Muaji fillon me Jupiterin në retrogradë.
Me shumë mundësi do të zvarrisni një situatë pasigurie të lidhur me një ngjarje të vitit të kaluar, ose më saktë do të bëni një “rikonstruktim” të situatës, duke qenë se shumë gjëra kanë ndryshuar dhe ka qenë e nevojshme të rishikohen disa strategji në punë. Por nuk duhet të mendoni që janari, muaji në të cilin do të ketë shumë momente dekurajimi, identifikon gjithë huorin tuaj përgjatë vitit 2023, sepse që nga muaji maj dhe më tutje do të keni zgjidhje më të mëdha. Shpresoj të keni patur një evoluim përgjatë muajve të fundit, por mbi të gjitha nëse të keni qenë të rrethuar nga njerëz besnikë, pasi mund të mbeteni të fyer nëse ndjeni se ju kanë tradhtuar.
Mund të jetë e pakëndshme për ju si punonjës nëse nuk vlerësoheni siç duhet. Në një ambient pak të sikletshëm, duhet të shohësh përpara duke patur besim tek e ardhmja. A do jetë kjo e mundur? Jeni një shenjë ajri dhe për fat dini se si t’ia hidhni edhe në momentet më të vështira. Mund të kaloni problemet me aftësi dhe kreativitet. Nxirrni në pah pak diplomaci, përndryshe në datat si 13, 14 dhe 20 janar do të ndjeni se po ju humb durimi. Por kush udhëheq një grup dhe ai që ka përgjegjësi politike, ka ardhur koha për të bërë zgjedhje të reja, për t’u drejtuar tjetërkund. Vendimet janë shumë dhe shpesh jo të lehta, në këtë muaj të vitit.
Në planin e ndjenjave yjet ndhmojnë më shumë. Në fakt do të nisin me një tranzit shumë të bukur të Venusit në një trekëndësh, aspekt pozitiv për Marsin. Ndoshta është pikërisht dashuria ajo që mund t’ju ngushëllojë për momentin, sigurisht me personin e duhur; nevoja për të jetuar sferën emotive dhe sentimentale, sipas natyrës tuaj ekspansiv, bujare dhe impulsive është gjithmonë e më shumë mbizotëruese. Me këto yje është e nevojshme të jeni të ndershëm, deri në fund, edhe me koston që mund të humbni diçka. Në qoftë se mbyllet një lidhje, ka mënyra për të treguar prova bujarie të mëdha, duke evituar zënkat dhe duke kërkuar të tjera pika referimi. Çiftet që e kanë ndjerë më shumë efektet e Jupiterit në retrogradë, që nga viti i kaluar, edhe nëse janë në kulmin e pasigurisë do të kenë mënyra për të folur sinqerisht dhe për të zgjidhur mosmarrëveshje ligjore ose tensione të fundit. Pikërisht në ditën e epifanisë mund të lindë një moment sikleti në familje por fundi i muajit do t’ju japë më premtues.
Në aspektin fizik keni bërë shumë në 2022, kështu që këshillohet që në këtë fillim viti të bëni pak pushim dhe t’u jepni përparësi vetëm gjërave më të domosdoshme. Ka patur nga ata që kanë hasur probleme fizi`ke dhe duhet të bëjnë kontrolle, duhet të jeni optimist sepse sa më shumë të afrohet maji, aq më shumë zgjidhje do të keni edhe në rastet kur mund të keni probleme të mëdha. Nëse keni një punë të qëndrueshme, përpiquni të mos e hidhni çdo gjë poshtë për shkak të krenarisë ose gjërave të tilla të vogla. Përndryshe do të ndiheni të demotivuar dhe pa humor.