me shqetësime ose mungesa të vogla, që do të rikuperohen në javët në vijim. Ndjenjat që nisin tani mund të jenë konfliktuale ose të rrezikshme në qoftë se jetohen paralelishtt me një histori tjetër. Ditët që mund të jenë me pak presion janë e premtja e 6 janarit, e premtja e 13 janarit dhe e enjtja e 26 janarit.
Pjesa e parë e vitit sjell sakrifica të vogla që vijnë si rezultat i një fundit impenjativ të 2022. Është e mundshme që të jeni akoma të lodhur, ndoshta është rasti që të ms lodheni shumë fizikisht , veçanërisht në periudhën e mesit të muajit. Emocionet e mira do të kthehen bashkë me energjinë që nga 27 janari kur Venusi do të nisi një tranzit pozitiv.