LUANI:
Ky muaj do të jetë i mbushur me mendime dhe për këtë fajin e ka Dielli dhe Saturni që janë në kundërshti me shenjën tuaj, ndaj mos i shtrini këmbët më shumë se jorgani. Disa nga ju janë ngritur në detyrë ose kanë marrë përgjegjësi më të mëdha, ndërsa disa të tjerë janë përjashtuar nga një projekt, por gëzojnë duke parë të tjerët që s’bëjnë mirë punën e tyre. Keni një dëshirë të madhe për të ndryshuar, për të bërë gjëra të reja me njerëz të rinj. Fakti që shkurti do të sjellë disa trazira në aspektin profesional nuk duhet t’ju shqetësojë aspak. Para se të bëni zgjedhje të rrezikshme, sidomos në lidhje me financat, duhet të prisni marsin. Mos nxitoni, se do të keni shpenzime të paparashikuara më datë 13.
Pas një janari që ju ka hidhëruar zemrën, shkurti pritet të jetë më i mbarë. Jupiteri ju qëndron gjithmonë në krah. Dashuria do të zgjohet dhe këshilloj të gjitha çiftet që janë larguar për arsye të ndryshme, të afrohen duke programuar diçka të bukur. Yjet janë kaq interesante sa nuk do të dini çfarë të zgjidhni më parë. Për të përmirësuar një raport mund të konsideroni mundësinë që të punoni bashkë ose të ndërtoni diçka të dy. Datat më të favorshme janë 20 dhe 23. Do të ndodhë një takim i veçantë ose një propozim i pazakontë. Urani ka ende një aspekt kritik në gjendjen tuaja psikofizike, ndaj mos u lodhni. Mërkuri do t’ju shtojë nervozizmin, sidomos në datat 18 dhe 19. Duhet të provoni ushtrimet e meditimit.
VIRGJËRESHA: Puna kërkon të sforcoheni më shumë. Nuk keni planetë armiqësorë, me përjashtim të Venusit, i cili tregon se një punë e madhe po ju mban larg dashurisë. Mërkuri do t’ju favorizojë deri të shtunën e datës 11. Ata që janë në kërkim të një pune të re duhet të zgjerojnë rrezen e kërkimit. Kush është duke pritur një përgjigje, të përveshë mëngët para marsit. Ka ardhur koha të vlerësoni idetë tuaja, të cilat do t’i japin frytet në vjeshtë. Nëse jeni punonjës të pavarur, duhet t’i strukturoni në mënyrë më racionale të gjitha nismat tuaja. Firmosni kontrata, blini prona, duhet ta shfrytëzoni këtë periudhë të mirë. Datat më interesante do të jenë 16 dhe 17. E hëna e datës 20 do të jetë disi e vështirë në ambientin e punës. Kujdes në marrëdhëniet me eprorët dhe kolegët.
Në fushën e ndjenjave ka tension, por me pak vullnet të mirë, do të arrini t’i kaloni ato zënkat e vogla. Koha që i kushtoni punës ju pengon për të qëndruar me partnerët. Mos u përfshini kaq shumë në problemet profesionale. Historitë që lindin gjatë pjesës së parë të shkurtit duhen peshuar dy herë. Nëse raportet tuaja kanë baza të forta, atëherë s’keni pse të shqetësoheni. Ata që kanë marrëdhënie paralele, duhet të marrin një vendim. Nuk ju mungon dëshira të shprehni sa më shumë sensualitetin tuaj. Bëni shumë kujdes më datë 20, pasi do të ndiheni shumë nervozë. Pagjumësia do t’ju shqetësojë, sidomos mes datave 20-26, ndaj duhet të rifitoni qetësinë. Ndonjëherë është më mirë të heshtësh që të shmangësh ndërlikimet, por edhe të mbani gjithçka përbrenda është problem i madh.