Horoskopi javor nga Paolo Fox, zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për datat 17-23 tetor

Dashi/ Në fillim të javës mund të ndiheni paksa nervozë. Nëse keni kaluar kohë të vështira në
dashuri, tani është koha të vendosni nëse ia vlen ta vazhdoni marrëdhënien apo jo, por
mos merrni vendime të nxituara. Situata do të përmirësohet aty nga mesi i javës. Nëse
planifikoni të bëni ndonjë ndryshim në punë, është mirë të prisni përpara se të merrni
një vendim të rëndësishëm.

Demi/ Në dashuri ka diçka që nuk shkon, ose prisni të merrni një përgjigje që po vonon të vijë.
Ditët në vijim do të jenë një periudhë sprove për ju. Nëse po mendoni të hidhni një hap
të rëndësishëm, si bashkëjetesa apo martesa, është e këshillueshme që të prisni dhe
pak kohë. Kujdes edhe financat, sidomos deri nga mesi i javës së ardhshme, kur do të
keni shpenzime të konsiderueshme.

Binjakët/ Në aspektin profesional gjërat nuk po ju shkojnë dhe aq mirë dhe shkak për këtë është
Marsi i vendosur në pozicion të pafavorshëm. Mos i nënvlerësoni propozimet që do t’ju
vijnë, pasi ato mund të jenë zgjidhje për ju, sidomos tani që Jupiteri nuk është më në
prapavijë. Ditë më të mira do të vijnë pas së mërkurës.

Gaforrja/ Sapo keni dalë nga një periudhë e vështirë në dashuri. Çiftet më solide nuk janë në
rrezik. Mundohuni t’i kuptoni më mirë ndjenjat tuaja pas konflikteve të muajve të kaluar.
Është momenti të bëni një zgjedhje dhe t’u jepni fund raporteve problematike. Në
aspektin profesional, e hëna dhe e premtja do të jenë ditë të mbara, kur Hëna do të hyjë
në shenjën tuaj.

Luani/ Mundohuni t’i hidhni pas krahëve shqetësimet gjatë këtyre ditëve, ku mund të lindin
edhe keqkuptime për shkak të Hënës në prapavijë. Mos i ekzagjeroni problemet dhe
shmangni fillimin e polemikave të reja. Humori i keq mund t’ju prekë gjatë gjithë javës.
Në aspektin profesional situata është më e mirë. Ata që presin zhvendosje do të marrin
lajme të mira.

Virgjëresha/ Për ata që duan të fillojnë një bashkëjetesë apo duan të martohen, do të fillojë një
periudhë e mbarë në dashuri. Situata për ju është sigurisht më e qëndrueshme se në dy
muajt e fundit. Situatë pozitive edhe në miqësi dhe në aspektin profesional. Ushtruesit e
profesioneve të lira do të kenë mundësi të mira për punë.

Peshorja/ Ditët e para të javës do të jenë të mira për ata që vendosin të shfaqin ndjenjat e tyre.
Çiftet që janë në krizë duhet të bëjnë kujdes. Në fillim të javës do të keni probleme në
aspektin profesional. Duhet të ndryshoni stilin e punës, mund të keni dyshime për
vazhdimin e një programi. Në përgjithësi, këto janë ditë të zymta për ju, veçanërisht e
premtja.

Akrepi/ Për ata që po përjetojnë një marrëdhënie stresuese, gjërat mund të ndryshojnë së
shpejti. Ju dëshironi të sqaroni situatat e mbetura pezull. Në punë, ditë të mira do të
jenë ato të së enjtes, të premtes dhe të shtunës. Ditë në të cilat mund të realizoni
projekte ambicioze, edhe duke kërkuar ndihmë, e cila nuk do t’ju mohohet. Në
përgjithësi do të jetë një javë interesante.

Shigjetari/ Lëreni mënjanë dëshirën tuaj për të pasur një marrëdhënie sfiduese, për t’i lënë
hapësirë një pasioni të madh. Afërdita ju favorizon për aventura të reja sentimentale,
sidomos ditën e diel. Tashmë keni marrë një lajm të mirë në punë, përfitoni nga tranziti i
Marsit në shenjën tuaj. Do të ndiheni pak të lodhur të martën. Java do të jetë në
përgjithësi interesante në çdo aspekt, me përjashtim të një problemi të vogël që do të
keni të mërkurën.

Bricjapi/ Jeni në kërkim të së vërtetës dhe do të vendosni me shpatulla për muri të gjithë ata që
nuk ju japin siguri. Marrëdhëniet e qëndrueshme do t’i rezistojnë kohës. Në sektorin e
punës do të merrni lajme të mira falë Jupiterit dhe Saturnit në shenjën tuaj, veçanërisht
ata që kanë biznesin e tyre. Besojini intuitës suaj ditën e hënë. Bëni kujdes të premten
të mos merrni vendime të nxituara.

Ujori/ Historitë tashmë të përfunduara nuk mund të rikuperohen, por vendin e tyre do ta zënë
eksperiencat e reja. Në punë duhet të mbështeteni te profesionalizmi juaj për të marrë
përsipër kryerjen e detyrave të reja. Do të përjetoni një ndjenjë shqetësimi për shkak të
disa pagesave të vonuara. E diela do të jetë një ditë e favorshme.

Peshqit/ Në përgjithësi do të jetë një javë intriguese. Do të jeni të favorizuar në sferën e
dashurisë, veçanërisht ditën e premte. Edhe në marrëdhënien prind-fëmijë tensionet
mund të zgjidhen, por bëni kujdes ditën e martë dhe të mërkurë. Për sa i përket punës,
të enjten mund të merrni një lajm të mirë.

Author: horoscope