Horoskopi JAVOR i Paolo Fox, nga 28 Mars deri më 3 Prill 2022

Le të zbulojmë se çfarë do të rezervojnë parashikimet astrologjike në javën nga e hëna 28 mars deri të dielën 3 prill.

Dashi

Dashuria – Mund të merrni një ftesë këtë javë nga dikush që sapo keni takuar, mos e refuzoni. Mërkuri ka në mendje një javë argëtuese për ju. Çiftet që janë ndarë duhet të arrijnë një kompromis, të nënshkruajnë një armëpushim.  Puna – Çfarëdo që planifikoni të bëni, filloni të mendoni për të. Mos harroni se Jupiteri do të jetë në shenjën tuaj duke filluar nga maji. ☆☆☆☆☆

Demi

Dashuria – Që në ditët e para të marsit nuk ka siguri në dashuri, pasionet e vogla theksohen me persona diametralisht të kundërt me ju. Gjëja më e mirë për të bërë këtë javë është të jetoni ditën pa pritur asgjë. Shumë prej jush ndihen të lënë pas dore gjatë kësaj kohe, por nëse historia është e shëndetshme, atëherë duhet të luftoni dembelizmin. Bëni dyfish kujdes me Luanin dhe Akrepin. Pun – Po vijnë disa lajme të mira, veçanërisht për ata që kanë biznesin e tyre. Tani ju duhet vetëm të prisni, kjo nuk është java e duhur për të bërë hapa përpara. ☆☆☆☆

Binjakët

Dashuria – Kjo pranverë ju shtyn të merrni vendime të rëndësishme. Edhe gjatë një ngjarje të paplanifikuar mund të gjeni ose të rizbuloni një ndjenjë. Favorizohen takime të reja. Historitë e forta vazhdojnë me energji. Është një javë e rëndësishme për zgjedhje dhe për forcimin e marrëdhënieve të gjata. Puna – Duhet të kishit marrë tashmë një konfirmim. Ditët e fundit të marsit janë ideale për rrugë të reja. ☆☆☆☆☆

Gaforrja

Dashuria – Krizat e refuzimit janë tashmë një gjë e së kaluarës. Gjithçka do të funksionojë, të vetmet ditë paksa të rënda do të jenë të hënën dhe të martën. Çiftet që kanë kaluar një periudhë plot keqkuptime nuk mund të ndryshojnë papritur. Puna – Dalje të konsiderueshme parash për shtëpinë. Prej kohësh keni dashur të rikuperoni para dhe ndoshta edhe disa marrëveshje të tjera. ☆☆☆

Luani

Dashuria – Ju jeni shkëputur nga dashuria që në fillim të marsit. Nëse nuk jeni të kënaqur me marrëdhënien tuaj, kjo është java për t’u përballur me partnerin tuaj dhe për të vendosur gjërat në vend. Vëmendje për ditën e martë. Njerëzit dhe situatat shfaqen papritmas, mos e humbni toruan. Puna – Mbani nën kontroll sektorin ekonomik. Me Saturnin në opozitë nuk është e mundur të hidhet hapi më i gjatë se sa duhet. ☆☆☆

Virgjëresha

Dashuria – Nuk është një javë emocionuese për ndjenjat. Ka shumë shqetësime dhe angazhime që përfshijnë çështje praktike. Duhen shmangur përplasjet, sidomos me shenjat e Binjakëve dhe Shigjetarit. Në jetën në çift ka shumë probleme për të kapërcyer. Nuk flitet për një krizë, por do të jetë mirë të mos tensionoheni shumë. Puna – Është një javë interesante, vetëm të mërkurën do të ketë diskutime. Nëse nuk ndiheni të vlerësuar, thjesht bëni atë që është rreptësisht e nevojshme. ☆☆☆☆

Peshorja

Dashuria – Dashuritë e lindura në tre javët e fundit duhet të vazhdojnë me maturi. Çiftet e reja mund të ndihen jashtë loje këtë javë. Konflikte të mundshme në fund të muajit, sidomos nëse njëri nga dy partnerët ka pasur probleme pune. I dashuri apo e dashura juaj gjithashtu mund të jetë i/e zhgënjyer në sjelljen tuaj. Puna – Ju duhet të konsideroni me kujdes çdo hipotezë ndryshimi. Deri në prill duhet të bëni zgjedhje të rëndësishme. ☆☆☆

Akrepi

Dashuria – Kjo pranverë e veçantë nuk sjell përfitime të mëdha sentimentale, përkundrazi. Duket se tre javët e fundit kanë qenë më të ndërlikuara përsa i përket ndjenjave. Duhet t’u rezistoni provokimeve, veçanërisht të hënën dhe të martën. Disa çifte duhet të çlirohen nga pak mërzia që mundon marrëdhënien. Diskutimet me peshë të caktuar duhet të shtyhen për muajin prill. Puna – Jeni në betejë të plotë me një projekt që nuk ju pëlqen. Dhe kështu java nis me shumë dyshime. Do të ishte një ide e mirë të relaksoheni dhe të kuptoni të tjerët. ☆☆☆

Shigjetari

Dashuria – Kjo javë ofron aventura dhe dashuri të reja. Ka shumë mundësi që këtë javë të jeni të llastuar për zgjedhje. Ata që janë ndarë mund të gjejnë diçka më shumë. Për çiftet që e duan njëri-tjetrin do të jetë një periudhë arritjesh. Disa diskutime për paratë, së fundmi ka pasur shumë shpenzime. Puna – Ky kundërshtim i Jupiteri flet për zgjedhje në lidhje me financat, por gjysma e dytë e vitit do të jetë në rregull. ☆☆☆☆

Bricjapi

Dashuria – Keni nevojë për qetësi, ikje nga historitë impulsive dhe nga njerëzit që nuk ju japin përgjigje të caktuara. Nëse keni të bëni me një person të pasinqertë, shfrytëzojeni këtë javë për t’i vendosur me shpatulla pas murit. Marrëdhëniet e krijuara prej kohësh nuk kanë probleme, por fundi i marsit sjell disa keqkuptime për t’i mbajtur nën kontroll. Puna – Horoskopi i Paolo Fox thotë se nuk është koha për të bërë zgjedhje të menjëhershme. Duhet të keni shumë durim, mes prillit dhe majit do të vijnë konfirmimet nga lart. ☆☆☆

Ujori

Dashuria – Zemra juaj ka rrahur shpejt ose keni qenë në kërkim të gjërave të reja për një kohë të gjatë. Ditët e fundit të javës sjellin një frymë sensualiteti dhe dëshira. Çiftet që e duan njëri-tjetrin kanë plane të mëdha në mendje. Puna – Keni treguar se jeni të përgatitur, tani duhet të kërkoni konfirmime për të ardhmen. Një kërkesë mund të bëhet edhe në fillim të javës. ☆☆☆☆☆

Peshqit

Dashuria – Një javë rilindjeje, edhe ata që janë vetëm mund të përjetojnë një emocion të veçantë. Historitë që nuk kanë vlerë do të mbyllen, pa shumë komplikime. Gjithçka mirë për ata që besojnë në vlerën e çiftit dhe gjithashtu kanë në krah partnerin e duhur. Puna – Jeni duke punuar shumë dhe së shpejti do të merrni një telefonatë. Fundi i marsit sjell pak sukses personal. Ju do të jeni në gjendje të dilni, të shkoni larg. ☆☆☆☆☆.

Author: horoscope