Horoskopi javor 28 qershor- 4 korrik 2021

Dashi

Komunikoni, shprehini ndjenjat dhe mendimet dhe gjërat do ju ecin edhe më mirë gjatë kësaj jave. Nëse jeni në një lidhje do kërkoni të përmirësoni marrëdhënien me partnerin. Do ja bëni qejfin për çdo gjë dhe në fundjavë do ju duket sikur s’keni pasur ndonjëherë probleme. Ju beqarët do keni një takim dhe mbase edhe një lidhje. Kujdes mos u jepni menjëherë sepse nuk do jetë e qëndrueshme dhe do vuani. Dashuria e vërtetë do vijë pak më vonë. Financat do jenë për mrekulli dhe ju do bëni blerjet që keni menduar. Tregohuni edhe pak të matur. Për sa i përket shëndetit do jeni të nervozuar dhe të stresuar. Mundohuni të çlodheni herë pas here. Në punë do filloni këtë jave një projekt të ri dhe do ja dilni me sukses.

Demi

Këtë javë do jeni të gatshëm të bëni edhe ndryshime për të mirën e të gjithëve. Do e lini pas frikën dhe druajtjen. Nëse jeni në një lidhje do kërkoni një jetë të qete dhe harmonike dhe do bëni çmos që ta arrini. Kënaqësia dhe mirëqenia duken në horizont. Ju beqarët jeni mërzitur aq shumë vetëm sa do mendoni edhe të martoheni pa dashuri. Mos u nxitoni, kësaj jave do keni një takim shumë të rëndësishëm.  Saturni do ju ndihmojë të jeni të matur me shpenzimet dhe situata financiare do përmirësohet goxha. Kujdes me shëndetin. Neptuni do ketë ndikim të keq tek ju dhe mund të keni probleme me kolitin, diarre, dhimbje koke apo edhe probleme me gjumin. Në punë do jeni dinamikë dhe plot entuziazëm. Do i arrini objektivat që i keni venë vetes.

Binjakët

Atmosfera do ngrohet kësaj jave për ju dhe gjërat do ecin në rrugën më të mirë të mundshme. Nëse keni një lidhje jo shume te qëndrueshme, këtë periudhë gjërat do fillojnë të ndryshojnë për mirë. Do jeni më afër partnerit tuaj të dashur. Dashuria do iu pushtojë edhe ju beqarët megjithatë mirë është të mos i shkëpusni këmbët nga toka. Shpenzime te tepruara mos kryeni sepse do jetë një jave delikate për sa iu përket financave. Urani dhe Neptuni do e mbrojnë shëndetin tuaj. Bëni vetëm pak kujdes me nervozitetin dhe çdo gjë do shkojë më së miri. Për sa i përket jetës profesionale do jetë javë ideale. Do i keni të gjitha kushtet e nevojshme për të arritur atje ku dëshironi.

Gaforrja

Mos u tregoni aspak të paduruar këtë javë nëse nuk doni të keni probleme serioze. Sa më realistë që të jeni aq më mirë. Jeta juaj në çift nuk do ketë ndryshime rrënjësore. Mundohuni të mos e provokoni dhe të mos e acaroni për çdo gjë atë që keni në krah sepse vetëm kjo mund të sjelle probleme. Ju beqarët do keni një jave të qetë dhe pa ndonjë takim mbresëlënës. Duhet të tregoheni edhe pak më të duruar dhe ndryshimet e mëdha do vijnë vete. Ndikimi i Mërkurit tek financat do jetë thikë me dy presa. Bëni llogari para se të kryeni çdo shpenzim. Shëndeti do jetë shumë i mirë. Nuk do ju mungojë për asnjë moment dinamizmi dhe energjia. Jeta profesionale do jetë prioritet absolut. Vërtet mund të lodheni pak, por do keni arritje të garantuara.

Luani

Sido që t’iu vijnë gjërat këtë javë mundohuni të thoni fjalën e mirë dhe të tregoheni me optimistë. Marrëdhënia juaj me partnerin do jetë paksa e tensionuar. Debatet do jenë të mëdha dhe asnjëri prej jush nuk do tolerojë. Tregohuni më të kujdesshëm me ato që do thoni në mënyrë që të mos prishni qëndrueshmërinë. Për ju beqarët zemra do ketë prioritet mbi arsyen. Do shkëlqeni dhe do përjetoni emocione të paimagjinueshme. Për financat do kujdeseni më shumë dhe do pakësoni shpenzimet. Situata paraqitet e mirë. Për sa i përket shëndetit, do ketë edhe momente kur do ndiheni të lodhur, por do rikuperoheni shpejt. Këmbëngulja dhe entuziazmi në punë do admirohen nga të gjithë.

Virgjëresha

Mos kini frikë të guxoni këtë javë dhe t’i shprehni sa më shumë idetë tuaja. Po u treguat edhe më të përgjegjshëm do keni më shumë arritje. Lidhja juaj këtë jave nuk do jetë aspak e qetë. Në disa momente do mendoni sikur partneri është një kundërshtar për ju dhe do e shihni me dyshim. Takimi qe do realizoni ju beqarët do jetë sensacional dhe do ndiheni mirë që herën e parë. Në planin financiar do dini si ta menaxhoni situatën dhe gjendja do mbetet e mirë. Nëse keni ndërmend për investime serioze bëjeni sot pa u menduar gjatë. Shëndeti do jete më i mirë se më parë. Falë mbështetjes së Diellit do jeni edhe më dinamike dhe plot energji. Edhe në punë çdo gjë do shkojë ashtu si kishit menduar. Do jeni realiste dhe kjo do iu ndihmojë më tepër.

