HOROSKOPI MUJOR nga Paolo Fox, zbuloni ç’kanë parashikuar yjet për të gjitha shenjat gjatë NËNTORIT

DASHI

Gëzuar muajin nëntor! Gjatë muajit të kaluar, për shkak të eklipsit diellor shumë stresues, për të mos përmendur edhe që Marsi ishte në prapavijë, ju është dashur të vini në sprovë durimin dhe të ruani gjakftohtësinë në mes të këtij kaosi të yjeve. Si shenja e parë e zodiakut dhe si shenjë zjarri, e keni të vështirë të prisni gjatë, por nëntori do t’jua shpërblejë më mirë.

Njësoj si eklipset diellor, edhe ato hënore sjellin ndryshime të mëdha. Më datë 8 nëntor ndodh i pari, ndaj java e fillim muajit do të trazojë ujërat. Do të përballeni me një shoqe shtëpie toksikes, do të debatoni për pastrimet apo dekorimin e shtëpisë edhe me familjarët. Eklipset sjellin justifikimet e duhura për të mos bërë asgjë, veçse të rrini para televizorit, të hani çfarë ju do qejfi dhe të përkëdheleni me familjarët apo me kafshët shtëpiake. Në mes të muajit, fokusi do të kalojë nga shtëpia tek udhëtimet. Venusi kalon në Shigjetar më 15 nëntor dhe udhëtimet me partnerët do të jenë një qëllim. Vendosni se kë do të vizitoni në fillim, se një udhëtim te disa të afërm jo shumë të dashur, nuk është se është në përparësitë tuaja.

 

Edhe Mërkuri kalon në Shigjetar më datë 17 dhe debatet do të bëhen më diplomatike. Megjithatë, sezoni i Akrepit s’ka mbaruar ende dhe mund të nxitë një lloj xhelozie që për Dashin s’është e zakonshme. Gjithçka nis e bëhet më mirë që prej datës 22 nëntor. Ndryshime të shëndetshme, një energji krijuese, një prerje e re flokësh… të gjitha këto janë pjesë e energjisë diellore që do të nisë. Identifikoni dëshirat tuaja dhe manifestojini që të bëhen realitet. Beqarët të rrethojnë datën 23 në kalendar, pasi Jupiteri përfundon tranzitin e tij në prapavijë dhe do të sjellë shumë takime të reja. Data që duhet të bëni kujdes është 30 nëntori, pasi do të ndiheni nervozë se Marsi kalon në Binjakët e lëkundur.

DEMI

Mirë se erdhët në nëntor! Ky muaj do të jetë i mbudhur me drama për ju, pasi jemi në mes të sezonit të Akrepit. Planeti juaj sundues është Venusi, perëndesha e dashurisë dhe gjërave të bukura materiale. E si shenjë toke, këtë muaj do të gjeni ngushëllim te kujdesi ndaj vetes, pishina, masazhe, ushqim të mirë, zgjidhni gjithçka që si përparësi ka shëndetin tuaj. Më datë 5 nëntor, Venusi kalon në Akrepin xheloz, ndaj do të ndiheni disi në ankth fundjavën e parë të muajit. Mos ia nxirrni stresin njerëzve që keni afër. As mos merrni më shumë punë nga sa ju mbajnë shpatullat, sidomos gjatë gjysmës së parë të nëntori. Presioni mund të nxitë ankthin, sidomos gjatë eklipsit hënor të datës 8, i cili sjell të papritura.

Përparësia juaj duhet të jetë vetëm mirëqenia. Më datë 15 nëntor, Venusi juaj kalon në Shigjetarin e guximshëm, ndaj mos kini frikë të shpreheni. Ndryshimet shpesh janë sfiduese, po vetëm pas disa javësh do të admironi rezultatet tuaja. Jeni në rrugën e duhur shpirtërore. Më datë 22 nëntor, që nis edhe sezoni i Shigjetarit, niveli i stresit do të ulet menjëherë. Bashkë me të, vjen edhe rritja personale dhe bashkë me hënën e re më 23 nëntor, nisin edhe fillime të reja, sidomos nëse keni një partner Shigjetar. Gjithçka ndodh në këto data, është pikënisja për çka vjen më vonë.

