Horoskopi i muajit shkurt: PESHORJA dhe AKREPI Nga PAOLO FOX

PESHORJA:

Në periudhë të vitit keni shumë gjëra për të sistemuar. Yjet e shkurtit janë më pak armiqësorë pas datës 13. Angazhimet e reja s’do të sjellin menjëherë fitime, por përpara një pranvere të tillë s’duhet humbur optimizmi. Shumë nga ju po punojnë duke shtrënguar dhëmbët ose ata që po nisin projekte të reja, e dinë se po e marrin këtë nismë krejt të vetëm. Në ambientin profesional nuk ndiheni të vlerësuar sa duhet. Nëse po kërkoni diçka të re, bëni durim edhe disa muaj. Lajmi i mirë është se në aspektin e të ardhurave po merrni pak frymë, pasi pas datës 11, Mërkuri nis një kalim drejt shenjës suaj. Ditët e fundit të muajit janë më interesantet për të përveshur mëngët, mjafton të mos ekspozoheni në situata të rrezikshme.

Çiftet që ia kanë dalë mbanë në 2022-in janë shumë të forta dhe shumica prej tyre nuk janë prishur falë vendosmërisë së një prej partnerëve. Kush nga ju po mendon për martesën apo bashkëjetesën, është më mirë të presë muajin maj. Për një njeri si ju që kërkon gjithmonë pikën e ekuilibrit s’është e lehtë t’i shtyjë ditët me frikën se mos një fjalë më shumë i çon të gjitha në djall. Kush dashuron vërtet, s’ka pse të mendohet dy herë para se të thotë “Do të të dua përgjithmonë”. Beqarët do të shijojnë aventura pa angazhime të mëdha. Në aspektin psikofizik po ndieni ende shqetësime. Jupiteri në shenjën tuaj ju shtyn të mendoni për problemet që keni lënë pezull në 2022. Data 16 do të karakterizohet nga nervozizmi. Ndiqni këshillat e mjekut se mund të keni nevojë për dietë.

AKREPI: Ky është një muaj që do t’ju vijë në ndihmë nga data 1 deri në 15, datë pas së cilës duhet të bëni shumë kujdes me çështjet ekonomike. Gjysma e parë e vitit është shumë e rëndësishme dhe më e sigurt. Mund të vijë një telefonatë e papritur që do t’i trazojë pak ujërat. Duhet të dini t’i shfrytëzoni më mirë datat 2, 3 dhe 7. Lajme të mira do të merrni me anë të një letre ose telefonate. Nuk përjashtohen propozimet për të punuar në qytete të tjera. Mes datave 17-19 do të keni debate si në punë, ashtu edhe në familje. Është më mirë të arrini një marrëveshje nëse tensioni është i madh. Më datë 24 do të merrni një vendim të rëndësishëm.

Lidhjet e krijuara së fundmi vazhdojnë dhe është momenti i duhur të lini edhe takime të reja ndërkohë që Venusi është ende aktiv. Nëse sapo keni mbyllur një raport që s’e keni gjykuar të rëndësishëm, nuk do ta ktheni kokën pas. Saturni do të nisë kalimin e tij në shenjën tuaj dhe do të ndikojë pozitivisht te çiftet që duan të martohen, të bashkëjetojnë apo të bëhen me fëmijë. Keni disa konflikte të pazgjidhura me prindërit ose disa të afërm. Datat 20 dhe 21 janë më të mirat në fushën e ndjenjave. Viti ka nisur me shumë ulje-ngritje. Do të ndiheni disi nervozë për shkak të Mërkurit pas datës 11. Shmangni debatet në ambientin e punës. Nëse ndiheni të lodhur, jepini vetes kohë të mos bëni asgjë.

Author: horoscope