Horoskopi i muajit shtator: UJORI dhe PESHQIT

UJORI/ “Kapërceni keqkuptimet për të mësuar të vërtetën”




Përpjekjet tuaja në fillim të muajit për të planifikuar një udhëtim apo për të nisur një kurs të ri studimi janë të shumta. Po përpiqeni t’i bëni sadopak bisht rutinës së përditshme duke gjetur frymëzim te gjërat e reja, ndaj është e natyrshme që po filloni të mendoni se si t’i investoni kursimet tuaja me ardhjen e Venusit në Virgjëreshë nga 5 shtatori. Kjo do të jetë periudha e duhur për të firmosur marrëveshje. Hëna e Plotë te Peshqit më 10 shtator shënon momentin kur ju lëshoni frerët e financave tuaja duke i investuar.




Megjithatë, me kalimin e Merkurit në prapavijë, duket se planet tuaja pësojnë luhatje: do të keni dyshime se cila rrugë e duhur.  Në ditët në vijim mund të vëreni edhe një lloj tensioni në jetën tuaj private që ju pengon të përqendroheni, sidomos në datat 16 dhe 17. Do të bëni një hap prapa nga ideja për të kryer një kurs apo një investim nga frika se nuk ia vlen. Pas datës 23 gjithçka do të bëhet më e lehtë dhe do t’i keni idetë më të qarta.




PESHQIT/ “Pesha e kompromiseve”

Ky shtator nis me një qëndrim bashkëpunues ndaj një personi me të cilin keni një marrëdhënie intime çdo ditë: me Venusin në Virgjëreshë nga 5 shtatori hapet një fazë shumë romantike, në të cilën dëshironi ta thelloni këtë marrëdhënie dhe ndoshta po mendoni të hidhni një hap konkret. Po përpiqeni t’i menaxhoni më mirë të ardhurat tuaja, por të gjitha llogaritë po i bëni në çift. Me Hënën e Plotë në shenjën tuaj më 10 shtator, mund të kuptoni se jeni në një fazë të re të jetës suaj, veçanërisht në atë personale dhe keni dëshirën të ndryshoni diçka te ju për të lënë pas të kaluarën.




Megjithatë, mos nxitoni! Nuk ka asgjë të gabuar te dëshira juaj për ndryshime të mëdha, por në javët e mes muajit, bëni kujdes pasi po krijoni një idhull për të justifikuar gabimet. Ju e humbisni shumë shpesh ekuilibrin tuaj të brendshëm, ndoshta për shkak të jetës kaotike që bëni. Mërkuri në prapavijë do t’ju shtyjë t’i vlerësoni sërish raportet me të tjerët duke u siguruar për pozicionin që do të mbani.




Dalëngadalë, po mësoni artin e kompromisit, faktin që nuk ka pse të penalizojë njërën nga palët, por të shërbejë si pikë takimi. Me anë të kompromiseve, do të ndiheni më të sigurt për të investuar në çift, sidomos pas Hënës së re në Peshore më datë 25.



Author: horoscope