DASHI:
Duket vërtet se yjet kanë një pëlqim për Dashin: Jupiteri është aktiv dhe Dielli vazhdon një kalim të dobishëm deri në datën 20. Muaji do të nisë me një situatë të shkëlqyer astrologjike që ka disa muaj që është aktive dhe kjo favorizon jo vetëm ata që kërkojnë një biznes të ri, por edhe profesionistët që janë përpjekur të konfirmohen gjatë muajve të fundit duke kryer aktivitete të rëndësishme.
Nëse keni për të biseduar me dikë diçka të rëndësishme, data 10 është e duhura. Motivimi nuk ju mungon. Shumë nga ju do të investojnë në një dyqan, në një aktivitet, për një ide të re ose janë të lumtur që diçka e re po nis, pasi ishin në një periudhë ngërçi. Rëndësi ka të mos nxitoheni. Gjatë prillit, Marsi, planeti juaj sundues, do t’ju dalë kundër, ja përse do të trazohen edhe disa gjëra. Por me pjesën tjetër të yjeve në anën tuaj, ju do të arrini të kapërceni çdo pengesë në mënyrën më të mirë.
Ata që s’janë të dashuruar, nuk do të thotë se s’do të provojnë pasionin. Që prej fillimit të vitit, yjet kanë favorizuar takimet e reja. Pavendosmëritë mund të lindin ose të vazhdojnë vetëm nëse përpiqeni të zgjasni një lidhje që nuk funksionon më, ose nëse qëndroni të mbërthyer pas historive të parealizueshme. Është koha për të jetuar marrëdhënie të këndshme, të qeta, të bazuara në planifikime.
Çiftet e konsoliduara do të mbështesin njëri-tjetrin, madje një nga partnerët do të sakrifikojë shumë për hir të dashurisë. Me një horoskop kaq intensiv, rreziku i vetëm është që të përjetoni shumë emocione së bashku. Kjo mund të ndodhë edhe me ata që janë të martuar ose që bashkëjetojnë, por vetëm nëse lidhja zyrtare nuk është më interesante.
Pranvera ofron një ngarkesë të jashtëzakonshme. Do të vini re që në pjesën e dytë të prillit do të ndiheni shumë të fortë. Grija e së shkuarës zëvendësohet nga një situatë plot ngjyra, e gjallë, e cila do të kulmojë dhjetë ditët e fundit të muajit. Një dashuri e re mund të sjellë optimizëm dhe mirëqenie. Mos i nënvlerësoni takimet.
DEMI:
Po u afrohemi muajve më të nxehtë të vitit në aspektin astrologjik. Prilli premton për mirë. Venusi do të qëndrojë në shenjën tuaj deri në datën 11 dhe, më në fund, edhe Saturni, pas disa muajsh armiqësie do t’ju mbështesë. Mos u stërmundoni më për të realizuar çka doni, krejt e kundërta! Ata që kanë punuar mirë, do të shpërblehen dhe do t’i zgjidhin lehtë problemet. Studentët duhet të përgatiten për muajin, do të favorizohen ata që janë një hap larg diplomimit ose që do të përballen me një provim të rëndësishëm. Katër muajt e ardhshëm janë vendimtarë.
Disa të afërm janë përpjekur të pengojnë këtë zhvillim tuajin, por deri në fund të muajit do të merrni hak edhe ndaj tyre. Përparësi këtë muaj do të kenë çështjet ekonomike. Mërkuri hyn në shenjën tuaj më 3 prill. Ata që presin të marrin një kompensim ose zgjidhjen e një gjyqi, do të mund të marrin lajme të mira. Do të keni disa vonesa në fund të muajit, por do të kapërceni gjithçka me yje kaq miqësore.
Nuk është nevoja të ngurroni, yjet e prillit konfirmojnë lidhjet e lindura në mars. Ata që kanë përjetuar një ndarje, tashmë kanë një pasion të ri në zemër. Njohjet e reja drejtohen të gjitha nga Mërkuri, i cili, duke hyrë në shenjë më 3 prill, premton lajme të mira për disa javë rresht. Ata që janë vetëm, duhet të fillojnë të shikojnë përreth. Më mirë mos u lodhni për të rikuperuar marrëdhënie të padobishme ose që kanë marrë fund tashmë. Çiftet e konsoliduara po mendojnë për një fëmijë. Jupiteri përfaqëson pjellorinë dhe mundësitë e reja. Një pasion i pamundur nuk duhet të shërbejnë si ngushëllim për emocionet e pashprehura. Më mirë bëhuni realistë.
Kalimi i Mërkurit në shenjën tuaj do të sjellë energji dhe dëshirë për të gjetur një ekuilibër të mirë brenda vetes. Kushtojini vëmendje të ushqyerit. Hëna e re do të sjellë guxim dhe dëshirë për të bërë gjëra. Data të favorizuara për të nisur një projekt apo për t’u kujdesur për veten janë 20 dhe 21.