Horoskopi i muajit prill: LUANI dhe VIRGJËRESHA Nga PAOLO FOX (I Detajuar)

LUANI:

Tensioni i mbetur nga muajt e kaluar dhe për shkak të ndikimit negativ të Uranit, nuk do t’ju kufizojë të veproni apo të bëni ndryshime. Prej kohësh doni të ndërroni vend pune, kompani apo kolegë. Mundësitë më të mira vijnë nga data 11, kur Mërkuri aktivizohet sërish. E vetmja pengesë e kësaj periudhe mund të jenë paratë. Keni lënë diçka pezull, një faturë ose shpenzime më të mëdha nga sa prisnit.




Të enjten e datës 20 do të zhvilloni një takim, i cili do t’ju zemërojë. Mos improvizoni shumë, sidomos gjatë dhjetë ditëve të fundit të muajit. Është gjithmonë më mirë t’i ruani marrëdhëniet e punës. Dikush ju ka pasur zili për rolin tuaj dhe jeni përballur me kaq shumë polemika, sa herë pas here pyesni veten se kush ju shtyn të ecni përpara. Nuk duhet të keni frikë, sepse herët a vonë do t’jua njohin meritat. Edhe nëse ju është dashur të hiqni dorë nga një detyrë, mundësitë e duhura i keni përpara.

Është e rëndësishme të rivendosni një ekuilibër të caktuar në fushën e ndjenjave, nëse nuk keni qenë të qetë për një kohë të gjatë. Prilli është një muaj që ju nxit t’i kushtoni më shumë kohë punës, ndaj është normale që në dashuri të ketë mungesa dhe vëmendja të përqendrohet në çështjet ekonomike. Ndodh shpesh që çiftet më të konsoliduara të debatojnë për arsye praktike, për shkak të ngjarjeve jashtë familjes, si marrëdhëniet e vështira me të afërmit apo menaxhimi i punëve brenda shtëpisë. Ju nuk jeni nga ata që debatojnë, por dikush ju përfshin në një debat që nuk ju pëlqen. Mos harroni se ky është një vit me përgjegjësi të mëdha për ata që kanë fëmijë.




Prilli do të jetë kryesisht i lodhshëm. Do të keni kaq shumë gjëra për të bërë. Bëni çmos që gjatë fundjavave të mos takoni njerëz që përcjellin energji negative. Jupiteri ju mbron,  por ndonjëherë do t’ju duket sikur po bëni gjithçka vetë, ndaj edhe do të ndiheni të lodhur. Do ta keni të vështirë të duroni imponimet dhe rregullat. Shkalla e tolerancës duhet të jetë zero.

VIRGJËRESHA: 

Marsi do të ndikojë sërish pozitivisht edhe gjatë prillit. Nuk do t’ju mungojë dëshira për të realizuar projekte të ndryshme. Çmimi që do të paguani s’do të jetë i madh. Kushdo që është në garë për një vend prestigjioz pune, duhet të llogarisë mirë se kush e mbështet, që ta ketë rrugën më të lehtë. Vizioni që keni për të ardhmen është disi i paqartë, ndaj jeni duke menduar se roli i papërcaktuar që keni tani duhet të ndryshojë.

Tani për tani është thjesht një dëshirë. Një situatë e papërfunduar ose një situatë e menaxhuar keq vitin e kaluar mund të rikthehet, por falë këmbënguljes suaj do të rregulloni gjithçka që është e gabuar. Nismat në fusha të reja janë të suksesshme, por duhet të keni kujdes me kontratat, marrëveshjet dhe klauzolat. Me ardhjen e Diellit në shenjën tuaj, i cili ju favorizon prej datës  20, disa dyer hapen dhe dy ditët e fundit të prillit mund të jenë të rëndësishme. Burimet ekonomike janë më të mëdha, pasi do të fitoni më shumë. Datat 20 dhe 21 do të jenë më intriguese.

Prilli s’do të jetë muaj i vështirë, por mund të ketë ndërlikime serioze, nëse stresi i grumbulluar ju rëndon më shumë. Për t’u ndier mirë me partnerët, duhet të keni më shumë kohë, të jeni më të çlirët, më të kthjellët. Prej datës 12 prill duhet të tregoheni më të kujdesshëm. Vëmendje të veçantë duhet t’u kushtoni datave 15 dhe 16, do të jetë një fundjavë e veçantë për çiftet që kanë qëndruar paksa të heshtur gjatë muajve të fundit. Vëmendje maksimale për çdo tradhti që mund të lindë për hakmarrje.

Është e pashmangshme që prilli të jetë më i lodhshëm fizikisht, por, në të vërtetë, nuk jeni ndalur në asnjë çast që nga fillimi i vitit. Ndonjëherë krijoni në kokë disa probleme që as nuk ekzistojnë. Nevojitet kujdes veçanërisht në datat 15, 16, 22 dhe 23.

Author: horoscope