Horoskopi i muajit shkurt: SHIGJETARI dhe BRICJAPI Nga PAOLO FOX

SHIGJETARI:

Ky do të jetë një tjetër muaj me projekte të suksesshme. Brenda majit do të merrni një konfirmim të rëndësishëm që e prisni prej kohësh. Në këtë moment doni të provoni shumë gjëra të reja dhe ide novatore. Megjithatë, nervozizmi nuk ju largohet. Marsi ju kundërshton dhe do të keni disa probleme me kolegët ose shefat. Sa më shumë debatoni me ta, aq më shumë ju shtohet dëshira për t’u rebeluar dhe për të bërë gjëra që s’janë aspak të zakonshme. Do t’u dilni kundër të gjithë atyre që s’e kuptojnë këtë nevojë tuajën. Mbyllja e një marrëveshjeje apo e një blerjeje brenda marsit do të ishte mirë, pasi vjen Saturni, planeti që i ngadalëson disi rezultatet. Janë të favorizuara çështjet të natyrave ligjore. Gjithçka do të shkojë më mirë pas datës 11.

Çiftet duhet të bëjnë kujdes deri më datë 20, pasi Venusi nuk është në favor të tyre. Më të rrezikuarit janë ata që i kanë partnerët larg për arsye personale apo për punë. Edhe ata që nuk ndiejnë më dashurinë e dikurshme dhe po përjeton një raport rutinë, do të kërkojnë zgjidhje të vërteta. Para se t’i lini gjërat përgjysmë, reflektoni se çfarë doni ju në të vërtetë. Bëni kujdes me historitë që lindin gjatë shkurtit, pasi ka ditë si datat 7, 8 apo 14, kur do të doni të çoni gjithçka në djall. Ruani qetësinë! Çiftet e konsoliduara do të forcohen edhe më shumë dhe dëshira për t’u bërë me fëmijë është shumë e madhe. Programimi i së ardhmes është një nga dëshirat më të mëdha aktuale. Mos debatoni me prindërit apo me ndonjë të afërm që s’e miraton mënyrën se si veproni ju. Keni të drejtë të stresoheni, pasi angazhimet tuaja do të jenë të shumta. E megjithatë, sipas psikologëve stresi që po kaloni ju quhet “pozitiv”, pasi na shtyn të bëjmë përpara. Suksesi profesional ju përmbush jashtëzakonisht shumë. Propozime dhe të ardhura më datë 22 dhe 28.

BRICJAPI:

Brenda muajit maj duhet të zgjidhni personat me të cilët doni të qëndroni, ortakë të rinj, bashkëpunëtorë, është e kotë të fshihni se e keni të vështirë të gjeni njerëz besnikë. Kjo është pasojë e Jupiterit, por gjithçka do të marrë fund më 15 maj. Meqë vendosmëria dhe këmbëngulja janë cilësi të shenjës suaj, bëni durim para se të merrni vendime të nxituara. Kush nga ju ka një biznes privat që e drejton vetë prej kohësh, nuk ndihet më i kënaqur. Nëse suksesi në punë për disa të tjerë varet nga aleancat, nuk është e vështirë për ju që t’ju jepni fund disa marrëdhënieve. Nuk e keni aspak për gjë që të thoni: “Ose do të bëhet siç them unë, ose lamtumirë!” Shkurti do të sjellë jo pak debate, ndaj bëni kujdes në datat 22 dhe 23.

Shpresoj vërtet që çiftet më të forta t’i kenë bërë ballë tensionit të muajve të fundit, edhe pse Venusi do të jetë më i ëmbël pasi Venusi do të ketë një ndikim pozitiv deri më datë 20. Edhe Mërkuri ju favorizon deri në datën 11, ndaj pjesa e parë e muajit do të jetë interesante dhe plot me takime të reja. E dëshironi shumë një person në krah, që t’i besoni problemet tuaja. Këshilloj beqarët që të tregohen më të hapur dhe të frekuentojnë më shumë njerëz. Edhe xhelozia në çift s’do të mungojë, pasi do të përjetoni disa luhatje humori që do ta keni të vështirë t’i menaxhoni. Data më e tensionuar do të jetë 23. Shkurti është disi i vështirë në fillim, sidomos rreth datës 10 dhe kjo në aspektin psikofizik. Disa shqetësime të vogla si dhembje koke apo tension për shkak të nervozizmit do t’i kaloni me lehtësi. Në datat 22 dhe 23 do të ndiheni “të fikur”.

Author: horoscope