Horoskopi i muajit shtator: DASHI dhe DEMI

DASHI/”Kërkoni aleatët e duhur”




Çelësi për të shijuar këtë shtator qëndron te njerëzit me të cilët do të ndërveproni. Gjatë ditëve të para të muajit, do të bëni biseda të rëndësishme, me anë të të cilave do të kuptoni se duhet të jeni më të pranishëm në marrëdhëniet personale.




Kur Afërdita të hyjë në Virgjëreshë më 5 shtator, do të lindë nevoja që të përqendroheni te dimensioni social. Me këtë qëndrim të ri, Hëna e Plotë te Peshqit më 10 shtator tregon se ka ardhur koha që disa gjëra t’i mbani për vete, jo për t’i fshehur, por për të qenë më të qetë në jetën e përditshme.




Megjithatë, në të njëjtën ditë, Mërkuri fillon lëvizjen e tij në prapavijë, duke nisur një fazë në të cilën do ta gjeni veten duke rimenduar bisedat që keni pasur një person të rëndësishëm për ju. Gjatë kësaj periudhe mund të përballeni me një sërë keqkuptimesh: zgjidhja nuk është ngritja e zërit, por të mësoni të dëgjoni me të vërtetë ato që ju thonë.




Në punë s’e keni shumë të qartë se çfarë ju kërkohet të bëni, veçanërisht midis 16 dhe 17, duke e bërë të vështirë bashkëpunimin me kolegët. Por që prej datës 23 e më tej, me Diellin që hyn në Peshore, do të jeni në gjendje të përcaktoni se cilat janë përparësitë tuaja. Prandaj, kur Hëna e Re të futet në Peshore më 25 shtator, do të ndieni dëshirën të nisni një kapitull të ri, një partneritet të ri apo një bashkëjetesë me persona që kanë ndenjur afër jush për një kohë të gjatë.




DEMI/ “Përqendrohuni tek e tashmja”

Që në ditët e para të shtatorit do të fokusoheni në vendosjen e një regjimi të ri që do t’ju lejojë të keni një rutinë më të shëndetshme. Ndoshta një pjesë e këtij procesi do t’ju shtyjë ta vlerësoni më shumë kohën e lirë, të qetësoheni dhe të jeni më krijues me hyrjen e Venusit në Virgjëreshë më 5 shtator. Gjatë këtij muaji është e rëndësishme të shijoni momentin dhe të kultivoni një dimension më romantik. Në po të njëjtën ditë, Mërkuri fillon lëvizjen e tij në prapavijë, duke sjellë pengesa dhe ngjarje të paparashikuara.




Javët e mesit të muajit janë sigurisht më konfuzet: sado që të përpiqeni të qëndroni në binarë në punë, mund ta gjeni veten duke debatuar, pasi s’po plotësoni mirë detyrat që ju kërkon pozicioni juaj aktual. Përveç kësaj, në datat 16 dhe 17 do të mbizotërojnë keqkuptimet, ndoshta sepse ju vuani shumë nga presioni shoqëron. Pas datës 23, kur Dielli dhe Mërkuri takohen, do të gjeni më shumë qartësi dhe do të dini ta menaxhoni jetën tuaj të përditshme. Hëna e Re në Peshore më 25 shtator inauguron edhe rutinën tuaj të re, duke hedhur hapa të mëdhenj përpara, që mund t’ju ndihmojnë të rriteni edhe shpirtërisht.



Author: horoscope