Horoskopi javor (20 – 26 mars 2023) sipas Paolo Fox

Horoskopi javor i Dashit




Katër yje për Dashin. Afërdita është ende me ju këtë javë të re, kështu që përpiquni të hiqni dorë nga debatet dhe të hapni më shumë vend për ndjenjat. Më në fund keni arritur të kapërceni një periudhë të vështirë.

Në punë duhet të ruani qetësinë dhe të jeni të duruar sepse në pranverë do të vijë diçka e mirë: kujdes në trajtimin e bashkëpunimeve, nuk duhen humbur nga sytë sepse disa do të jenë të rëndësishme!




Horoskopi javor i Demit

Pesë yje për Demin. Nga e enjtja Afërdita do të jetë sërish me ju, kështu që mund të aktivizoni numërimin mbrapsht dhe të kënaqeni me pasionin e rj. Miqësitë mund të bëhen të rëndësishme, emocionet nuk do të mungojnë mes të enjtes dhe të premtes.




Në punë ka ardhur koha për të bërë projekte të reja, por kujdes paratë dhe shpenzimet. Ajo që keni në mendje, megjithatë, mund të bëhet e rëndësishme: filloni t’i ktheni idetë në fakte!

Horoskopi javor i Binjakëve




Katër yje për Binjakët. Jeni duke takuar njerëz të rinj, por nuk keni shumë besim tek ata, jeni në dyshim edhe për një histori që sapo ka nisur. Qielli, megjithatë, ju buzëqesh, por mos harroni, gjithçka është në duart tuaja.

Në punë java e re do të jetë produktive, sidomos nga e enjtja, ndaj hajde, merru me punë!

Horoskopi javor i Gaforres

Katër yje për Gaforren. Në dashuri po grindeni pak, por tani dyshimet janë më të pakta dhe po mendoni për të ardhmen. Nuk dini saktësisht se si të lëvizni, por kushtojini vëmendje keqkuptimeve që mund të lindin të enjten dhe të premten.




Në aspektin e punës yjet janë në pozicion të mirë dhe konfirmimet do të vijnë në maj. Kujdes me shpenzimet dhe çështje të ndryshme financiare!

Horoskopi javor i Luanit

Tre yje për shenjën e Luanit. Në dashuri keni filluar të tregoheni pak të kujdesshëm e deri diku skeptikë, veçanërisht ndaj një historie që nuk shkon ashtu siç do të dëshironit. Beqarët duhet të ecin përpara dhe të përpiqen të kenë më pak dyshime, aq më tepër që njohjet e kësaj periudhe janë interesante.

Në punë, kënaqësitë do të vijnë, por vendime të rëndësishme nuk duhet të merren pasi të ketë kaluar maji!




Horoskopi javor i Virgjëreshës

Tre yje për shenjën e Virgjëreshës. Në dashuri jeni pak të shpërqendruar, sidomos të hënën dhe të martën. Mundohuni të mos humbisni kohë të çmuar dhe në këtë prizëm, bëni kujdes me të lindurit në shenjën e Peshqve dhe Binjakëve.

Në punë, mos nënvlerësoni asgjë dhe kini kujdes nga diskutimet, sidomos të hënën dhe të martën: nuk duhet shumë për të ndezur polemika, për më tepër, të padobishme!




Horoskopi javor i Peshores

Tre yje për shenjën e Peshores. Qielli ju buzëqesh në dashuri, por Afërdita është përballë, ndaj përpiquni të merrni pak frymë dhe aktivizoni numërimin mbrapsht sepse kjo periudhë jobujare është gati të përfundojë. Në përgjithësi, java nuk është e vështirë, por është më mirë të ruani qetësinë.

Në punë, filloni të planifikoni për të ardhmen dhe të mendoni për diçka nga një këndvështrim ndryshe nga e kaluara!

Horoskopi javor i Akrepit




Pesë yje për Akrepin. Hëna do të jetë në anën tuaj këtë fundjavë, ndaj lëreni veten të bini në dashuri. Dhe plot pasion! Nëse jeni beqarë, përpiquni të krijoni njohje të reja, duke menduar angazhime në të ardhmen.

Në punë, kuptoni se kush jeni dhe çfarë dëshironi, veçanërisht pasi kaq shumë gjëra rrotullohen rreth parave. Dhe paraja, siç e dimë, nuk sjell lumturi, por është e dobishme!

Horoskopi javor i Shigjetarit




Tre yje për shenjën e Shigjetarit. Afërdita është në anën tuaj, ndaj në dashuri mund të hidheni pas pasionit dhe historive të reja. Sidoqoftë, gjithçka varet nga ju dhe vullneti juaj: përpiquni të kuptoni se si të krijoni marrëdhënie.

Në punë ka pak probleme, por jini më të koncentruar. Në çdo rast, po sikur të keni në xhep një plan B për një periudhë pushimi dhe relaksi? Ju duhet. Dhe e meritoni!




Horoskopi javor i Bricjapit

Pesë yje për Bricjapin. Dashuria kthehet duke trokitur në derën tuaj, duke filluar nga e enjtja, kështu që ju mund ta lini veten të shkoni tek emocionet dhe historitë që kanë lindur tani janë pasionante. Dhe intriguese. Sidomos të enjten kur Hëna do të jetë me ju.

Në punë çdo gjë është e mundur që nga muaji maj, ndaj mos nënvlerësoni asgjë. Gjithçka varet nga ju!




Horoskopi javor i Ujorit

Katër yje për Ujorin. Nuk mund ta lini plotësisht veten t’i përkushtoheni lirshëm dashurisë, por nga e marta gjithçka do të fillojë t’ju buzëqeshë. Në fakt, miqësitë mund të kthehen edhe në diçka të rëndësishme, por kujdes të dielën dhe pengesat e mundshme të asaj dite.

Në punë, kjo periudhë është e mirë, por nuk duhet të nxitoheni. Qetësia do t’ju ndihmojë në zgjedhjet tuaja!




Horoskopi javor i Peshqve

Pesë yje për Peshqit. Në dashuri keni kapërcyer një periudhë të vështirë dhe tani mund ta lini veten të çliroheni duke u hedhur pas një pasioni të ri, sidomos të enjten kur Hëna dhe Venusi do të jenë me ju.

Në punë mos i nënvlerësoni propozimet e reja dhe bashkëpunimet e reja. Duhet të filloni të mendoni për të ardhmen. Idetë, nga ana tjetër, nuk ju mungojnë!

Author: horoscope