BINJAKËT

Mirë se erdhët në nëntor, Binjakë! Me përfundimit e periudhës së Mërkurit në prapavijë, e keni pasur më të lehtë në fushën e komunikimit. Konsiderojeni këtë si një bekim, sidomos gjatë javës së parë të nëntor, meqë jemi ende në sezonin e Akrepave. Data 8 nëntor sjell eklipsin hënor në Dem. E meqë Demi është shenjë toke e sundohet nga Venusi, përdoreni këtë periudhë si justifikim për të refuzuar çdo ftesë për festë dhe thojuni “po” pizhameve, banjave të ngrohta dhe ëmbëlsirave duke parë televizorin. Eklipset sjellin drama zakonisht. Me gjithë respektin, por Binjakët janë si fluturat e jetës sociale të zodiakut dhe copëtuesit e zemrave, ndaj ju mjaftojnë dramat që krijoni vetë dhe nuk ju duhen edhe ato që sjell eklipsi. Mos u befasoni nëse në mes të muajit do të ndiheni më të afërt me partnerët, do të organizoni takime, do të mbusheni me emocione për jetën tuaja sentimentale. Të gjitha këto vijnë pasi Mërkuri kalon në Shigjetarin guximtar dhe aventurier, sidomos më datën 17. Me nisjen e sezonit të Shigjetarit më datë 22, planetët do të bekojnë jetën tuaj sentimentale me pluhur magjik. Fundjavat do të jenë argëtuese dhe do t’i shijoni të rrethuar nga njerëzit më të dashur. Me ardhjen e hënës së re më 23 nëntor, do të reflektoni mbi kuptimin e familjes, do të jeni më të ndjeshëm ndaj prindërve. Kalojini ditët tuaja me ata që ju bëjnë të ndihen më mirë. Mos u ndjeni fajtorë që t’u vini kufij njerëzve që ju stresojnë. Jeta juaj sociale do të shkëlqeji kur Jupiteri kalon në shenjën e Peshqve. Nëntori do të jetë një muaj i gëzueshëm për t’u kaluar me njerëzit që doni dhe tregojuani dashurinë atyre që edhe jua kthejnë në këmbim.

GAFORRJA

Jemi në nëntor, Gaforre, gjë që do të thotë se ky është fillimi i sezonit të Shigjetarëve aventurierë dhe i eklipsit hënor kaotik. Por mos u shqetësoni, pasi i keni mbijetuar eklipsit diellor të muajit të kaluar. Ju mund të jeni një shenjë e ndjeshme uji, por keni edhe një guaskë të fortë. Meqë ju si planet sundues keni Hënën, eklipset ndikojnë te ju më shumë sesa te çdo shenjë tjetër, sidomos hënoret. Sikurse muajin e kaluar, astrologët ju këshillojnë t’i merrni gjërat shtruar për të shmangur dramat që sjellin këto ngjarje kozmike, që shoqërohen edhe me ankth. Kur Venusi, planeti i bukurisë dhe dashurisë futet në Shigjetar më 15 nëntor, miqtë do të shndërrohen në përparësinë tuaj. Mos harroni, edhe nëse jeni të martuar apo keni një marrëdhënie të konsoliduar, nuk ka pse vetëm një person të jetë gjithçka për ju. Nëse mbështeteni shumë vetëm te një person apo jeni të fiksuar, do të lëndoheni. Kaloni më shumë kohë me miqtë, sepse me të nisur sezoni i Shigjetarëve më datë 22, nuk do të mendoni shumë për veten. Pushimet janë në prag dhe Gaforret janë ato që organizojnë festat dhe ofrojnë mbështetje emocionale. Gjithmonë, në fund të vitit ndiheni të nënvlerësuar. Hëna e re e datës 23 do t’ju shtyjë të vendosni kufij. Jupiteri del nga prapavija dhe do t’ju ndihmojë t’i identifikoni më mirë dëshirat tuaja dhe të përvishni mëngët. Mendoni çfarë ju duhet për vete? Mendoni më shumë për shëndetin mendor dhe mos mbani mëri, se i bëni më keq vetes. Ditët e festave janë për t’u argëtuar e për të kërkuar falje.

