DEMI
Atyre që kanë nisur një aktivitet të ri, papritur mund t’u duket sikur po humbin kohë. Do t’ju shtohet dëshira për të bërë diçka ndryshe. Sipërmarrësit dhe ata që merren me një biznes të vetin brenda shkurtit duhet të reduktojnë shpenzimet, ose në disa raste do të bëni edhe shkurtime stafi. Janari është muaj kursimesh në aspektin profesional, por edhe i diskutimeve të vazhdueshme.
Do të ndodhë një ndryshim i padëshiruar, por i imponuar nga fati. Nëse prisni një lehtësim në janar, me gjasa nuk do të ndodhë deri në maj. Ata që kanë një aktivitet të vetin dhe duan të zgjerohen mund ta kenë të vështirë të sigurojnë lejen e duhur. Disa të tjerë mund të hasin në pengesa për motive banale. Do të ndieni një ngadalësim të përcaktuar nga Saturni, që do të ndihet kryesisht në aspektin ekonomik. Megjithatë, në janar mund të filloni të përgatiteni për rikthimin e madh e të shumëpritur që do të ndodhë në pranverë. Janari ofron mundësi të mira pune. Shmangni shpenzimet e tepërta për nevojat shtëpiake dhe familjare, sepse një kredi ose një borxh i vjetër mund t’ju rëndojnë ca më shumë.
Ndjenjat janë gjithnjë e më të rëndësishme, ndonëse aspekti profesional nuk ndikon për mirë. Para majit është e vështirë të ketë situata të reja favorizuese. Pikërisht në çaste të tilla dallohet madhështia dhe forca e një dashurie. Fatmirësisht, në janar do ta keni këtë mundësi. Megjithatë, duhet të bëni kujdes nga një ish-partner me të cilin ka mbetur pezull një çështje që lidhet me paratë. Është më mirë të diskutoni, sesa të sulmoni ose të nisni një betejë të gjatë ligjore. Ata që duan të ndryshojnë shtëpinë, me gjasa deri në pranverë mund të mos kenë të ardhurat e duhura. Dashuritë që do të lindin në janar mund të jenë intriguese. Duke qenë njerëz shumë të lidhur me të shkuarën, mund të interesoheni edhe për dikë që deri më tani e konsideronit mik, por e shihni me tjetër sy tashmë. Rreth datës 21 prisni lajme. Janari nuk e favorizon shumë shëndetin fizik, pasi ndikimi i planetëve nuk është favorizues.