DASHI: Dash i dashur, ju jeni ndër shenjat më të ndritura dhe më të përkëdhelura nga yjet e gushtit. Harmonia e verës reflektohet në harmoninë e formës suaj fizike dhe mendore. Ju rrezatoni energji nga të gjitha poret, ndiheni gati për fitore të reja, aq sa nuk po ju zë vendi. Prandaj nuk duhet të prisni medoemos shtatorin për të korrur suksese të reja të mëdha. Dita e 15 gushtit do të jetë si një tablo shumëngjyrëshe për ju, një ditë dëfrimesh pa fund. Shijojini të gjitha!
DEMI: Do të ndjeni trishtim këtë javë. Marsi në prapavijë do të ndikojë si një thikë me dy tehe, duke ju shkaktuar tension dhe ndjenjën e padurimit. Për momentin nuk mund të bëni shumë, përveçse të shijoni pushimet, duke u shkëputur realisht nga bota që ju rrethon, duke fikur celularin dhe duke qëndruar larg situatave problematike. Pavarësisht problemeve në familje apo në vendin e punës, gjëja më e mirë që mund të bëni tani është të vendosni një distancë të shëndetshme, të rimerrni forcat dhe të çlironi mendjen nga mendimet stresuese.
BINJAKËT: Të dashur Binjakë, vera juaj më në fund po bëhet shpërthyese. Yjet ju shtyjnë të ndiqni rrugën që e njihni më mirë. Jini më të angazhuar, duke shfrytëzuar cilësitë tuaja më të mira: aftësinë tuaj për të bërë miq dhe për të krijuar marrëdhënie me këdo, gatishmërinë për të gjetur zgjidhje për situatat problematike, gjallërinë dhe simpatinë tuaj. Do t’ju shohim duke kërcyer deri në agim rreth një zjarri në plazh. Do të jeni ju protagonistët e çdo feste dhe ahengu këtë javë të gushtit.
GAFORRJA: Të dashur Gaforre, duke filluar që nga kjo javë dhe deri në fund të gushtit do të kaloni ditë të bukura. Në këtë verë të vitit 2022 ju jeni vërtet duke shkëlqyer dhe duke ia zbukuruar ditën kujtdo që ka fatin t’ju qëndrojë pranë. Sharmi juaj është i parezistueshëm. Do të bini në sy kudo që të shkoni. Jeni të gatshëm dhe të hapur ndaj atyre që e meritojnë vëmendjen tuaj. Do të jetë vërtet fat në ditët në vijim të kalosh në rrugën tuaj të ndritur.
LUANI: Ju jeni sundimtarët absolutë të zodiakut. Asnjë shenjë tjetër nuk do ta ketë fatin tuaj. Megjithatë, për shkak se ka gjithmonë një “por”, Marsi në prapavijë mund të nënkuptojë që në këtë moment të bukur të dalë në pah një nga të metat tuaja më të urryera, ajo e të mbajturit me të madh. Mos e bëni, është një budallallëk, është e padurueshme dhe do të rrezikoni të prishni festën e madhe që ju kanë përgatitur yjet. Urimet më të mira!
VIRGJËRESHA: Pritet që kjo të jetë një javë shumë e bukur për të lindurit e shenjës së Virgjëreshës. Pas vështirësive që keni kaluar, yjet duan t’ju shohin të qetë e të gëzuar. Ju jeni nga ata njerëz që qëndrojnë gjithmonë në krye të detyrës, jeni shumë bujarë dhe nuk ia kurseni ndihmën askujt, por tani ka ardhur koha të shijoni pushimin dhe mirëqenien që meritoni. Nëse jeni në udhëtim, mund të takoni njerëz interesantë. 15 gushti do të jetë një ditë e paharruar për ju. Argëtohuni, sepse e meritoni!
PESHORJA: Kjo verë e nxehtë ju ka gjetur mjaft reflektues. Nuk e keni aspak të lehtë që ndërkohë që pushoni, të shtroni rrugën për të rifilluar në shtator. Por në fakt, kjo nuk është mënyra më e mirë për t’i kaluar këto ditë të nxehta vere. Strategjia më e mirë është të bëni një përpjekje që të çliroheni nga tensionet e kohëve të fundit dhe të përpiqeni të gjeni një zgjidhje sapo të ktheheni nga pushimet. Shijoni një moment shkëputjeje, duke iu përkushtuar mirëqenies suaj psikofizike. Rimerrni forcat dhe më pas duke parë e duke bërë.
AKREPI: Duket sikur ditëve të bukura po u vjen fundi. Por nuk ka mbaruar gjithçka, sepse për disa javë me radhë keni pasur mendjemprehtësinë e duhur që t’i kapnit fluturimthi mundësitë e ofruara. Gjërat nuk mund të shkojnë gjithmonë ashtu siç doni ju, por është normale. Vera nuk ka mbaruar ende dhe është e drejtë që pas argëtimit të mendojmë për detyrimet. Nuk ka asgjë të frikshme, ndoshta situata do të bëhet pak më e mërzitshme.
SHIGJETARI: Kjo do të jetë në përgjithësi një javë e mbarë. Yjet që digjen në zjarrin e Luanit janë gjithashtu aty për të ndezur flakën tuaj, të rigjallëruar javët e fundit. Këtë verë ju morët në dorë situata që i kishit neglizhuar prej kohësh dhe rinisët me entuziazëm projekte që mendonit se e meritonin të rishikoheshin. Pra, vazhdoni, por vetëm pasi t’i keni lejuar vetes një udhëtim të fundit të domosdoshëm në një vend fantastik.
BRICJAPI: Do të ndjeni gjatë kësaj jave nevojën për t’u shkëputur nga realiteti dhe për t’u strehuar në një vend të sigurt ku mund të pushoni dhe të argëtoheni. Kujdesuni për veten, duke marrë disa ditë pushimi larg ambientit tuaj të zakonshëm. Në këto momente nevojat tuaja janë përmbi gjithçka. Dëgjojeni fizikun tuaj dhe mundohuni të kuptoni arsyet e kësaj lodhjeje anormale që keni ndier shumë kohë përpara verës. Reflektoni dhe mundohuni të argëtoheni.
UJORI: Në këto momente jeni shenja më e sulmuar e zodiakut. Do të viheni pa fund në provë dhe pas kaq shumë muajsh punë dhe angazhimesh, nuk është pikërisht ajo që dëshironi të dëgjoni. Zgjidhja më e mirë është të largoheni për disa ditë, të shkoni me pushime, të shkëputeni nga jeta e përditshme, e cila ka qenë vërtet e turbullt kohët e fundit. Dhe nuk është vetëm çështje lodhjeje, pasi edhe diçka tjetër ju shqetëson. Vetëm largimi nga rutina do t’ju lejojë të kthjelloni idetë dhe të kuptoni se ku ju çalon puna realisht. Nuk ka kohë më të mirë për ta bërë këtë, mos vononi.
PESHQIT: Të dashur Peshq, kjo javë ju ka gjetur në formë të shkëlqyer. Nuk keni qenë kaq optimistë, të organizuar dhe të gatshëm për t’u dhënë zgjidhje problemeve që prej shumë kohësh. Ju i adhuroni pushimet. Këto ditë kalojini me njerëzit tuaj më të dashur, duke bërë projekte dhe biseda të gjata e të thella. Këtë periudhë do të jeni më të kapshëm dhe më intuitivë se kurrë, dhe me një dëshirë të madhe për t’u argëtuar, më në fund!