LUANI

Mirë se erdhët në nëntor! E teksa gjatë tetorit jeni ndier në një gjendje apatie për shkak të Marsit në prapavijë, atëherë emocionohuni, sepse ky muaj do të sjellë bollëk dhe lajme të mira për ju, sidomos në jetën sentimentale. Para se të flasim për romancën, bëni kujdes, pasi hëna e plotë e 8 nëntorit do të sjellë drama të reja. Sado i bukur të jetë një eklips hënor, ankthi që sjell do t’ju trazojë disi. Ju jeni shenja më e madhërishme e horoskopit që sundohet nga Dielli, ndaj vëmendja që tërhiqni dhe kërkoni është krejt e natyrshme. Në aspektin financiar nuk është momenti të bëni investime të reja, sidomos kur bota është në krizë. Ndaj, përvishni mëngët më mirë, ulni kokën dhe mos sfidoni këtë eklips hënor. Edhe me kolegët do të ndiheni disi në tension, por gjithçka do të marrë fund pas 8 nëntorit. Më datë 15, Venusi romantik futet në Shigjetarin lozonjar, ose e thënë ndryshe në shenjën e kënaqësisë. Do të eksploroni fantazi sekrete me partnerët tuaj, e kur Mërkuri i bashkohet më datë 17, do ta keni më të lehtë të identifikoni dëshirat tuaja. Thojini lamtumirë Akrepit xheloz dhe hapini rrugë Shigjetarit aventurier më datë 22, sepse me nisjen e sezonit të tij, do të mbusheni plot me energji. Fokusi juaj do të kalojë te jeta seksuale, te takimet me reja, te kënaqësitë, masazhet apo një stil jete krejt ndryshe. Një propozim i papritur për martesë do të befasojë disa prej jush pas datës 23, me ardhjen e hënës së re dhe kalimit të Jupiterit në shenjën e Peshqve ëndërrimtarë.

c
VIRGJËRESHA

Mirë se erdhët në nëntor! Muajin e kaluar keni vuajtur shumë për shkak të dramës që solli eklipsi diellor dhe lajmi i keq është se edhe më 8 nëntor, do të ndodhë eklipsi tjetër hënor. Meqë eklipset lidhen me përfundimet e papritura apo me paranojat, është më mirë që ditët e para të muajit të kujdeseni për veten dhe të mos përfshiheni në zënka të vogla me kolegët ose miqtë. Bëni mirë të mos shkoni nëpër festa apo organizime, por të kaloni pak kohë në shtëpi duke u marrë me veten apo me anën tuaj krijuese. Nëse keni një marrëdhënie sentimentale të lumtur, do të kuptoni se ka ardhur momenti të bashkëjetoni. Gjatë nëntorit do të shijoni më shumë familjen dhe shtëpinë. Mos harroni, ju jeni vetmitarët dhe shëruesit e zodiakut. Kjo nuk do të thotë të mbylleni e të rrini vetëm, por të çmoni kohën e kaluar me veten. Me kalimin e Venusit më datë 15 në Shigjetar, do të vijnë edhe ndryshime në jetën tuaj intime. Me nisjen e sezonit të Shigjetarit më datë 22, do të shtohen edhe ftesat, evenimentet ku duhet të merrni pjesë. Planifikoni mirë edhe pushimet tuaja, pasi zëre se erdhën. Mos u ndieni nën presion të shkoni për vizitë te disa të afërm, që nuk keni dëshirë t’i takoni. Fundi i muajit do të shënojë periudhën ideale për të medituar e për të nisur një cikël të ri. Ka ardhur koha edhe t’u vendosni kufij njerëzve që nuk ju bëjnë mirë kur i keni afër. Me përfundimin e prapavijës së Jupiterit më datë 23 dhe kalimin e tij në shenjën e Peshqve, do të ndiheni më të rritur dhe më të pjekur se kurrë. Silluni si i tillë këtë muaj dhe do të ndieni edhe dashurinë e të tjerëve.

