LUANI/ “Vendosni përparësi për të menaxhuar kohën tuaj”
Shtatori fillon me ditë shumë produktive. Keni motivimin e duhur, pasi po mësoni çdo ditë gjëra të reja. Përveç kësaj, me hyrjen e Venusit në Virgjëreshë më 5 shtator, ju jeni më të vetëdijshëm për vlerën tuaj dhe sa duhet të shpërblehen përpjekjet tuaja.
Ky është momenti të përmirësoni financat dhe të bëheni më të pavarur, sidomos pas datës 10 kur Hëna e plotë është te Peshqit. Ndoshta jeni duke shlyer një borxh apo po i ktheni nderin dikujt që jua ka kërkuar. Megjithatë, në të njëjtën ditë, Mërkuri fillon lëvizjen e tij në prapavijë: në javët në vijim ka shumë të ngjarë që të përballeni me disa ngjarje të papritura dhe të duhet të menaxhoni vonesat dhe pengesat.
Në mes të muajit duket se do ta humbni ritmin. Po përpiqeni të zgjidhni probleme të vogla që më parë i kishit anashkaluar. Me situatat që janë paksa kaotike në punë, ju zbuloni se nuk mund të jeni aq të pranishëm sa do të dëshironit në një marrëdhënie që është e rëndësishme për ju. Mos harroni se kjo situatë mund të jetë shkak për keqkuptime, veçanërisht pasi ka shumë njerëz të përfshirë. Hëna e Re në Peshore është koha e duhur për t’ia kushtuar profesionit dhe të gjeni rrugën e duhur.
VIRGJËRESHA/ “Kuptoni vlerën tuaj”
Në ditët e para të shtatorit po bëni disa përllogaritje: ndoshta po planifikoni të bëni një investim afatgjatë ose ndoshta do të dëshironit të gjenit një mënyrë për t’i organizuar financat tuaja ndryshe. Duke marrë parasysh që Afërdita do të jetë në shenjën tuaj nga data 5 shtator për t’ju ndihmuar të vini në pah cilësitë tuaja, kjo fazë e parë e muajit është e përkryer që të manifestoni gjithçka dëshironi.
Hëna e plotë te Peshqit do t’ju shtyjë të analizoni më thellë qëllimet që keni ndaj një lidhjeje potenciale. Me vetëbesimin që sjell Hëna e plotë te Peshqit më 10 shtator do të rivlerësoni përparësitë dhe angazhimet. Doni të krijoni një lidhje? Me pak fjalë, është koha për të qenë realistë dhe të sinqertë. Po në të njëjtën ditë, planeti juaj, Mërkuri nis lëvizjen e tij në prapavijë duke sjellë një fazë të shoqëruar me luhatje dhe pavendosmëri. Në mes do të muajit do ta gjeni veten duke bërë shpenzime të paparashikuara. Mësoni si të menaxhoni burimet që keni. Hëna e Re në Peshore më datë 25 ju kujton se paratë dhe burimet janë thjesht një mjet dhe jo një tregues i vlerës suaj.