Horoskopi i Susan Miller për muajin tetor 2022: Binjakët dhe Gaforrja

Binjaket

Muaji fillon me yje që vezullojnë. Hëna e plotë te Dashi më 9 tetor do të shfaqet në sektorin tuaj të njëmbëdhjetë të komunitetit dhe miqësisë. Ju mund të jeni të ftuar në një ngjarje shoqërore ose të jeni jashtëzakonisht mirë në internet dhe të tërhiqni shumë ndjekës në rrjetet sociale.

Marsi hyri te Binjakët në fund të gushtit dhe ju ka bërë lider të turmës. Personat e rëndësishëm mezi presin të dëgjojnë idetë tuaja dhe ka të ngjarë të japin miratimet dhe financimin e tyre për propozimet tuaja. Tani, dhe në muajt e ardhshëm, do të jetë jetike që të planifikoni me kujdes të zgjidhni datën për të shpallur projektin tuaj të ri. Bëjeni ndërmjet 5 dhe 15 tetorit.

Marsi nuk do të jetë shumë aktiv në vijim dhe kjo do të thotë se bisedimet do të pakësohen dhe do të jetë e vështirë të marrësh miratime. Pas 15 tetorit, nuk do të ishte koha e duhur për të nisur një produkt ose shërbim të ri biznesi ose për të filluar një marrëdhënie të re qoftë biznesi apo personale.

Marsi do të jetë në shtëpinë e parë të personalitetit dhe identitetit, ndaj do të jeni në qendër të vëmendjes me shumë gjëra për të bërë. Marsi jo vetëm që do t’ju ngarkojë me punë, por do t’ju bëjë edhe më tërheqës. Nëse dëshironi të filloni një projekt të ri këtë muaj, bëjeni në 12 ditët e para të tetorit.

Eklipset shpesh sjellin një atmosferë konfuze, së bashku me një ndjesi urgjence për të ecur shpejt. Rezistojini dëshirës për të vepruar me shpejtësi. Duke nxituar, do të jetë e lehtë të gaboni. Nëse doni të punësoni dikë, kontrolloni referencat, një hap që nuk duhet ta kaloni.

Marsi do të shkojë në parapavijë më 30 tetor, kështu që klientëve mund t’u duhet një kohë e gjatë që të vendosin në javët në vijim. Merrini të gjitha me qetësi – të gjithë po përballen me të njëjtat probleme.

Gaforrja

Ju mund të jeni duke punuar për strategjinë për vitin e ardhshëm, sepse e keni Marsin në pjesën më të fshehtë  të grafikut tuaj dhe ai do të qëndrojë në këtë shtëpi deri në fund të marsit 2023. Marsi do të jetë në prapavijë më 30 tetor dhe do të ngadalësohet ritmi i punës. Nëse klientët duken çuditërisht të vështirë për t’u arritur, kjo është thjesht sepse ata hezitojnë të fillojnë. Gjërat do të jenë kështu deri më 21 janar 2023. Mos i bëni presion askujt të nxitojë – nuk do të funksionojë.

Jeni me fat që keni një Hënë të plotë më 9 tetor te Dashi, shtëpia e dhjetë prestigjioze e përparimit profesional. Ka të ngjarë që të përfundoni një projekt ose qëllim dhe të njoftoni diçka të rëndësishme. Për shkak se kjo Hënë e plotë do të jetë te Dashi, mund të jeni duke punuar për diçka inovative – diçka që ka të bëjë me teknologjinë e re.

Jupiteri në Peshqit do të jetë një dhuratë nga qielli për ju, sepse Peshqit janë një shenjë uji si e juaja. Do të jetë në gjendje të sjellë përfitime dhe do të shijoni – udhëtime në distancë, marrëdhënie të shkëlqyera ndërkombëtare, tregti në mbarë botën për ide, mallra dhe shërbime, ose do të sjellë përfitime nga sistemi gjyqësor, mediat (botuese dhe transmetuese), dhe nga institucionet e arsimit të lartë.

Do të ketë një Hënë të re në Akrep më 25 tetor, kështu që nëse jeni beqarë dhe dilni me dikë, kjo do të jetë një kohë që do të duhet të vendosni për atë person. Eklipset priren të bëjnë pyetje të qarta – dëshironi të qëndroni apo të largoheni? Nëse i keni dhënë fund një marrëdhënieje, ka të ngjarë të mos vonojë shumë derisa të takoni dikë të ri dhe intrigues. Eklipset diellore përfaqësojnë fillimin e diçkaje të re, ndërsa një eklips hënor (që pritet muajin e ardhshëm) përfaqëson një fund.

Është koha për të bërë ndryshime – për të përmirësuar marrëdhënien ose për t’i dhënë fund. Bëse ditëlindjen e keni 20-24 qershor, do të ndjeni efektet e eklipsit të këtij muaji dhe do të përfitoni prej tij.

Author: horoscope