PESHORJA

Ja ku erdhi nëntori edhe për ju, Peshore, i cili nis me një eklips të rëndësishëm hënor dhe pason me nisjen e sezonit të Shigjetarit. Më datë 5, planeti juaj sundues, Venusi romantik është në Akrep, por kundërshton rebelin e zodiakut, Uranin. Kjo përplasje do të sjellë ankth dhe probleme, sidomos në jetën sentimentale. Ju pëlqen shumë të flirtoni dhe këtë e dinë të gjithë. Nëse jeni në një marrëdhënie të qëndrueshme, bëni kujdes se mos josheni nga ndonjë flakë e vjetër dashurie. Ky rregull vlen edhe nëse jeni beqarë, pasi tundoheni shpesh të ktheheni tek ishat tuaja për t’i bërë gjërat më mirë, por rrallë ndodh që vërtet të keni rezultat. Më mirë drejtojuni një miku të besuar. Eklipsi hënor i datës 8 do të sjellë drama dhe ndryshime të papritura. Nuk keni pse të shqetësoheni, pasi i keni mbijetuar eklipsit hënor të muajit të kaluar dhe do t’ia dilni sërish. Ky është një justifikim për të qëndruar rehat e me pizhame në shtëpi. Sa më pak të dilni, aq më shumë debate do të shmangni. Gjysma e dytë e muajit do të fokusohet më së shumti te miqësitë apo edhe te jeta profesionale. Komunikimi do të jetë më i lehtë me këdo. Me partnerët do të filloni të mendoni se ku do të kaloni periudhën e festave. E teksa asnjë astrolog nuk ju premton para, kalimi i Venusit në Shigjetar sugjeron se do të keni të ardhura të mira në mes të muajit. Ju jeni shenja e drejtësisë dhe barazisë, ndaj kur yjet rreshtohen në favorin tuaj, përfitoni. Nisja e sezonit të Shigjetarit më datë 22 do t’ju shtojë guximin, dëshirën për të udhëtuar apo për të hyrë në biseda të ndryshme.  Gjatë hënës së re më datë 23, shkruani në një letër qëllimet apo dëshirat tuaja dhe manifestojini.

AKREPI

Mirë se erdhët në nëntor, Akrepa! Sezoni juaj nisi muajin e kaluar, por ju lejohet të festoni deri me nisjen e atij të Shigjetarit. Mund të jeni ende në sezonin tuaj, por kjo s’do të thotë se do t’i keni gjërat të lehta. Java e parë do të sjellë drama. Duhet të bëni kujdes mos lëndoni dikë me fjalët tuaja, e për sa kohë s’helmoni dikë me thumbin tuaj, punët do të shkojnë mbarë. Data e parë e rëndësishme që vlen për t’u shënuar është 6 nëntori, kur Venusi përballet me Saturnin dhe kalon nga ju në Ujor. Ky kalim do të sjellë zënka dhe debate me partnerët për arsyen nga më të voglat. Edhe gjatë eklipsit të 8 nëntorit ju këshillojmë të ruani qetësinë, të mos dilni shumë nga shtëpia e të mos keni shumë kontakte për të shmangur problemet. Më mirë energjitë kushtojani anës suaj krijuese apo marrëdhënieve seksuale. Mos u përfshini aspak në debate, pasi në fund të muajit do të pendoheni. Me kalimin e Venusit në Shigjetar pas eklipsit, do të ëmbëlsoheni edhe ju. Një darkë e qetë në shtëpi me partnerët do të jetë shërim për zemërimin tuaj. Kujdesuni për veten, merruni me flokët, bëni masazhe, gjithçka për t’u qetësuar. Me nisjen e sezonit të Shigjetarit më datë 22, do ta ktheni vëmendjen nga fusha profesionale. Do të kërkoni një rritje page apo do t’i vini vetes qëllime të reja për të shtuar të ardhurat. Me ardhjen e hënës së re, duhet të pyesni veten a jeni të lumtur me marrëdhëniet tuaja? Ju sugjerojmë të nisni të meditoni apo të mbani një ditar ku të shprehni ato që s’ua thoni dot të tjerëve. Jupiteri përfundon prapavijën më datë 23 dhe kalon në shenjën e Peshqve. Ky kalim do t’ju shtyjë të reflektoni mbi fuqinë tuaj të brendshme.

