PESHORJA:
Muajt e parë të vitit nuk kanë shkuar edhe aq mirë, por pritet një lajm i shkëlqyer dhe diku nga mesi i majit gjërat do të ndryshojnë kryekëput. Mos u rrëmbeni nga ngjarjet që ndodhin rreth jush. Përballuni me gjithçka duke përdorur logjikën dhe arsyen. Ju mendoni se vleni më shumë nga ç’mendojnë të tjerët dhe në disa raste doni edhe të hakmerreni. Shumë situata zhbllokohen nga fundi i pranverës, ndaj tani është më mirë të përqendroheni në angazhimet tuaja dhe t’i çoni deri në fund.
Vëmendje në datat 12, 13, 18 dhe 19. Ata që thjesht nuk mund të marrin atë që duan nga kompania ku punojnë prej pak kohësh, do të kenë një dëshirë të madhe për të lëvizur dhe për të vlerësuar ofertat e reja. Yjet do t’jua plotësojnë këtë dëshirë edhe falë këmbënguljes suaj. Kushdo që nuk ka punë, është i pasigurt ose ka pasur vështirësi të mëdha, bën mirë të kërkojë. Prilli nuk sjell përgjigje të menjëhershme. Data më e favorshme do të jetë 28.
Kur kaloni momente të lodhshme, rrezikoni që të gjithë shqetësimin ta shkarkoni te partneri. Nëse nuk jeni mjaftueshëm me fat që të keni dikë pranë që ju kupton dhe duron, do të viheni në lëvizje. Çiftet e konsoliduara duhet të shmangin konfliktet dhe garën mes tyre, sidomos nëse bëhet fjalë se kush sjell më shumë të ardhura në shtëpi. Nëse i tregoni partnerit se jeni ju që “mbani familjen”, poshtërimi i partnerit vë në rrezik stabilitetin e çiftit. Ata që sapo janë ndarë, do të përqendrohen te historitë e reja të dashurisë, sidomos nga mesi i majit. Prilli do të jetë më i ëmbël pas datës 20.
Gjithçka do të shkojë më së miri në aspektin fizik, sidomos pas datës 20, kur yjet japin energjinë e nevojshme për të përballuar angazhime të rëndësishme. Për ata që duan të kryejnë një kurë estetike, dhjetë ditët e fundit të muajit janë më interesantet. Ditët më të trazuara do të jenë datat 18 dhe 19.
AKREPI:
Nëse dëshironi me ngulm të vazhdoni një projekt ose të realizoni një ndryshim, ky është muaji i duhur për të vlerësuar të mirat dhe të këqijat. Duhet të nxitoni, sepse nga data 16 maj mund të jetë vonë ose mund të keni më shumë vështirësi në realizimin e idesë suaj. Disa prej jush po përpiqen të përmirësohen brenda së njëjtës kompani, ndërsa disa të tjerë janë të mërzitur, pasi mendojnë se nuk janë vlerësuar si duhet dhe duan të largohen. Ka të ngjarë që prilli të sjellë ditë gjatë të cilave do të ngrihet zëri, do të ketë nevojë për sqarime.
Në datat 3 dhe 9 planetët s’do të jenë edhe aq miqësorë, ndaj duhet të luftoni shumë për të arritur atë që doni. Do të ketë ditë nervozizmi, por jo të pasigurta. Ju jeni plotësisht përgjegjës për zgjedhjet tuaja, por ndiheni të vetëm përballë botës dhe kjo mund ta bëjë gjithçka më të vështirë. Kundërshtimi i Mërkurit tregon se nuk ju ndihmojnë në mënyrën e duhur. Një ndjesi armiqësie që e ndieni prej kohësh po theksohet më shumë. Për fat të mirë, ju jeni të fortë dhe do të dini ta ktheni lojën në favorin tuaj. Gjatë 11 ditëve të para të prillit do të bënit mirë të shmangnit konfliktet.
Nëse një histori nuk funksionon, do t’i jepni fund duke i dhënë një ultimatum partnerit: “Më thuaj çfarë të ardhme kemi ose le ta mbyllim me kaq.” Nervozizmi në ambientin e punës do të ndikojë edhe në jetën tuaj private. Ju vjen keq, pasi nuk keni afër dikë që ju nxit apo që ju ngushëllon. Shumëçka varet nga partnerët që keni në krah, në janë të kuptueshëm dhe pozitivë. Ky është vetëm një moment kalimtar.
Përgjegjësitë janë të mëdha dhe prilli do të jetë i lodhshëm. Kundërshtimi i Mërkurit, duke filluar nga data 3, krijon një lloj kontrasti me mjedisin që ju rrethon. Mos harroni se jeni të fortë dhe me Saturnin në krah gjithçka shkon siç thoni ju. Por sa e vështirë është t’i bësh të tjerët të kuptojnë se çfarë dëshiron! Në rast mosmarrëveshjesh bëni një armëpushim, përndryshe rrezikoni që tensioni dhe stresi të shtohet. Java e parë e prillit do të japë mundësinë për të gjetur kurën e duhur për një problem të hershëm.