Peshorja

Gjatë kësaj jave planetët do ju ndihmojnë të kuptoni edhe më mirë aftësitë që keni. Për ju të dashuruarit nuk do ketë ditë problematike. Debatet dhe mosmarrëveshjet absurde do lihen pas krahëve dhe do mendoni në çdo moment të përjetoni emocione së bashku me partnerin. Ju beqarët do keni një takim të veçante gjatë ditëve të fundit të javës. Financat do varen tërësisht nga ju kështu që kujdes me menaxhimin e tyre. Shëndeti do ketë probleme të vogla. Mos e ndërprisni menjëherë dietën që keni filluar sepse do keni shqetësime. Në punë merrni edhe mendimet e shefave para se të kryeni ndonjë projekt te madh.

Akrepi

Mos lejoni askënd t’iu imponojë të vëni diçka këtë javë dhe bëni ato që do ndieni. Nën influencën e Marsit, partneri do tregohet mjaft arrogant ndonjëherë dhe kjo mund ta përkeqësoje lidhjen tuaj. As ju dhe as ai nuk do bëni lëshime. Venusi do të favorizojë takimet për ju beqarët. Njihuni më shumë dhe në fund vendosni për të duhurin. Financat nuk do jenë të këqija, por Plutoni do iu shtyjë të shpenzoni më shumë sesa duhet. Mos mendoni vetëm për të tashmen. Shëndeti do filloje të përmirësohet dita ditës dhe në fund të javës do jeni në gjendje shumë të mirë. Hëna do iu bëjë të mos i mendoni shumë gjërat në punë. Nëse iu duhet të merrni një vendim me rëndësi prisni edhe disa javë.

Shigjetari

Gjatë kësaj jave do i keni gjithë planetët në krah dhe ata do ju ndihmojnë të realizoni të gjithë objektivat. Çdo dittë do jetë plot ngjyra. Kjo periudhë do jetë shumë e favorshme për ju që jeni në çift. Do krijoni një lidhje edhe me te forte me partnerin dhe do përjetoni momente shume te bukura. Edhe për ju beqaret është koha e duhur për deklarata dashurie. Pranojini propozimet që do iu bëhen. Situata financiare do jetë kontradiktore. Dielli do ju shtyje të shpenzoni, ndërsa Saturni të kurseni. Gjithë javën ne këto ujëra do lundroni. Kujdes me shëndetin dhe sidomos me infeksionet. Konsumoni sa me shume perime, majdanoz, hudhra dhe qepë. Në punë do merrni mbështetjen që keni kërkuar prej kohesh.

Bricjapi

Ka mundësi që të jeni më nervozë gjatë kësaj jave dhe më të paduruar. Kjo do ju çojë shpesh drejt gabimeve. Nëse jeni në një lidhje duhet të bëni çdo gjë për ta mbajtur sa më pranë partnerin dhe pse jo ta surprizoni herë pas here atë. Ju beqarët do jene pa fat, kështu që sado të mundoheni ta ndryshoni statusin nuk do mundin dot. Në planin financiar duhet të mendoni vetëm si t’i përmirësoni të ardhurat. Po menduat të ndihmoni të tjerët keni për të pasur probleme serioze nga të cilat nuk do dilni dot. Shëndeti nuk do jetë shumë i mirë gjatë javës. Mund të ndiheni në ankth dhe mund të keni edhe probleme me zemrën. Në punë do jeni më të matur dhe do e programoni çdo hap qe do hidhni.

Ujori

Këtë jave do jeni të gatshëm të lëvizni edhe malet që gjërat t’iu ecin sa më mirë. Do i arrini të gjitha objektivat. Fale mbështetjes se Venusit marrëdhënia juaj në çift do jetë e ngrohtë dhe e bukur. Do kaloni edhe momente plot pasion dhe sensualitet. Ju beqarët do kaloni një javë shumë të mirë. Do keni mundësi për të takuar persona interesantë dhe mund të mendoni edhe për gjëra serioze. Për sa i përket planit financiar do jetë një javë e vështirë prandaj duhet të tregoheni të matur me shpenzimet. Nëse tregoheni më të kujdesshëm me shëndetin nuk do keni probleme. Vetëm ata me organizëm më të dobët mund të kenë ndonjë alergji. Në pune duhet të jeni më vigjilentë dhe të kujdesshëm.

Peshqit

Kjo javë do jetë më e qetë për ju. Do jeni shumë më kreativë dhe më origjinalë. Dëgjojeni zemrën, besojini vetes dhe aftësive tuaja sepse do dilni të fituar. Disa planetë do e mbrojnë marrëdhënien tuaj në çift. Do kaloni dite mjaft të bukura dhe të lumtura. Nëse keni menduar për një fëmijë kjo është periudha e duhur. Ju beqarët më shumë sesa për dashuri do keni nevojë për qëndrueshmëri dhe qetësi. Yjet do ju ndihmojnë. Financat do hyjnë në një periudhë mjaft të favorshme. Mos u bëni të paduruar sepse përmirësimi do vijë dalëngadalë. Rezistenca fizike nuk do jetë shumë e mirë. Merruni me ndonjë lloj sporti dhe çlodhuni sa më shumë. Optimizmi që keni në punë do ju çojë në rrugë të mbarë. Do keni edhe më shumë ambicie. /dritare.net

Author: horoscope