Horoskopi i muajit korrik: PESHORJA dhe AKREPI Nga PAOLO FOX

PESHORJA

Në tërësi, korriku është muaj i favorshëm. Duhet të filloni që tani të zbatoni ide të mëdha, pasi falë ndikimit të favorshëm të Saturnit, do të janë afatgjata si ide. Nga kjo do të përfitojnë sidomos ata që vjet kanë kaluar shumë vështirësi. Është periudha ideale për ata që duan të heqin dorë nga situata që nuk u falin më kënaqësi. Venusi dhe Marsi janë në shenjën tuaj në datat 6 dhe 12, por duhet të bëni kujdes në datat 12 dhe 28.

Korriku nis në mënyrë interesante, por mos merrni përsipër faje për një marrëdhënie që nuk funksionon më. Qielli është aq favorizues, sa asgjë s’është e pamundur në dashuri. Ditët në vijim do të karakterizohen nga takime emocionuese dhe dashuri plot pasion.

Ndikimi i Marsit mund t’ju shkaktojë trazira dhe nervozizëm, ose edhe ndonjë problem shëndetësor, sidomos në datat 22 dhe 23. Gjithsesi, do ta merrni veten në fund të muajit.

AKREPI

Një grup pune është ndryshuar prej muajsh, ose po ndryshon. Doni të largoheni nga një situatë që nuk ju fal më kënaqësi. Sfera profesionale karakterizohet nga pasiguri, si pasojë e ndikimit të jashtëm social, përveç tensionit tuaj të vazhdueshëm të brendshëm. E keni të vështirë të bini dakord me ata që ju rrethojnë. Duhet t’i diskutoni çështjet familjare, por edhe ato profesionale, para se të vendosni me kokën tuaj.

Tri javët e para të muajit do të karakterizohen nga diskutimet. Çiftet që janë prej kohësh bashkë rrezikojnë një periudhë të gjatë reflektimi. Mos ngurroni të krijoni njohje të reja nëse jeni vetëm. Mos e lejoni pesimizmin në jetën tuaj.

Disa problematika familjare janë të pashmangshme dhe duhen përballuar me guxim. Data 12 do të karakterizohet nga lodhja fizike. Por nga data 22, deri më datë 29, ndikimi i Venusit në shenjën tuaj do të sjellë ndryshime pozitive.

Author: horoscope