SHIGJETARI

Gëzohuni, Shigjetarë, pasi sezoni juaj do të nisë këtë muaj. Pa dyshim që eklipset janë shumë të bukur, por këto ngjarje kozmike trazojnë ujërat dhe emocionet tuaja, por edhe funde të papritura. Hëna e plotë e datës 8 dhe eklipsi hënor në Dem do të ndikojë në shëndetin tuaj. Kjo s’do të thotë se shëndeti juaj është në rrezik, por këtë muaj si përparësi duhet të keni kujdesin ndaj vetes. Pushoni sa më shumë tri javët e para të muajit që të festoni në fund të muajit. Siç edhe e dinë të gjithë, ju shquheni për personalitetin tuaja të fortë. Ndaj dhe të tjerët ju duan, pasi keni sukses në gjithçka që i vini synim vetes. Ju dominoni çdo bisedë. Javët e para flini sa më shumë, merruni me punë krijuese, kështu do të shmangni debate të kota me miqtë apo partnerët. Ditëlindja herë ju pëlqen, herë jo, por mos u izoloni nga njerëzit që janë të shtrenjtë për ju. Yjet premtojnë një ditëlindje shumë romantike. Më datë 15, Venusi kalon në shenjën tuaj dhe dy ditë më vonë, po ashtu edhe Mërkuri, planeti i komunikimit. Jeta sentimentale do të lulëzojë, komunikimi në punë do të rrjedhë lirshëm. Nëse jeni beqarë, kërkoni çfarë të doni, manifestojeni se do të realizohet. Të gjithë ju kanë zili për sinqeritetin dhe që i thoni gjërat troç, por edhe për guximin e aventurave që ndërmerrni në udhëtimet tuaja. Hëna e re e 23 nëntor shënon edhe përfundimin e prapavijës së Jupiterit, planetit tuaj. Jupiteri është planeti më fatlum i sistemit diellor, ndaj jeni kaq të zotë në gjithçka që bëni. Jeni shenja e dijetarëve. Kjo s’do të thotë se duhet të jeni medoemos akademikë, por kureshtja për të mësuar më shumë nuk ju lë asnjëherë. Gjatë javëve në vijim do të vendosni të mësoni një gjuhë të re, të bëni një palë pushime nga hiçi. Ndiqni zemrën dhe kujdes ku lëshoni shigjetat!

BRICJAPI

Mirë se erdhët në nëntor! Muaji i kaluar u mbyll me përfundimin e prapavijës së Saturnit dhe për rrjedhojë, jeni të fokusuar te gjetja e ekuilibrit mes punës dhe jetës familjare, gjë që s’është e lehtë për një ambicioz si ju. Mos harroni se sa më të lumtur të ndiheni në shtëpi, aq më mirë do të ndiheni në çdo fushë të jetës. Më datë 8 nëntor, eklipsi hënor do të ndodhë në Dem, ndaj hiqeni mendjen nga gjërat që duhet të bëni dhe përpiquni të argëtoheni më shumë. Astrologët kanë këshilluar shenjat e tjera që të mos dalin shumë, të ruajnë një profil të ulët në ditët e eklipsit, por kjo s’vlen për ju. Fokusi do të jetë i gjithi te marrëdhëniet intime dhe jeta sentimentale. Kalimi i Venusit më datë 15 do t’ju shtyjë të reflektoni më shumë mbi dashurinë. Njerëzit ju shohin si një shenjë jo shumë emotive, por askush s’ju njeh mirë. Thjesht duhet të shpreheni më shumë. Dashurinë nuk keni pse ta shprehni vetëm me fjalë, por edhe duke gatuar një vakt të mirë, me ndonjë dhuratë të vogël apo plotësim dëshire. Në mendje keni vetëm paratë, edhe natën. Asnjë astrolog nuk ju premton para, por nëse doni të lidhni kontrata të reja, të kërkoni rritje page, ky është momenti i duhur. Mos rrini pa gjumë duke menduar për punën, se një Bricjap i grindur dhe i lodhur nuk durohet. Ju jeni shenja që për t’u motivuar, keni nevojë të shikoni rezultate. Kohët e fundit duket sikur keni ngjitur një kodër të pafundme dhe ndiheni të rraskapitur. Me nisjen e sezonit të Shigjetarit më datë 22, do të ndieni frytet e punës suaj. Duhet të mësoheni të ndiheni krenar për veten. Nëse dikush shpreh vlerësimin tuaj për ju, edhe ju shpërblejeni në po të njëjtën mënyrë.

