SHIGJETARI/ “Gjeni rrugën e duhur”
Shtatori nis me një përkushtim të madh në jetën shoqërore. Që në ditët e para të muajit, mund të ndiheni shumë të stimuluar nga bisedat që bëni me miqtë tuaj. Hapeni mendjen dhe ndoshta do të keni edhe disa ide interesante për projektet e punës.
Kalimi i Venusit në Virgjëreshë nga data 5 shtator është një ftesë për të forcuar marrëdhëniet profesionale, por mbi të gjitha për të shijuar procesin, në vend që të synoni drejtpërdrejt vetëm te rezultati. Hëna e Plotë më 10 shtator është ideale për të mbyllur një lidhje emocionale me të kaluarën tuaj dhe për të nisur një kapitull të ri. Mund të jeni duke menduar të ndryshoni shtëpi dhe kjo ndoshta vjen si pasojë e nevojës për t’u shkëputur disi e për të qëndruar vetëm.
Javët e mes muajit janë pa dyshim kaotike: nga 10 shtatori Mërkuri nis kalimin e tij në prapavijë, ndaj duhet të zbutni të gjitha keqkuptimet që mund të lindin me grupin tuaj të miqve dhe të ushtroni pak diplomaci. Ndërkohë, në datat 15 deri në 17, jeta juaj profesionale mund të jetë më konfuze se zakonisht, nuk është çudi nëse në ato ditë do të shihni se produktiviteti juaj ulet dhe familja juaj shqetësohet për zgjedhjet tuaja.
Mos u shqetësoni, se yjet na kanë mësuar se gjithçka është e përkohshme. Nga data 23 keni mundësinë të sqaroheni me miqtë tuaj dhe do të keni një ide shumë të saktë se me cilët do të doni të shoqëroheni. Më datë 25 do të jeni të hapur ndaj njohurive të reja, që mund të stimulojnë kreativitetin tuaj.
BRICJAPI/ “Zgjeroni perspektivat e punës”
Nëse doni të përmirësoni situatën tuaj të punës ose t’u afroheni qëllimeve tuaja, duhet të shikoni përreth jush. Në ditët e para të muajit, ju do t’u tregoni dyshimet dhe aspiratat tuaja njerëzve që janë më të dashur për të marrë një mendim të dytë. Opinionet e tyre mund t’ju frymëzojë për të ndërmarrë hapa përpara duke thelluar disa tema specifike ose duke iu rikthyer studimit. Kalimi i Venusit në Virgjëreshë nga 5 shtatori është një fazë në të cilën ju gjeni kënaqësi në zbulimin dhe edukimin, ndaj ndryshoni këndvështrimin tuaj dhe ndiqni këshillat e vlefshme të mentorëve. Me Hënën e Plotë te Peshqit më 10 Shtator, do të hiqni dorë nga disa prej bindjeve tuaja më të hershme për të përdorur metoda të reja.
Gjithsesi, çdo njohuri e re ka nevojë për kohë për t’u mësuar, kjo është arsyeja pse, veçanërisht në javët e mes muajit, mund ta gjeni veten paksa të çorientuar. Duket sikur jeni bllokuar në një rutinë, nga e cila nuk mund të dilni dhe që ju pengon të arrini qëllimin përfundimtar. Është normale të vazhdoni si jeni mësuar, sepse kjo është zona juaj e rehatisë. Me Mërkurin që kalon në prapavijë, duhet të bëni çmos që në punë të shmangni keqkuptimet. Nëse ju duket e vështirë t’i çoni idetë tuaja përpara, kjo ndodh sepse ju duhet t’i riformuloni ato, kështu që nga data 23 e më tej, me Diellin në Peshore që takon Merkurin, jeni gati të ecni përpara me qëllime më të qarta dhe më të përcaktuara.