UJORI

Mirë se erdhët në nëntor, Ujorë! Muajin e kaluar keni krijuar kontakte të rëndësishme. Shpesh ndodh që kontaktet e duhura krijohen pa një plan. Për rrjedhojë, jo vetëm që keni kaluar mirë, por keni bërë përparime në karrierën tuaja, por edhe në jetën sentimentale. Nëntori nis thuajse dramatik për të gjitha shenjat për shkak të eklipsit hënor më datë 8, por që në shenjën tuaj do të ndikojë te familja. Ditët rreth tij, mbyllni derën, hapni televizorin, shikoni gjëra të bukura dhe hani ç’të doni pa u penduar më vonë. Ndonjëherë flisni më shumë nga ç’ju takon, Ujorë, por mos lejoni që fjalët tuaja të hidhura të pengojnë bollëkun që do t’ju sjellin yjet këtë muaj. Dielli në Akrep do të përballet me Saturnin, ndaj edhe pse ju s’e kuptoni, jeni gati të ziheni me të gjithë. Përpiquni të mos jeni impulsivë. Më datë 15 nëntor, Venusi kalon në Shigjetar, gjë që do të ndikojë te miqësitë tuaja. Një mik do t’ju ndihmojë të kaloni një krizë ankthi apo të kaloni një darkë me biseda të këndshme. Ju jeni të pavarur, por kush nuk ka nevojë për miq në fund të fundit?! Më datë 22 nëntor, nis sezoni i Shigjetarit, ndaj do të jeni më të gëzueshëm, do të doni të kaloni më shumë kohë me familjen. Për ju nuk ka rrugë të duhur apo të gabuar nëse intuita ju thotë diçka, Ujorë të mençur. Hëna e re e datës 23 nëntor do t’ju shtyjë ta kuptoni qartë se ndiheni të rraskapitur. Zgjidheni vetë si ta kaloni kohën e çmuar me njerëzit tuaj të afërt. Madje, zgjidhni me kujdes edhe familjarët me të cilët do të kaloni festat, të cilat për ju janë më shumë stresuese dhe kërkojnë shumë përkushtim emocional.

PESHQIT

Mirë se erdhët në nëntor! Muaji nëntor do të jetë muaji i mirënjohjes për ju. Edhe ky muaj do të sjellë një eklips. Si shenjë uji që jeni, kjo do të nënkuptojë se do të jeni shumë të ndjeshëm dhe melankolikë. Por, në zodiak jeni edhe shenja e maturisë. Besojini intuitës së Peshqve dhe shmangni dramat që do të sjellë 8 nëntori, një eklips që do të ndikojë kryesisht në komunikim. Nuk është momenti për të hyrë në biseda apo për të marrë vendime kritike. Prindërit dhe të afërmit ju dërgojnë shumë mesazhe apo ju telefonojnë që t’ju shkoni më shpesh për vizitë, por më mirë shtyjini vizitat pas dhjetë ditëshit të parë. Data 12 nëntor do të shënojë ardhjen e Neptunit në shenjën tuaj, i cili si planeti juaj sundues do të ndikojë shumë në intimitetin emocional dhe pasionin fizik. Nëse nuk jeni të dashuruar, mos u habisni nëse ndodh diçka e bukur afër këtyre datave. Ky kalim vjen me një paralajmërim. Do ta gjeni veten duke shkëmbyer shikime vjedhurazi dhe ju këshillojmë t’i besoni intuitës. Më datë 15, Venusi kalon në Shigjetar dhe ky kalim do të ndikojë në pozicionet tuaja sociale. Statusi juaj do të ndryshojë dhe s’e kemi fjalën për klasin apo famën, por për një martesë të mundshme, për një bashkëjetesë apo për një shtëpi të re. Dashuria nuk ka pse të jetë vetëm romantike. Miqtë dhe familjarët mund të jenë po aq të rëndësishëm sa partnerët. Pas hënës së re të 23 nëntorit, duhet të kujdeseni më shumë për veten. Përfitoni nga fakti që Jupiteri kalon në shenjën tuaj po atë datë duke ju çliruar nga të gjitha streset dhe mëdyshjet që keni.

Author: horoscope